Ekonomia e qarkut të Kukësit

Një ekonomi në zhvillim që ka disa degë të saj si: bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi, hidrocentralet, transporti etj. Ekonomia e Kukësit ka një shtrirje ekstensive. Qarku i Kukësit është i përbërë nga tre Rrethe të cilët janë: Rrethi i Kukësit, Rrethi Hasit, dhe Rrethi i Tropojës. Ekonomia e rajonit ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Ka shumë pak subjekte të mëdha private në rajon. Shumica e bizneseve kanë më pak se 7 punonjës pjesa më e madhe e të cilave drejtohen nga një person ose janë biznese familjare. Sektorët ekonomike prioritarë dhe me potencial të rëndësishëm zhvillimi, rritje e konomike dhe punësimi janë: turizmi, sektori minerar dhe bimët medicinale. Rajoni ka asete të mjaftueshme për të tërhequr turistët, veçanërisht burimet natyrore të maleve, kullotat alpine, luginat e thella si dhe liqenet dhe lumenjtë. Për sa i përket performancës ekonomike, Kukësi është konsideruar gjithmonë si një ndër rajonet më të varfëra të vendit[1]. Përllogaritja e Bankës Botërore(PBB) e llogaritur është 1753 Euro për frymë në vit ndërkohë që PBB e vendit është 2469 Euro. Megjithatë këto vlera mund të jenë të nënvlerësuara nëse marrim parasysh efektin e shpopullimit. Gjatë tetë viteve të fundit ekonomia ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Që nga 2002, pjesa që zë vlera e shtuar bruto e bujqësisë dhe tregtisë me shumicë e pakicë kanë rënë përkatësisht me -14% dhe -15% ndërkohë që industria, ndërtimi dhe shërbime të tjera janë rritur respektivisht me 63%, 44% dhe 15%.

Grafiku i zhvillimit ekonomik Kukës sipas INSTAT

Historiku

Redakto

Qarku i Kukësit ka pasur një ekonomi në tranzicion të vazhdueshëm për shkak të kalimit nga ekonomi e centralizuar në ekonomi e tregut të lirë,duke sjellë luhatje të saj në qëndrueshmëri.Faktorë tjetër që ka ndikuar në ekonomi është migrimi i banorëve nga zonat më të larta në ato më të ulëta duke kaluar nga shfrytëzimi i një lloj ekonomie në një tjetër ku ekonomia bujqësore dhe blegtorale është zëvendësuar me atë të ndërtimit dhe tregtisë.

Bujqësia

Redakto

Bujqësia në qarkun e Kukësit është një ndër fushat që siguron një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave të banorve të zonës. Bujqësia bazohet kryesisht në kultivimin e drithërave të bukës si: misri, thekra, tërshëra, elbi, gruri etj. Qarku i Kukësit shquhet për prodhimin e patateve. Në këtë zonë ka një shfrytëzim të bimëve medicinale që siguron një sasi të ardhurash për banorët e zonës. Në këtë qark favorizuese për rritjen e këtyre bimëve është klima dhe pozicioni gjeografik i zonës.

  • Pemtaria e qarkut Kukës 2013. [2]
Aftësia ujitse [3]
Nr Emërtimi Ha
1 Sip toke bujqësore gjithsej 25221
2 Aftësia ujitse 11879
3 Potenciale 11413
4 Aktuale 8130
5 Faktike 5574


Mjete mekanike [4]
Nr Emërtimi Numër
1 Traktor me rrota 274
2 Minitarktorë 199
3 Makinë mbjellse 175
4 Motokorrse 66
5 Autokombanja 22
6 Traktor me zinxhirë 12
7 Freza 116
Shuma 864


Sipërfaqja, Rendimenti, Prodhimi [5]
Emërtimi Sipërf Ha Rend Kv/Ha Prodhimi në tonë(Kulture e I) Prodhimi në tonë(I+II+Bashkë- shoqëruese)
Drithëra buke gjith kult.I-re 5076 44 22276 22276
1.Grurë 1325 39 5174 5174
2.Misër 2949 51 15212 15212
3.Thekër 532 23 1214 1214
4.Elb 2 30 6 6
5.Tagjira 268 25 670 670
Perime gjithsej 590 200 11760 14891
Perime fushe 589.1 197 11618 14749
1.Perime të njoma 417.6 212 8867 11998
2.Perime të thata 143.5 140 2056 2056
3.Bostane 28 250 695 695
Serra 0.9 1600 142 142
Patate 614 222 13600 13600
Fasule direkte 158 14 229 896
Nga kjo: Pllaqi
Fasule bashkshoqëruse 1906 3.5 667 667
Kultura industriale gjithsej 5.5 10 5.5 5.5
1.Duhan 5.5 10 5.5 5.5
2.Luledielli
3.Panxharsheqeri
4.Sojë
Bimë Medicionale 68 41 281 281
Foragjere të njoma 6107 155 94574 100357
Jonxhë gjithsej 2543 218 55642 55642
Nga kjo:-Jonxhë e re 222 60 1353 1353
Misër foragjer 117 180 2112 3170
Hasëll 96 160 1544 1544
Të tjera 3351 105 35276 35276
Foragjere nga toka djer,kullota X X X 4725
Sipërfaqja gjithsej e mbjellë 12618.5 X X X

Blegtoria

Redakto

Blegtoria gjithashtu është një fushë që zë një përqindje të të ardhurave të qarkut. Blegtoria është e fokusuar në mbarështimin e lopëve, gjedhëve(dele, dhi), bletëve etj. Këto përbëjnë të ardhurave bazë fitimprurëse, sigurimin e bazës ushqimore si : mishin, bulmetin, mjaltin, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i ekonomisë. Shpërndarja e mbarështimit ndahet në bazë të zonave dhe shtrirjes gjeografike ku zonat e ulëta dhe të mesme merren me mbarështimin e deleve, lopëve, kuajve, ndërsa zonat e larta merren me mbarështimin e deleve dhe dhive.

