AmaiHorace
Driton Çaushi (lindur më 11 tetor, 1978) është politikan shqiptar në Republikën e Kosovës i cili shërben si deputet në legjislaturën e gjashtë të Parlamentit të Kosovës nga rradhët e Partisë Socialdemokrate (PSD). Çaushi është zgjedhur si deputet në dy legjislatura rradhazi dhe në të njëjtën kohë ka mbajtur disa pozita udhëheqëse përbrenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2013 deri në dorëheqjen e tij në vitin 2018. Qysh nga 8 maji i vitit 2018, Çaushi është anëtar i kryesisë së PSD-së dhe vazhdon të jetë pjesë e parlamentit të Kosovës në grupin parlamentar të PSD-së.
Jeta e hershme
RedaktoÇaushi ka lindur me 11 tetor të vitit 1978 në Gjakovë. Babai i tij, Bardhyl Çaushi, ka lindur më 15 gusht të vitit 1936 në Gjakovë i cili njihet si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetin të Prishtinës dhe aktivist politik. Nëna e tij, Samile Çaushi, ka lindur me 15 tetor të vitit 1944 në qytetin e Gjakovës.
Shkollimi
RedaktoÇaushi ka përfunduar shkollën fillore gjatë viteve 1984 - 1992 në shkollën fillore "Zekeria Rexha" dhe ka vazhduar shkollimin e mesëm në shkollën "Hajdar Dushi". Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Tiranë ku ka marrë gradën "Bachelor". Nga viti 2006, Çaushi ishte serolog në Laboratorin Veterinar të Kosovës dhe më pas filloi të punonte si asistent në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Universitetin e Lirë të Berlinit me specializim në Fiziologji Veterinare ku edhe e morri gradën "Dr Med Vet" në vitin 2014. Tani, ai vazhdon të punoj si asistent në Universitetin e Prishtinës.
Karriera e hershme politike
RedaktoDriton Çaushi fillimisht është angazhuar në politikë duke u anëtarësuar në partinë "Lëvizja VETËVENDOSJE!" në vitin 2010. Çaushi është zgjedhur si nënkryetar i parë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e brendshme të vitit 2015 e më pas u zgjodh edhe si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! - Qendra Gjakovë me 24 korrik 2016, pozitë të cilën e mbajti deri në dorëheqjen e tij në vitin 2018.
Çaushi ishte ndër organizatorët kryesor të protestës kundër ministrit të Ministrisë për Komunitet dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviç, protestë e cila rezultoj me shkarkimin e Jabllanoviçit nga pozita.
Karriera legjislative
RedaktoDriton Çaushi i zgjodh deputet në legjislacionin e pestë të Parlamentit të Kosovës në vitin 2016 dhe u rizgjodh prapë deputet në legjislacionin e gjashtë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të vitit 2017. Tani, ai vazhdon të jetë aktiv në Parlamentin e Kosovës si pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD).
Jeta personale
RedaktoÇaushi është vegan për arsye etike. Ai mbështet të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit. Flet gjuhën angleze, gjermane dhe atë serbe.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |