Xhetan Prençi (5 April 1920 – 16 July 2021)[1] was a one-century-old man from Muhurr, Albania, who lived in 3 systems of monarchy, dictatorship and democracy.

1920 - 2021

Xhetan Prençi [2] was born in the village of Muhurr in the Dibër region.

Jetoi mbi një shekull për të provuar tri kohët: monarkinë, komunizmin dhe demokracinë.

Ish-partizani i Brigadës së 18-tës dhe kryetari i pare i Kooperativës bujqësore Muhurr, Dibër.

Ai ishte simbol i urtësisë dhe i njeriut me shpirt sakrifice e humanizmi, që nderoi Muhurrin e gjithë Dibrën.

Ai mbahet mënd nga bashkëmoshatarët për një fëmijëri të mbarë dhe dëshirë për arsimim. Xhetani kishte mbaruar arsimin 5-vjeçar dhe kuptonte shumë mirë zhvillimet e kohës. Në vitin 1943, bëhet aktiv i lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe në gusht 1944, bëhet pjesë e Brigadës së 18-Sulmuese, që u formua në Sllatinë, Dibër.

Xhetan Prençi ka luftuar me armë në dorë për 30 muaj nga gushti 1944 deri ne Janar 1947[3], kohë kur u shpërnda Brigada e 18-Sulmuese, ku ai bënte pjesë. Ai ka qenë në vijën e parë të frontit në betejat që Brigada e 18-Sulmuese ka zhvilluar në zonën e Prizrenit dhe Kosovës, deri në kufi me Serbinë.

Në vlerësim të kontributit të tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, më 1 nëntor 1951, Xhetan Zenel Prençi, është dekoruar me “Medaljen e Çlirimit”[4] nga presidenti i kohës Omer Nishani.

Pas vitit 1947, Xhetan Prençi ka punuar si teknik pyjesh dhe si drejtues i pushtetit popullor.

Në vitin 1967 deri ne vitin 1969, do t’i ngarkohej detyra e kryetarit të kooperativës bujqësore Muhurr dhe kështu do të ishte kryetari i parë i kooperativës, pas kolektivizimit të bujqësisë nga prona private në pronë kolektive.

Xhetan Prençi
Skeda:100 -vjetori i lindjes
Emri i lindjesXhetan Prençi
Pseudonimi/etBabloku
Albanian for "Manliness, unparalleled bravery and wisdom."
Lindur më1920
Muhurr, Dibër, Albania
Vdekur më16 July 2021 (aged 101)
Peshkopi, Albania
Fëmijët(Hysen Elez Ndreu) Cen Elezi

Në vitin 1969, Muhurrin e viziton ish kryeministri i kohës Mehmet Shehu dhe Xhetani , njeriu që do e priste bashkë me popullin e Muhurrit, në takim e sipër, i kërkoi ndihmë për hapjen e kanalit të madh që merrte ujin në “Gjurrën e Kumullës” në Rrasë të Bardhë afër lumit Murra dhe do të përshkonte gjithë Muhurrin, duke futur nën ujë e vaditje mbi 450 hektar tokë në Fush-Muhurr dhe Vajmdhej. Kështu ky kanal do të ndikonte në rritjen e prodhimit dhe kultivimin e disa kulturave bujqësore. Kjo vepër u realizua ,por Xhetani pas kësaj vijoi punen si teknik pyjesh .

Gjurmët e punës së tij janë në qindra ha pyje, deri në majën e Runjës, si dhe bregut të Drinit, nga Zalli i Sinës, Vajmdhej e deri në Katund të Ri, ku ai ideoi dhe drejtori punimet për shtimin dhe përmirësimin e tyre. Ai ishte njeri i punës dhe i aksionit, por dhe i mençurisë së rrallë dibrane dhe si i tillë do kujtohet brez pas brezi nga familja, miqtë e të afërmit, në Dibër, Tiranë e gjithë Shqipërinë.

1985 - del ne pension


References

  1. ^ "Ndahet nga jeta dibrani 101 vjeçar, XHETAN PRENÇI". Faqja Zyrtare Dibrane (në anglishte amerikane). 2021-07-17. Marrë më 2021-07-19.
  2. ^ migaaved. "Xhetan Prençi, burri shekullor i Muhurrit e i gjithë Dibrës – RRUGA E ARBERIT". Marrë më 2021-07-19.
  3. ^ [www.youtube.com/watch?v=lMHNW3DljSc www.youtube.com/watch?v=lMHNW3DljSc]. {{cite news}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ [sq.wikipedia.org/wiki/Medalja_e_çlirimit sq.wikipedia.org/wiki/Medalja_e_çlirimit]. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)