 
Toka Bujqësore -KUKËS
Blegtori (NR krerëve 2014) [6]
NR Emërtimi Gjithsej(krerë) Gjithsej në Komplekse Gjithsej në komplekse(Krerë)
1 Gjedhë Gjithsej 41087
Lopë mbi 2 vjeç 29208
2 Të leshta 73218
_ Dele plleja 57400
3 Të dhirta 33170
_ Dhi plleja 26357
4 Derra 1700
_ Dosa 241
5 Njëthundrak 4510
_ Kuaj 2657
_ Nga këto: Pela 479
_ Mushka 695
_ Gomerë 1158
6 Shpendë gjithesej 118733 10000
_ Shpendë fushe 117403
_ Nga këto : Pula 100180
_ Shpendë uji
_ Shpendë deti 1330
7 Bletë (koshere) 19879


Prodhimi Blegtoral [7]
Nr Emërtimi Gjithsej Nr. Krerë Gjithsej-Rendimenti Kg/krerë Prodhimi në ton
1 Qumësht Gjithsej X X 58440.6
_ Lopë 28960 1795.0 51955.5
_ Dele 57203 65.0 3759.5
_ Dhije 24838 109.0 2725.6
2 Mish Gjithsej X X 7672
_ Gjedhi 22916 222.0 5078
_ Dele 50250 33.0 1677
_ Dhije 21800 29.0 625
_ Derri 1330 120.0 160
_ Shpendi 89915 1.5 132
3 Lesh gjithsej X X 135
_ Dele
_ Dhije
4 Vezë (000/kokra) 100146 138.0 13863
5 Mjaltë 19811 13.0 257

Tregtia

Redakto

Tregtia kohët e fundit në qarkun e kukësit ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm dhe me ndikim në ekonominë e qarkut, duke njohur progres në shkëmbimin e mallrave ku përmendim import, eksport. Favorizuar nga pozicioni gjeografik si vend kufitar me Kosovën, tregtia ka qenë një fushë që është lëvruar më së shumti në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përmendim shkëmbimin e mallrave bujqësore, blegtorale, tekstile, industriale.

Turizmi

Redakto

Turizmi në Qarkun e Kukësit është një degë e lënë pas dore por vitet e fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm ku pikat më turistike janë: Lugina e Valbonës në Tropojë , zona e Shishtavecit, malet(Gjallica, Pashtriku), grykat dhe bjeshkët. Zhillimi i turizmit ecën me ritmin e zhvillimit të infrastrukturës, por mjaft e favorshme për zhvillimin e turizmit janë sporti i skive në stinën e dimrit, alpinizmi favorizuar nga terreni malor. Turizmi është një degë e cila po merr zhvillimin e munguar dhe po ndikon në rritjen ekonomike të banorëve të zonave, ku përfshihet zhvillimi i hotelerisë, bar-restoranteve dhe shtëpive të pushimit në zonë.

 
Lumi dhe Lugina e Valbonës

Peshkimi

Redakto

Peshkimi është një fushë jo e zhvilluar e ekonomisë së rajonit pasi resurset uroje janë më të pakta dhe kanë shumë pak lloje peshqish dhe ndikimi i saj në ekonomi është i vogël. Peshkimi kryhet me anë të varkave të vogla të peshkimit.Zonat që merren më së shumti me peshkimin janë ato zona të cilat janë të favorizuara nga pozicioni pranë lumenjve si Drini dhe pranë liqeneve.

Hirdrocentralet

Redakto

Terreni i Qarkut të Kukësit është shumë i pasur me resurse ujore të rrjedhshme që favorizojnë ndërtimin e mjaft hidrocentraleve në këtë zonë. Ndërtimi i hidrocentraleve i ka dhënë një zhvillim të madh këtij rajoni me punësimin e shumë banorëve. Numri i hidrocentraleve në këtë zonë është në rritje nga viti në vit, duke dhënë një shtysë në ekonominë e qarkut dhe një arsye më tepër për zhvillimin e infrastrukturës së këtyre zonave.

Transporti

Redakto

Transporti në Qarkun e Kukësit është i ndarë në transport tokësor dhe ujor. Transoprti tokësor është më i zhvilluari në këtë zonë pasi dhe infrastuktura rrugore është më e zhvilluar. Transporti nga fshatrat drejt qytetit bëhet nëpërmjet fugonave dhe makina të vogla personale. Në brendësi të qyteteve lëvizet në këmbë ose me makina private nga banorët. Transporti ujor është shumë i vogël ku ka vetëm një linjë nga qyteti i Kukësit drejt Fierzës. Vitet e fundit është ndërtuar dhe aeroporti i Kukësit por akoma nuk është funksional.

Industria

Redakto

Qarku i Kukësit është një zonë e pasur me minerale si bakri, uraniumi, kromi, nikeli etj. Në vitet e komunizmit më të përqendruara kanë qenë uzinat e përpunimit të bakrit, por me rënien e komunizmit shumë miniera u prishën dhe rikthimi funksional i tyre është i vështirë. Sot këto minerale nuk nxirren dhe përpunohen nga shteti SHqiptar,një pjesë e këtyre janë dhënë me konçesion firmave të huaja.

Referencat

Redakto