Përcjellësit elektrik

This is the stable version, checked on 12 prill 2022. 7 pending changes await review.

Përcjellësi elektrik ose përçuesi elektrik është një material që lejon rrjedhjen e elektroneve (elektricitetit) nëpër të. Elektronet rrjedhin më lehtë në disa materiale si metalet: “Bakri, alumini, hekur, çelik etj. Disa materiale të tjera janë përcjellës jo të mirë sepse elektronet nuk rrjedhin me lehtësi nëpër to.

Materiali që nuk e lejon kalimin e elektricitetit quhet jopërcjellës (izolator). Disa prej jopëcjellësve janë: goma, plastika, uji kimikisht i pastër, ajri, heksaflouridi i sulfurit e të tjera. Jopërcjellësit (izolatorët) kanë përdorime të mjaft të rëndësishme në jetën e përditshme dhe industri.

Elektriciteti kalon në qarkun elektrik, kur të gjitha elementet e tij janë të lidhura në mënyrën e duhur. Ne e quajmë këtë elektricitet rrymë elektrike. Rryma rrjedh nga burimi (i cili e prodhon elektricitetin) deri te shpenzuesit nëpërmjet përcjellësve dhe kthehet përsëri në burim.

Përcjellësit

Materialet të cilat më së miri e përcjellin elektricitetin janë: bakri, alumini, ari, argjendi, hekuri e të tjera. Përcjellës rrymës elektrike te metalet janë elektronet valente dhe rrjetat jonike.

Pasi që metalet janë përcjellës të rendit të parë të elekricitetit, në rendin e dytë janë elektrolitët (tretësirat), ku përcjellës të rrymës elektrike janë jonet pozitive dhe negative.

Shih edhe

Redakto