Skalitje nga Shpellat Karla

Shpellat Karla ose Karle ose qelat Karla janë një kompleks faltoresh të lashta budiste në Indi në shpella shkëmbore që gjenden në Karli pranë Lonavala-s në shtetin e Maharashtras. Faltoret u zhvilluan përgjatë një periudhe nga shekulli i II p.e.s. deri në shekullin e V të e.s.. Faltoret më të vjetra të shpellave besohet se i përkasin vitit 160 p.e.s., duke u ngritur në një rrugë të rëndësishme tregtare të lashtësisë, që shkonte nga Deti arabik në rajonin e Dekanit. Vendndodhja e Karlas në Maharashtra e vendos atë në një rajon që shënon ndarjen mes Indisë veriore dhe asaj jugore.[1] Budistët, duke u identifikuar me tregëtinë dhe punishtet prodhuese nëpërmjet asocimit të hershëm me tregëtarët, u prirën ti vendosnin manastiret e tyre në formacionet natyrore gjeografike pranë rrugëve të rëndësishme tregëtare për të ofruar strehim për tregëtarët udhëtues.[2] Sot, kompleksi shpellor është një monument nën mbrojtjen e Archaeological Survey of India.[3]

Përkatësia

Redakto
 
Shpellat Karla, shek. i I p.e.s. në Maharashtra

Shpellat janë asociuar historikisht me sektin Mahāsāṃghika të Budizmit dhe më vonë me Hinduizmin, i cili kishte një popullaritet të madh në këtë rajon të Indisë, ashtu si dhe një patronazh të pasur.[4][5] Shpellat përmbajnë një manastir budist që daton nga shek. i II p.e.s.. Manastiri kishte dikur dy shtylla madhështor 15 metra të larta. Tashmë vetëm një nga to ka mbetur dhe hapësira e mbetur është e zënë nga një tempull kushtuar perëndeshës Ekveera, e cila adhurohej në mënyrë të veçantë nga komuniteti Koli i Bomberit.

 
Hyrja e Chaityas kryesore në Shpellat Karla

Arkitektura

Redakto

Kompleksi shpellor Karla është ndërtuar në faqen shkëmbore të një kodre rreth 60 km nga Pune, me dritare të mëdha të skalitura në shkëmb për të ndriçuar brendësinë e shpellës.[6] Shpellat besohet se janë disa nga mijëra shpellat e gërmuara në kodrat Sahyadri në fillim të mijëvjeçarit të I të e.s.. Shpella kryesore ka një chaitya (ose holl lutjesh) të madhe me skalitje të ndërlikuara, që daton që nga shekulli i I p.e.s.. Kjo është mes chaityave më të mëdha shkëmbore të Indisë, duke qenë 45 m e gjatë dhe mbi 14 m e lartë. Holli ka skulptura femërore dhe mashkullore, ashtu si dhe kafshë si luanët dhe elefantët. Brenda kompleksit gjendet një numër i madh chaityash të tjera të skalitura, ashtu si dhe viharash, ose vendbanime shpellore për murgjit budist. Një veçanti e shquar e këtyre shpellave është hyrja me hark dhe inteririori me kupolë. Façata e jashtme ka hollësi të ndërlikuara të skalitura në të në imitim të drurit. Motivi qendror ësthë një hark i madh në formë paktoi. Gjendet një shtyllë e Ashoka-s në pjesën ballore, me një façatëtë të mbyllur prej guri dhe torana në mes.[1]

Shiko edhe

Redakto

Referencat

Redakto
  1. ^ a b "Later Andhra Period India". Marrë më 24 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ John Keay: India: A History; 2000, Grove Press, New York, isbn 0-8021-3797-0, fq. 123–127
  3. ^ "Karla Caves". NIC. Marrë më 19 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Nalinaksha Dutt: Buddhist Sects in India; 1998, fq. 62
  5. ^ Jayant Gadkari: Society and Religion: From Rgveda to Puranas; 1996, fq. 198
  6. ^ "Cave Architecture". Marrë më 15 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto
  • John Keay: India: A History; 2000, Grove Press, New York, isbn 0-8021-3797-0.
  • Nalinaksha Dutt: Buddhist Sects in India; 1998.
  • Jayant Gadkari: Society and Religion: From Rgveda to Puranas; 1996.