Përdoruesi:Natyra8072/Carnevale
Stampa:RicorrenzaIl Carnevale (shq. Karnavali) është një festë e cila nuk ka një datë fikse, dhe e cila festohet në vendet me një traditë të krishterë dhe veçanërisht në ato të një riti katolik: manifestimi i këtij festivali shpesh organizohet në parada publike në të cilat dominojnë elemente lozonjare dhe imagjinare, në veçanti, elementi dallues dhe karakterizues i kësaj feste është maskimi.
Historia
RedaktoEtimologjia
RedaktoFestimet kryesore zakonisht zhvillohen të Enjten e Dytë dhe të Martën e Dridhur, ose ndryshe të enjten e fundit dhe të martën e fundit para fillimit të Kreshmës. E Marta e Dytë është dita e mbylljes së festimeve të karnavalit, pasi që Kreshma në ritet Romake zakonisht fillonte me të Mërkurën e Hirit.
Origjina
RedaktoViti | Të Martën e Dridhur |
---|---|
2000 | 7 Mars |
2001 | 27 Shkurt |
2002 | 12 Shkurt |
2003 | 4 Mars |
2004 | 24 Shkurt |
2005 | 8 shkurt |
2006 | 28 Shkurt |
2007 | 20 shkurt |
2008 | 5 Shkurt |
2009 | 24 Shkurt |
2010 | 16 Shkurt |
2011 | 8 Mars |
2012 | 21 Shkurt |
2013 | 12 Shkurt |
2014 | 4 Mars |
2015 | 17 Shkurt |
2016 | 9 Shkurt |
2017 | 28 Shkurt |
2018 | 13 Shkurt |
2019 | 5 Mars |
2020 | 25 Shkurt |
2021 | 16 Shkurt |
2022 | 1 Mars |
2023 | 21 Shkurt |
2024 | 13 Shkurt |
2025 | 4 Mars |
2026 | 17 Shkurt |
2027 | 9 Shkurt |
2028 | 29 Shkurt |
2029 | 13 Shkurt |
2030 | 5 Mars |
Karakteret e kremtimit të karnavalit kanë prejardhje shumë të lashtë, nga festa të tilla si Dioniziani Grek ose Saturnalia Romake. Gjatë festivaleve Dioniziane dhe Saturnale zakonisht kishte një shpërbërje të përkohshme të detyrimeve shoqërore dhe hierarkive të asaj kohe për të hapur rrugën për përmbysjen e rendit, shakave të ndryshme dhe madje edhe shthurjes. Nga pikëpamja historike dhe fetare, karnavali përfaqësoi, pra, një periudhë kremtimesh, por mbi të gjitha rinovimi simbolik, gjatë së cilës kaosi zëvendësonte rendin e vendosur, i cili, sapo të mbaronte periudha festive, përsëri shfaqej i rinovuar dhe i garantuar për një periudhë kohore deri në fillimin e karnavalit vijues. Cikli i cili ishte marrur për bazë është ai i vitit diellor. Në botën e lashtë Romake, festa për nder të perëndeshës egjiptiane Isis, e adhuruar gjithashtu edhe në Perandorinë Romake, përfshin praninë e grupeve të maskuara, siç dëshmon shkrimtari Lucius Apuleius në veprën e tij “Metamorfozat” (libri XI). Te Romakët e vjetër, fundi i vitit të vjetër përfaqësohej nga një njeri i mbuluar me lëkura dhie, i cili goditej me shkopinj, i quajtur Mamurio Veturio.
Përgjatë Le Antesterie (festival që mbahej për nder të perëndisë Dionis) kalonte karroca e atij që duhej të rivendoste kozmosin, pra, rendin në kozmos, pas kthimit në kaosin fillestar. Në Babiloni menjëherë pas ekuinoksit pranveror u ringjall procesi origjinal i themelimit të kozmosit, i përshkruar mitikisht nga lufta e perëndisë shpëtuese Marduk me dragoin Tiamat që përfundoi me fitoren e perëndisë Marduk. Gjatë këtyre ceremonive u zhvillua një karnaval (në formë të një procesioni) në të cilin përfaqësoheshin në mënyrë alegorike forcat e kaosit që kundërshtuan rikrijimin e universit, domethënë mitin e vdekjes dhe ringjalljes së perëndisë Marduk, i njohur si shpëtimtari.
