Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria
Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria është një organizatë joqeveritare, me seli në Çikago, Illinois, Shtetet e Bashkuara, e cila punon dhe kryen kërkime për të drejtat dhe çështjet e shqiptarëve çamë që janë shtetas amerikanë.
Çamët në SHBA
RedaktoPas pushtimit të Janinës në vitin 1913 dhe për shkak të presioneve të rënda të imponuara nga Reformat Agrare në vitet 1920, shumë shqiptarë çamë u larguan nga Çamëria pas pushtimit të Epirit. Më pas, ata u dëbuan nga Greqia duke filluar nga viti 1944 dhe duke përfunduar në pranverën e vitit 1945, duke u dërguar me forcë në Shqipëri. Gjithashtu, shumë çamë u persekutuan edhe nga regjimi komunist shqiptar[1] duke i detyruar të largohen. Shumica e shqiptarëve çamë që u larguan nga Shqipëria dhe Greqia, migruan në Shtetet e Bashkuara.[2] Vala e parë e emigrantëve çamë u përqendrua kryesisht në Hartford, CT, ku krijuan Shoqërinë Çamëria, Çikago, si dhe Boston dhe New York City.[3] Ata arritën të ruanin traditën dhe gjuhën e tyre,,[2] dhe botuan gazetën e parë shqiptare çame, në vitin 1966, me emrin "Çamëria - Vatra amtare", redaktuar nga Bilal Xhaferri.[3]
Shqiptarët çamë në Shtetet e Bashkuara janë popullsia e katërt më e madhe e çamëve, pas Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë,[2] që nga themelimi i Lidhjes Çame në fillim të viteve 1970.[4]
Referime
Redakto- ^ Vickers, Miranda. The Cham Issue - Albanian National & Property Claims in Greece. Paper prepared for the British MoD, Defence Academy, 2002.ISBN 1-903584-76-0
- ^ a b c Vickers, Miranda. The Cham Issue - Where to Now? Paper prepared for the British MoD, Defence Academy, 2002.
- ^ a b Sali Bollati, president of Chameria association, interview on newspaper "Illyria", June 2005
- ^ AAOC mission (http://www.blogger.com/profile/04277583063115840630)