ArgitaCanhasi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin ArgitaCanhasi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kështjellat e Shqipërisë
RedaktoNdërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë, rreth viteve 2800-2700 para lindjes së Krishtit. Në periudhën e bronxit, por sidomos në periudhën e hershme të hekurit ato patën përhapje më të gjerë. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa[1] në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, Amanti, Butrint, Antigonë etj. Më pas, në shek. IV-VI të erës së re u ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Edhe në mesjetë e deri në shek. XIX u ngritën dhe u rindërtuan shumë kështjella saqë ato i gjen tashmë në shumë zona të trojeve shqiptare. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.
</ref> [1]
Kështjella e Beratit (Antipatrea)
RedaktoKështjellë e lashtë në Berati e ngritur në kodrën shkëmbore të qytetit, në lartësi 185-187 metra, në anë të lumit Osum. Ka qenë vendbanim protourban, i shek. VII-V para Lindjes Krishtit. I përkiste fisit ilir të Desaretëve. Si pike e rëndësishme u shndërrua në qytet kështjelle me mure të lartë që përfshijne një sipërfaqe prej rreth 10 hektaresh. Përmendet (216 para lindjes së Krishtit) me emrin e lashtë Antipatrea, kur u muar nga Skardilajdi gjatë luftimeve maqedono-romake. Perandori bizantin Teodori II (408-450) e përforcoi dhe I vuri emrin Pulheriopolis. Nga romakët u quajt edhe me emrin Albanorum oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. XIV ishte qendër e principatës së Muzakajve. U pushtua nga osmaneët më 1417. U shti në dorë nga Ali Pashë Tepelena më 1809, që ia përforcoi muret. Për madhështinë dhe objektet që ka, tërheq shumë vizitorë. Skeda:Kështjella e Beratit.jpg
</ref> [2]
Kështjella e Durrësit
RedaktoKështjellë e mesjetës së hershme në jugperëndimore të gadishullit të Durrësit. U ndërtua në shek. V-VI. Gjatë periudhes së perandorit Anastasi I të Bizantit që ishte nga Iliria dhe që kishte lindur në këtë qytet. Muret rrethues shtriheshin në 3.5 km dhe kishin 4 kulla me lartësi rreth 18 metra. Ruhen rreth 500 metra mure rrethuese. Në hyrjen e saj gjendej statuja prej bronxi e një kalorësi (sipas përshkrimit të historians Ana Komneni). Në vitet 1274-1280 Anzhuinët rindërtuan akropolin dhe ngritën lartësinë e mureve të kullave. Karl dhe Gjergj Topia në shek. XIV këtu patën selinë e tyre. Kështjella u pushtua nga osmanët më 1501, të cilët, pas një viti ,ndërtuan një mur ndarës, duke e zvogëluar së tepërmi atë dhe duke e kthyer në një kështjellë granzion. Skeda:Kështjella e Durrësit.JPG
</ref> [3]
Kështjella e Gjirokastrës
RedaktoKështjella që ngrihet në një kodër të Gjirokastrës dhe që ruhet relativisht në gjendje të mirë. Nga gërmimet gjologjike del që të jetë e ngritur qysh në shek IV, por që ka marrë trajte më të plotë më pas, deri ne shek. VI. Etapa e parë e ndërtimit të saj ka përfunduar nga gjysma e dytë e shek. XIII. Më 1336, kështjella përmendet me emrin Argyrokastro. Ka qenë qendër e fedalëve shqiptarë Zenebishë (shek. XIV) dhe më pas u përfshi nën despotatin e Epirit. Pas një rrethimi të gjatë u pushtua nga osmanët më 1417. Në kohën e Ali Pashë Tepelena-ës kështjella pati një periudhe të dytë rindërtimi (1811-1812) dhe mori pamjen që ka sot. Në këtë pëeriudhë u ngrit edhe ujësjellësi, 10 km I gjatë që e sillte ujin nga Mali I Sopotit dhe e kalonte në disa hare të larta. Roli mbojtës i kështjellës ra në fillim të këtij shekulli. Ka tri hyrje kryesore dhe një të vogël dhe 7 kulla me lartëesi deri në 30 metra. Kjo kështjellë është një thesar I kulturës shqiptare, tërheq shumë vizitorë.
