{{Leter profesioni| Mësues, Pedagog, Studiues, Gazetar, Specialist Arsimi}

Ilir Kanini
Fotoporteti
Emri Ilir
Mbiemri Kanini
Lindur më 3 Shtator 1951
Lindur në Tiranë, Albania
Kombësia Shqiptare

Ilir Mihal Kanini (Shtator 1951) është një mesues, shkrimtar dhe gazetar i shquar dhe i vlerësuar shqiptar.

Jeta dhe Karriera

Redakto

Ilir Kanini lindi në Tiranë3 Shtator 1951. Të gjitha vitet e shkollimit i kreu në vendlindje. Arsimin bazë, në shkollën “11 Janari”, sot “Edith Durham” dhe “20 vjetori i Çlirimit”, sot “Dora D’Istria”. Të mesmen në gjimnazin “Qemal Stafa”.

Arsimimi profesional: Ka kryer Fakultetin Histori-Filologji, dega Histori-Gjeografi të Universitetit të Tiranës. Stazhin e kreu në vitin shkollor 1974-1975, si mësues i lëndëve të historisë dhe gjeografisë në shkollën 8-vjeçare të Troshanit në rrethin e Lezhës. Pas diplomimit në qershor 1975 dhe kryerjes së zborit ushtarak 5 mujor në Burrel të rrethit të Matit, në janar 1976 emërohet sërish si mësues i lëndëve histori dhe gjeografi në shkollën 8-vjeçare të Troshanit në rrethin e Lezhës. Nga dhjetori 1978 deri në maj 1980 komandohet pranë kabinetit pedagogjik të Lezhës për hartimin e Historikut të arsimit të këtij rrethi.

Duke filluar nga 1 gushti 1983 emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, ku kreu funksione të ndryshme dhe u bë i njohur për publikun nga media për faktin e rrallë se punoi për më shumë se 33 vjet në këtë ministri dhe me 16 ministra. Detyrat që kreu në këtë dikaster ishin:

  • Redaktor në gazetën “Mësuesi”, deri në 4 shtator 1992. Më pas emërohet si kryeredaktor i kësaj gazete, detyrë që e mbajti për 11 vite, deri në 14 janar 2003:
  • Specialist në Drejtorinë e Inspektimit deri në dhjetor 2009;
  • Specialist në drejtorinë e Arsimit Parauniversitar deri në 3 shtator 2016, kur doli në pension.

Veprimtaria Publicistike dhe Shkencore

Redakto

Ilir Kanini ka punuar për më shumë se 10 vite si pedagog i jashtëm në disa universitete të vendit (publike dhe private), ku ka dhënë lëndët Histori e Shqipërisë, Inspektimi shkollor dhe komunikimi.

Nga viti 1993 mban gradën “Doktor i shkencave” dhe nga viti 1996 titullin “Profesor i asociuar”.

Është autor i:

  • Monografisë “Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës së Parë Botërore (zona e pushtimit austro-hungarez)” Eurorilindja. Tiranë 2001. 158 faqe ISBN 99927-679-4-4
  • I përmbledhjes me artikuj “20 vjet nga historia e një gazete” ISBN 99927-902-6-1
  • Bashkautor në librin “Standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor”, Tiranë 2002. Ribotim Tiranë 2005. Botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike (sot IZHA)

Ka në dorëshkrim: “Historia e arsimit e fshatit Troshan”, Historia e fshatit Troshan”; Historia e arsimit e rrethit Lezhë (bashkautor).

Ka përgatitur për botim 6 buletine të ISP sot IZHA, përkatësisht:

  • Probleme Psikopedagogjike -10 Viti 2007;
  • Probleme Psikopedagogjike -8 Viti 2005;
  • Histori e arsimit nr. 2, 3, 4, 5, Tiranë, përkatësisht vitet 2002, 2003, 2004, 2005.

Është autor ose bashkautor i më shumë se 15 artikujve të mirëfilltë studimorë, si dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore.

Ilir Kanini është autor i më shumë se 1000 artikujve, në të gjitha gjinitë: editorialë, kryeartikuj, reportazhe, fejtone, artikuj problemorë, studimorë, intervista, informacione, recensa, etj. I shquar sidomos në fushën e traditave tona, duke publikuar artikuj për: Luigj Gurakuqin, Shtjefën Gjeçovin, Urani Rumbon, Vehbi Balën, Petraq Pepon, Drita Mehmetin, Pandi Geçon, Odhise Grillon, kongreset arsimore të viteve 1920-1924, gazetat “Posta e Shqypniës “ e Gj. Fishtës, “Shqipëria” e Bukureshtit, Komisinë Letrare, etj.

Përveç publikimeve në gazetën "Mësuesi" si redaktor dhe kryeredaktor i saj, ka bashkëpunuar edhe në organe jo arsimore, si: Radio Tirana dhe Televizioni Shqiptar, gazetat “Bashkimi”, “Koha Jonë”, “Sindikalisti”, “Pasqyra”, “Balli i Kombit”, “Ekolëvizja”, etj.

Është redaktor shkencor dhe letrar i shumë librave të autorëve shqiptarë dhe të huaj (të përkthyera në shqip) të përgatitura nga Instituti i Studimeve Pedagogjike (sot IZHA).

Ka qenë, gjithashtu, lektor i jashtëm pranë Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut; anëtar i këshillit botues të revistës “Parashkollorët”; anëtar i Këshillit Botues të Institutit të Studimeve Pedagogjike, sot IZHA, bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave të RSH për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, Fusha e historisë.

Vlerësime

Redakto

Fletë nderi nga Ministri i Arsimit si mësues; Çertifikatë mirënjohje nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës si punonjës shembullor i Ministrisë; Dy herë medalje “Naim Frashëri”; Urdhri “Naim Frashëri”.


Burimet

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Bibliografia e Ilir Kaninit në Bibliotekën Kombëtare