Marte Prekpalaj, e lindur më 10 maj 1967, është mësuese dhe aktiviste e njohur nga rajoni i Hasit në Kosovë. Aktualisht, ajo punon si mësuese në shkollën e mesme SHMU "Dëshmorët e Hasit." Gjatë jetës së saj, Marte ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave, duke themeluar organizatën "Femrat Vizionare të Shekullit XXI," që fokusohet në edukimin dhe fuqizimin ekonomik të grave, si dhe në barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut[1]

Fëmijëria dhe Arsimi

Redakto

Marte lindi në fshatin Breg Drini, Has, si fëmija i dytë në një familje me tre vëllezër. Ajo kujton fëmijërinë e saj me dashurinë për leximin, frymëzuar nga koha që kaloi me gjyshen, pasi nëna ishte shpesh e zënë me punët e përditshme dhe kujdesin për vëllezërit. Që në moshë të re, Marte u përball me sfida për shkollimin, pasi komuniteti shpesh dekurajonte arsimimin e vajzave, duke u përqendruar më shumë te martesa. Ajo gjeti mbështetje nga babai, ndërsa nëna përballonte presionin e komunitetit. Marte ishte një nga vetëm tre vajzat që përfundoi shkollën e mesme në zonën e saj, një arritje e madhe për atë periudhë[2]

Angazhimi në "Motrat Qiriazi"

Redakto

Në vitet 1994-1995, Marte veproi në kuadër të organizatës "Motrat Qiriazi," duke luftuar analfabetizmin dhe promovuar arsimimin për gratë dhe vajzat. Përmes kësaj organizate, ajo u angazhua në krijimin e kurseve të edukimit profesional, si rrobaqepësia dhe kompjuterët, dhe ndihmoi në hapjen e shkollave të mesme në Gjonaj dhe Romajë [3]

Femrat Vizionare të Shekullit XXI

Redakto

Prekpalaj është gjithashtu organizatore e "Femrat Vizionare të Shekullit XXI," një organizatë që synon fuqizimin e grave, sidomos në zonat rurale të Kosovës, përmes arsimimit, pavarësimit ekonomik dhe të drejtave të grave pa dallim moshe apo etnie. Ajo ka ndihmuar në përkrahjen e bizneseve të vogla për gratë në zonat rurale dhe ka organizuar nisma të ndryshme për barazinë dhe mirëqenien familjare.

Kontributet pas Luftës

Redakto

Gjatë dhe pas luftës, Marte mbështeti nisma për hapjen e shkollave dhe bibliotekave në zonat rurale dhe organizoi aktivitete për trajnim të grave dhe vajzave, promovuar arsimimin e tyre në një kohë kur kjo ishte sfiduese nga presioni i komunitetit. Marte ka marrë pjesë në protesta dhe fushata për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për drejtësi për ata që humbën të dashurit gjatë luftës. Një nga arritjet e saj ishte organizimi i një kursi për patentë shoferi, që mundësoi 50 grave të rajonit të Hasit të marrin lejen e drejtimit të automjeteve, duke u dhënë më shumë liri dhe mundësi të reja [2]

Në vitin 1996, ajo përfaqësoi Kosovën në Shqipëri, një veprim që hasi në pyetje dhe presion nga autoritetet e kohës, por nuk e ndaloi për të promovuar të drejtat e vajzave dhe për të përfshirë gratë në jetën publike dhe vendimmarrëse.[4]

Në vitin 2006, Marte mori çmimin "Kreativiteti i Grave në Jetën Rurale" nga Fondacioni i Samitit Botëror të Grave për përpjekjet e saj në fuqizimin e grave rurale [1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Marta Prekpalaj". Oral History Kosovo. Marrë më 2024-11-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Oral History Kosovo (2014-08-26), Marte Prekpalaj / Fëmijëria, Intervistë, marrë më 2024-11-14 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Oral History Kosovo (2014-08-16), Marte Prekpalaj / Jeta Profesionale, Intervistë, marrë më 2024-11-14 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ T7 (2024-03-23), Mësuese Marta që jeton në shtëpi libër, barti me traktor gratë në luftë dhe nuk u martua | T7, marrë më 2024-11-14 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Te parametri |title= ndodhet simboli i padukshëm "no-break space character" - Pozicioni: 76 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)