Në këtë procesion kishte gjithashtu një anije me rrota në të cilën perëndia e hënës dhe ajo e diellit udhëtuan në rrugën e ndritshme të festës - simboli i pjesës së sipërme të Zodiakut - drejt shenjtërores së Babilonisë, simboli i tokës. Kjo periudhë, e cila do të përfundonte me ripërtëritjen e kozmosit, u jetua me një liri të shfrenuar dhe një përmbysje të rendit shoqëror dhe moral. Historiani i mirënjohur i feve Mircea Eliade shkruan në esenë e tij të quajtur “Miti i Kthimit të Përjetshëm”: "Çdo Vit i Ri është një rifillim i kohës në fillimin e tij, domethënë një përsëritje e kozmogonisë. Luftimet rituale midis dy grupeve të figurave , prania e të vdekurve, saturnalia dhe orgjitë janë elemente që tregojnë se në fund të vitit dhe në pritje të Vitit të Ri përsëriten momentet mitike të kalimit nga Kaosi në Kozmogoni".
.
Më tutje Eliade shprehet se "atëherë të vdekurit do të jenë në gjendje të kthehen, pasi të gjitha pengesat midis të vdekurve dhe të gjallëve janë thyer (a nuk riaktivizohet kaosi fillestar?) Dhe ata do të kthehen pasi në këtë moment paradoksal koha do të anulohet dhe ata përsëri mund të jenë bashkëkohës të të gjallëve ". Ceremonitë e karnavaleve, të përhapura në mesin e popujve indo-evropianë dhe atyre mesopotamianë, si dhe civilizimeve të tjera, kanë gjithashtu një vlerë pastruese dhe demonstrojnë "nevojën e thellë për rigjenerim periodikisht duke hequr kohën që ka kaluar dhe duke riaktivizuar kozmogoninë"
Eliade më tutje thotë: "orgjia është gjithashtu një kthim në errësirë, një rivendosje e kaosit primordial; si e tillë, ajo paraprin çdo krijim, çdo shfaqje të formave të organizuara". Ai pastaj shton se "në nivelin kozmologjik orgjia i korrespondon Kaosit ose plotësisë përfundimtare; në perspektivën kohore, orgjia i korrespondon Kohës së Madhe, çastit të përjetshëm, jo-kohëzgjatjes. Të gjitha këto shënojnë një ndarje periodike të kohës, pra dëshira për heqjen e plotë të së kaluarës përmes shfuqizimit të Krijimit.
Konfuzioni i formave (pozitave) ilustrohet nga përmbysja e hierarkive shoqërore (në Saturnalia skllavi promovohet në zot/pronar, zotëria u shërben skllevërve; në Mesopotami mbreti u rrëzua dhe u poshtërua, etj.), Nga pezullimi i të gjitha rregullave, shkelja e të gjitha ndalesave, koincidenca e të gjitha të kundërtave, të gjitha synojnë shpërbërjen e botës - komuniteti është imazhi i botës - dhe rivendosja e tempusit primordial , koha e Madhe mitike dhe origjina historike e cila është padyshim momenti mitik i fillimit (kaosit) dhe fundit (përmbytja universale ose apokalipsi). Rëndësia kozmologjike e orgjisë karnavale në fund të vitit konfirmohet nga fakti që Kaosi ndiqet gjithmonë nga një krijim i ri i Kozmosit ".