Skeda:Keshtjella e Gjirokastres.jpg </ref> [4]
Kështjella e Krujës
RedaktoKështjellë e ngritur në një kodër shkëmbore e me faqe të thepisura në anën Jug-Lindore të qytetit të Krujës. Sipas të dhënave arkeologjike kodra ka qenë e banuar që në shek. V-VI. Ka qenë e lidhur me Durrësin, që sinjalizonin dhe mbronin njëri – tjetrin. Me emrin e sotëm kështjella dhe Kruja përmenden që në shek. IX. Në shek. XIII iu bënë disa rregullime nga Karli I Anzhu. Në shek. XIII-XIV ishte qendra e shteti të Arbërit dhe Karl Tropia e bëri kryeqendër të zotërimeve të veta. Kështjella e Krujës u bë fortesa e qëndresës heroike të shqiptarëve dhe prijsit të tyre të madh Skëndërebeut. Forma e kështjellës është eliptike, 804 metra e gjatë dhe zë 2.25 ha. Në muret rrethuese ngrihen 9 kulla. Porta kryesore gjendet në anën veriore dhe ka një korridor të gjatë. Në anën Jug-Perëndimore ka një dalje të vogël me tunel që të çonte te krojet në oborrin e fortifikuar. U dëmtua rëndë nga tërmeti I vitit 1617 dhe nga forcat osmane në vitin 1832. Nga gërmimet e bëra pranë kullës së sahatit ruhen rrënojat e një ndërtese kulti të krishterë. Në një kullë të anës perëndimore gjendet një faltore bektashiane që njihet si Teqeja e Dollmës, ndërtuar më 1789, e pikturuar me arabeska. Brenda mureve të kështjellës është ngritur Muzeu i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu[2].
Kështjella e Shkodrës (Rozafa)
RedaktoKështjella e Shkodrës nga vendasit thirret me emrin Rozafa. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, midis lumenjëve Drin dhe Bunë. Muret e saj rrethojnë 9 hektarë tokë. Hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Njihet si qendër e fortifikuar qysh në periudhën e mbretit ilir Gent. Historiani Tit Livi e quan si “vendi më i fortë i labeatëve”. Me emrin Rozafa del që nga shek. VI. Sipas legjendës, në muret e saj u muros e gjallë Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, e njërit nga tre vëllëzërit që e ngritën këtë kështjellë. Në bazë të legjendës është mbajtja e fjalës së dhënë dhe flirti për hir të së ardhmes. Kështjella ka qenë simbol i qëndresës. Në periudha të ndryshme historike ka qenë edhe nën bizantinët, sllavët e më pas nën pushtuesit osmanë. Në shek XIV u zotërua nga Balshajt, ndërsa familja e Bushatasve aty pat ngritur pallatin e saj. Në përgjithësi Rozafa ruhet mirë dhe tërheq turistë e vizitorë të ndryshëm.
Skeda:Kështjella e Rozafës.jpg
</ref> [5]
Referencat
Redakto- ^ Pasho Baku, Fjalor Enciklopedik ; Shtëpia Botuese BACCHUS; Tiranë 2002 ; (faqe 563)
- ^ Pasho Baku, Fjalor Enciklopedik ; Shtëpia Botuese BACCHUS; Tiranë 2002 ; (faqe 562)
- ^ Pasho Baku, Fjalor Enciklopedik ; Shtëpia Botuese BACCHUS; Tiranë 2002 ; (faqe 561)
- ^ Pasho Baku, Fjalor Enciklopedik ; Shtëpia Botuese BACCHUS; Tiranë 2002 ; (faqe 561)
- ^ Pasho Baku, Fjalor Enciklopedik ; Shtëpia Botuese BACCHUS; Tiranë 2002 ; (faqe 563)
--ArgitaCanhasi (diskutimet) 13 qershor 2012 17:49 (CEST) --ArgitaCanhasi (diskutimet)