Alfred Nini lindi më 25 Maj 1965 në Vlorë. piktor, pedagog, (lëndët vizatim, pikturë, histori arti) Shqiptar. Konsiderohet si njëri nga artistët më me ndikim të rëndësishëm për vitet (1996 – 2004) në Vlorë. Në 15 Nëntor 1996, themeloi në Vlorë Galerinë e parë private (Nini Galeri). Në ditën e parë të inagurimit të galerisë u ekspozuan pikturat e artistëve Vlonjat. Në një kohë kur Galeria e Arteve Vlorë nuk funksiononte. 20 kompozime të ekspozuara në Galeri, një vit më mbas shënohet ekspozita e parë personale. Të trajtuara në një gjuhë, stilistikë bashkëkohore.që konsiderohet ekspozita e parë private për artin modern bashkëkohor në Vlorë. Veprat më të shquara në këtë ekspozitë ishin “Hapsirë” “Muzikaliteti i ngjyrës” etj. Shpesh herë kjo ekspozitë u kategorizua e pa kuptueshme për popullsinë, dhe jo rrallë herë u bë, dhe objekt debatesh mes dashamirësve dhe artëdashësve. Të cilët më parë frekuentonin dhe ishin të tërhequr nga piktura me trajtim materialist, si në konceptim dhe në realizim. Gjatë kësaj periudhe u njoh me Vasilikën dhe kanë dy fëmijë  Gjatë kësaj kohe paralel me punën në Galeri punoi dhe pegagog në shkollën e mesme artistike “Naim Frashëri”. Në vitin 2004 mbas rënies së zjarrit në galeri, u largua nga Vlora dhe jeton në Tiranë.