Karnavali pra është pjesë e një dinamizmi ciklik të një rëndësie mitike: është qarkullimi i shpirtrave midis qiellit, tokës dhe botës së nëndheshme. Karnavali i hap rrugën një dimensioni metafizik që ka të bëjë me njeriun dhe fatin e tij. Në pranverë, kur toka fillon të shfaqë energjinë e saj, Karnavali shënon një kalim të hapur midis botës së nëndheshme dhe tokës së banuar nga të gjallët. Shpirtrat, për të mos u bërë të rrezikshëm, duhet të nderohen dhe për këtë arsye atyre u jepen trupa të përkohshëm: ato trupa janë maskat, të cilat shpesh kanë një kuptim apotropaik (zakonisht i atribuohet një akti, sendi ose personi të krijuar për të larguar syrin e keq dhe ndikimet e liga), pasi mbajtësi merr karakteristikat e "mbinatyrshmërisë" që përfaqëson përmes trupit të tij.
Këto forca të mbinatyrshme krijojnë një fushë të re të pjellorisë së Tokës dhe shoqërohen me gëzim midis të gjallëve. “Maskat që mishërojnë paraardhësit, shpirtrat e të vdekurve që vizitojnë ceremonialisht të gjallët (Japonia, bota gjermane, etj.), janë gjithashtu shenja që kufijtë janë asgjësuar dhe zëvendësuar pas ngatërrimit të të gjitha modaliteteve. Në këtë interval paradoksal midis dy kohëve pra kohëve në Kozmos), komunikimi midis të gjallëve dhe të vdekurve bëhet i mundur, domethënë midis formave të realizuara dhe larës paraformale " Përfundimisht koha dhe rendi i kozmosit, të mërzitur në traditën e karnavalit, rindërtohen (Krijimi i ri) me një ritual pastrues që përfshin një "sprovë", një "dënim", leximin e një "testamenti" dhe një "varrimi" të një karnavali i cili shpesh përfshin djegien e "Mbretit të Karnavalit" të përfaqësuar nga një kukull (herë të tjera imazhi - simboli i karnavalit është mbytur ose i është prerë koka). Kjo ceremoni zhvillohet në shumë qytete italiane, madje ky festival organizohet edhe në vendet tjera evropiane dhe jo-evropiane.
Përgjatë shekujve pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, Medici organizoi në Firence maskarada të mëdha mbi karroca të quajtura "triumfet" dhe të shoqëruara me këngë karnavalesh, domethënë këngë vallëzimi autor i të cilave ishte vet ai, pra, Lorenzo Medici. Në Romën e mbretërisë papnore, në vend të këtij festivali, u zhvillua gara e barberëve (kuajve të racës).
Në historinë e artit, është e njohur vepra e famshme piktoreske “Lotta tra Carnevale e Quaresima” (shqip: Lufta midis Karnavalit dhe Kreshmës), e piktorit Hollandez Pieter Bruegel i vjetri. Karakteret e maskuara të karnavalit Venecian janë prezente në shumë piktura të ndryshme Veneciane të shekullit të tetëmbëdhjetë që nga ato të Canaletto, Francesco Guardi deri tek ambientet e brendshme të piktorit venecian Pietro Longhi. Mirëpo Karnavali nuk mbaron kudo të Martën e Dytë: përjashtim nga kjo traditë bëjnë Karnavali i Viareggio, Karnavali i Ovoddas, Karnavali i Poggio Mirtetos, Karnaval i Borgosesia dhe Karnavali i Chivasso. Karnavali i Foiano della Chiana gjithashtu përfundon të Dielën pas Hirit. Në Karnavalet e ndryshme e Marta e Shkurtër prezantohet si"morte di carnevale" (shqip: vdekja e Karnevalit), e cila manifestohet me ndezjen e një zjarri të madh.
Tradita e lashtë e karnavalit vazhdoi të mbahet edhe pas ardhjes së krishterimit: madje kjo traditë vazhdoi edhe në Romën e lashtë, kryeqytetin e krishtërimit, ku festivali më i madh publik tradicional ishte Karnavali Romak deri në ndalimin e tij në vitet pas bashkimit të Italisë. Në disa zona të Evropës Qendrore, mbajtja e këtij festivali është më shumë e lidhur me zonat e traditës katolike sesa ato Protestante, si në rastin e rajonit historik Gjerman të Baden, i cili u bë pjesë e Tokës së Baden-Württemberg deri pas ardhjes së Republikës së Weimar.
Përshkrim
RedaktoFesta për Kishën Katolike
RedaktoNë pjesën më të madhe të vendeve Italiane, fillimi i periudhës së karnavalit mbahet tradicionalisht të nesërmen e Epifanisë. Tradicionalisht në vendet katolike, Karnavali fillon në të Dielën Septuagesima (e para nga nëntë Javët e Shenjta pararendëse sipas kalendarit Gregorian); Pika kulmore është nga E Enjtja deri në të Martën, dita e fundit e karnavalit (E Marta e Dytë). Kjo periudhë, duke qenë e lidhur me Pashkët, nuk ka përsëritje fikse, por të ndryshueshme vjetore. Në realitet, Pashkët Katolike mund të bien nga data 22 Mars deri më datën 25 Prill (llogaritja e Pashkëve) dhe zakonisht distanca mes të Mërkurës së Hirit dhe Pashkëve është 46 ditë. Nga kjo rrjedh që në vitet jo të brishta, e Marta e Dytë bie nga data 3 Shkurt deri më datën 9 Mars. Për këtë arsye, ngjarjet kryesore janë përqendruar përgjithësisht midis muajve shkurt dhe mars.
Për kishën katolike, koha e karnavaleve u quajt gjithashtu Koha Settuagesima dhe u konsiderua si një moment për të reflektuar dhe për tu pajtuar me Zotin. Sipas traditave të lashta, karnavali zgjaste përgjatë gjithë periudhës së dimrit, nga dita e përkujtimit të të vdekurve deri në ditën e parë të Kreshmës dhe maskimi nuk përdorej për të fshehur identitetin e dikujt por për t'iu referuar një tjetri. Tradita e lashtë gjithashtu i referohet kremtimit të kujtimit të masakrës së të pafajshmëve dita e treguar për kujtimin e masakrës së foshnjave të urdhëruar nga Herodi.
Papa Benedikti XVI vërejti se për katolikët Karnavali ka të bëjë drejtpërdrejt me ndjenjën e "njerëzimit" të krishterë pasi ky festival për ta është një "shprehje e gëzimit".
Ne Itali
RedaktoMaska karnavalesh nga rajonet italiane
RedaktoKarnaval në rajonet italiane
RedaktoMbi të gjitha, Karnavali i Venecias dhe Karnavali i Viareggio, por edhe Karnavali i Acireale dhe Karnavali i Ivrea kanë një reputacion që shkon përtej kufijve kombëtarë dhe janë një destinacion për turistët nga Italia dhe jashtë saj.
- Karnavali i Venecias
Në vitin 1797, me pushtimin francez të Napoleon Bonapartës dhe si pasojë e okupimit pasues austriak, tradita shumë e gjatë e Karnavalit Venecian u detyrua të ndërpritej nga frika e rebelimeve dhe trazirave nga popullata. Vetëm në qendrat e tjera të Lagunës së Venecias, të tilla si Burano dhe Murano, festimet e Karnavalit vazhduan kursin e tyre, megjithëse në një masë më të vogël, duke ruajtur një farë vrulli dhe gëzimi. Pothuajse dy shekuj më vonë, në vitin 1979, tradita shekullore e Karnavalit të Venecias u ringjall dhe brenda disa edicioneve Karnavali i Venecias u kthye për të gjurmuar hapat e ngjarjes antike me shumë sukses. Përgjatë viteve të ndryshme, Karnavali i kushtohet një tematike themelore, e cila mund të frymëzohet nga festa përreth dhe ngjarjet kulturore. Karnavali aktual i Venecias është bërë një ngjarje e madhe dhe spektakolare turistike, e cila tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
- Karnavali Viareggio
Karnavali Viareggio daton nga viti 1873 dhe është një nga karnavalet më të rëndësishëm dhe më të vlerësuar në nivel ndërkombëtar. Disa e konsiderojnë atë dhe festivalin e Venecias në mesin e dhjetë karnavaleve më të mira në botë. Këtë festival e karakterizojnë karrocat/vagonët lëvizës me figura të ndryshme pak a shumë të mëdha që parakalojnë të dielave midis janarit dhe shkurtit dhe në të cilat mbizotërojnë karikaturat e mëdha papier-mâché të njerëzve të famshëm në fushën e politikës, kulturës ose argëtimit, tiparet karakteristike të të cilave, veçanërisht ato somatike (që përbëhet nga materiale ose pjesa trupore e një qenieje ekzistuese ose e diçkaje që lidhet me të), karakterizohen me satirë dhe ironi. Vagoni i parë i llojit të tillë papier-mâché lindi për herë të parë në vitin 1925 në Viareggio. Dhe po këtu në këtë qytet prodhohen vagonët më madhështorë, vagonë që kalojnë 20 metra në lartësi të bëra nga më shumë se 25 kompani të ndryshme dhe që përfshijnë më shumë se një mijë zanatçinj.
- Karnavali i Acireale
Karnavali i Acireale, është një nga më të vjetrit në Siçili dhe zhvillohet çdo vit në qytetin e Acireale, në provincën e Katanias. Ndër tiparet e tij kryesore janë paradat e vagonëve me karikatura; në disa prej tyre përdoren mijëra lule të freskëta, të rregulluara njëra pranë tjetrës dhe për këtë arsye ato quhen vagonë me lule. Vagonët e mbajnë shfaqjen e tyre edhe natën, përmes mijëra llambave dhe dritave, lëvizjeve spektakolare dhe skenografive në lëvizje të vazhdueshme gjatë shfaqjeve. Vagonët me lule janë tipike edhe për karnavalet e ndryshme në Côte d'Azur dhe Liguria.
- Karnavali i Ivreas
Karnavali Historik i Ivreas, i famshëm për pikën kulmore të tij e njohur si Beteja e Portokalleve, konsiderohet si një nga më të vjetrit dhe më të veçantë në botë, pas një ceremonie që ka ndryshuar disa herë gjatë shekujve. I gjithë karnavali përfaqëson, në formën e një alegorie, revoltën e qytetarëve për liri nga tirani i qytetit, Ranieri di Biandrate, i vrarë nga Mugnaia mbi të cilin po përgatitej të ushtronte ius primae noctis. Ishte ajo ngjarje që shkaktoi luftën civile të përfaqësuar nga beteja midis njerëzve dhe trupave mbretërore që rishfaqet gjatë karnavalit, ku ekipet e Aranceri , këmbësorët (dmth njerëzit) mbrojnë sheshet e tyre nga portokalli-hedhësit në vagonët (dmth. ushtria) me portokalle të personifikuara me shigjetat, ndërsa parada e Mugnaia parakalonte nëpër rrugët e qytetit, duke hedhur ëmbëlsira dhe dhurata për popullsinë.
Karnaval në ritin Ambrosian
RedaktoAty ku haset riti Ambrosian, si dhe në shumicën e kishave të kryepeshkopatës së Milanos dhe në disa prej dioqezave fqinje, Karnavali përfundon të Dielën e parë të Kreshmës; dita e fundit e karnavalit është e shtuna, 4 ditë më vonë, pra deri të martën aty ku respektohet riti romak.
Tradita thotë se peshkopi Sant'Ambrogio ishte i angazhuar në një pelegrinazh dhe kishte njoftuar kthimin e tij për mbajtjen e karnavalit, për të festuar ritet e para të Kreshmës në qytet. Njerëzit e Milanos e pritën atë duke zgjatur karnavalin deri në mbërritjen e tij, duke shtyrë ritin e të Mërkurës së hirit që zhvillohet të Dielën e parë të Kreshmës në kryepeshkopatën Milaneze. Në realitet, ndryshimi i vërtetë është fakti se në kohën antike Kreshma fillonte kudo të Dielën, dhe ditët nga E Mërkura e Hirit deri të Dielën pasardhëse u futën në ritin Romak për të sjellë agjërimin aktual në dyzet ditë, duke marrë parasysh që të dielat nuk kishin qenë kurrë ditë agjërimi. Ky karnaval, i cili është pranishëm në formë të traditave të ndryshme edhe në pjesë të tjera të Italisë, njihet me emrin Carnevalone.