Daim Hiseni
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Daim Hiseni. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.
Daim Hiseni, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.
Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.
Puna e mbarë!
If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.
HALIL ALIDEMA - UNIKOMB
RedaktoUNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti Filozofik - dega Histori 20.mars 2013 - Tryezë shkencore:
Mr. H A L I L A L I D E M A - jeta dhe vepra
Kumtesë nga DAIM HISENI bashkëveprimtar dhe anëtar i shtabit operativ UNIKOMB - Tiranë 1991.
ANTARËT E PARTISË SË UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR BETOHEN SE DO TË PUNOJNË E LUFTOJNË QË KËTË PROGRAM TA REALIZOJNË NË JETË, PA KURSYER ENERGJITË MENDORE E FIZIKE, TË VETËDIJSHËM SE KËSHTU REALIZOJNË IDEALET E SHENJTA TË KOMBIT.
6 Maj 1991 Historianët e kanë vështirë të jetojnë vetëm në të sotmen, këtë e kam vërejtur te Mr. Halil Alidema. Ai shpeshherë endej nëpër periudha të ndryshme kohore dhe bisedonte me figurat e çmuara të kombit dhe të historisë shqiptare. Andaj edhe në ballinën e librezave të dizajnuara nga Halili qëndronte fjalia e Mid'hat Frashërit:
“ NË ROBËRI PUNA JONË ËSHTË LUFTA – NË LIRI LUFTA JONË ËSHTË PUNA “Tekst i theksuar
Sot pas 20 viteve, kur synimi dhe vizioni i një patrioti, veprimtari, i burgosuri politik, intelektuali dhe atdhedashësi si Halil Alidema u bë realitet në Kosovë, para jush duhet të pranoj se ajo periudhë kur Halili fliste për shpërbërjen e Jugosllavisë, nevojën për mobilizim, nevojën për krijimin e mekanizmave mbrojtëse ngase lufta ishte e pashmangshme me Serbinë, një numër nga intelektualët e asaj kohe e që sot janë figura kyçe në politik bërjen e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe luginës së Preshevës, e përfolnin si njeri që sheh ëndrra ditën.
Në shpirtin e tij të lënduar në moshën fëmijërore, ishte një plagë e madhe, e cila nuk u shërua deri në ditën kur mbylli sytë, plagë që kullonte qelb e vrer, e shkaktuar nga çetnikët serbë. Kjo plagë e thellë dhe e vjetër, thoshte Halili, do të më shërohet atë ditë kur do të dëgjoj krismat e pushkës për LIRI, si zë i rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër armikut shekullor, që njëherë e përgjithmonë Kosova të frymojë shyp, të mendojë shqip, të flas shqip, të këndojë shqip dhe të lind e të rrit foshnjat e tyre me një histori të shëndoshë shqiptare, për të mos i përsëritur gabimet e së kaluarës.
Për realizimin e këtij qëllimi, bashkë me shokun e tij Mr.Ukshin Hoti, që në ditët e vuajtjes në qelitë famëkeqe, kishin përpiluar platformën dhe mënyrën e realizimit të saj, në të cilën qëllim të vetëm kishin ATDHEUN.
SINTAGMA E PLATFORMËS SË TYRE – ATDHEU MBI TË GJITHA
Ishte viti 1989. Ditëve të grevës së minatorëve në Trepçë. Halili me shokun e tij të burgut Liman Jashari erdhën në Shkup dhe do të jetë kjo hera e parë e takimit me të. Jemi takuar në shtëpinë e Lazim Rexhepit pedagog në sh.f. “Skënderbeu” të fsh. Haraçinë të Shkupit, dhëndër i Liman Jasharit
I mllefosur tepër me situatën e rëndë në Kosovë. Fajësonte Rusinë dhe Francën, si dy shtete, të cilat me padrejtësitë e tyre ndihmuan në përçarjen e tokave shqiptare me vendimet e Europës në Kongresin e Berlinit, të cilën edhe ju e dini, ngase temë të magjistraturës ka pas po të njëjtin preokupim.
Për dallim nga zhargoni dhe fjalori i politikanëve të tjerë, të cilët flisnin për krijimin e institucioneve të mirëfillta, krijimin e një sistemi të shëndoshë, shtrirja vertikale dhe horizontale e kështu me radhë, për mua dhe shokët e tjerë, që për nga mosha ishim të rinj e që ishim kyçur në LPRK që më vitin 1983, gjuha e profesorit për ne ishte tepër e qartë dhe shumë e zjarrtë. Për rininë kjo gjuhë ishte - melhem për shpirti.
“Traktatit të Shën Stefanit”, thoshte ai, “i ka kaluar koha, deri kur mendoni të mbetemi ndër Serbi ?” Shpërbërja e Jugosllavisë, nuk do të bëhet në tavolinë, pala sllave nuk do të dëshirojë ta dorëzojë lehtë pushtetin, sepse numër i konsiderueshëm i oficerëve të Armatës Jugosllave është i përbërë nga serbët dhe malazezët, ata vetë do të prodhojnë luftën. Maqedonasit janë puthadorët e tyre, ngase Tito i bëri republikë duke i ndarë edhe njëherë shqiptarët brenda përbrenda territorit Jugosllavë, duke përgjysmuar Vilajetin e Kosovës dhe duke ia marr Shkupin si kryeqytet.
Rrënimi i murit të Berlinit, e shtynte ditë e më tepër për të vepruar më shpejtë, që paralel me murin e Berlinit të bëhet edhe mobilizimi për arritjen e aspiratave kombëtare duke i përdor të gjitha mjetet demokratike, politike dhe të rezistencës së armatosur si mjet për arritjen e qëllimit. Liria do të sigurohet vetëm me luftën e armatosur për çlirimin e Kosovës. Është koha të jemi syçelë, vigjilentë, të përgatitur, të mobilizuar si kurdoherë më parë, sepse kësaj radhe nuk priten protesta si në vitin 1981, por duhet ditur se lufta është e pa shmangshme. Duhet të krijojmë ushtrinë tonë dhe sa më shpejt, ta fillojmë luftën, e cila do të garantojë sovranitetin e plotë të Kosovës.
Rinia shqiptare, në asnjë mënyrë nuk guxon t’i përgjigjet thirrjes për shërbimin ushtarak brenda uniformës jugosllave. “Kosova sot jo vetëm që është e okupuar, por ajo është në një shtet rrethim të plotë”, ishin këto fjalët, që atë natë në praninë e Rexhep Qosjes, Liman Jasharit, Halil Shaqirirt, Masar Kodrës, Liman Rushitit, Daim Hisenit, Lazim Rexhepit dhe shumë të pranishmëve të tjerë, foli Halil Alidema. Kuptova se ky takim kishte për qëllim një organizim krejt më ndryshe nga ata që flisnin politikanët e tjerë.
Nga kjo ditë, kontaktet me profesorin filluan të jenë më të shpeshta si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Ai takonte prof. Masar Kodrën, i cili ishte historian dhe njëherësh vëlla i veprimtarit Xhafer Kodra. Ma kishte thënë, se nga Masari ka kërkuar t’i venë kontakte me njerëz të besueshëm në Shqipëri. Në vitin 1990-91, Halili veç më i kishte vënë kontaktet me disa eprorë të Armatës Shqiptare. Por asnjëri nga ata nuk pranonte ta mbështes deri në momentin e takimit me Ramiz Alinë. Kontakti dhe biseda me Presidentin e Shqipërisë ia çeli rrugët drejt qëllimit dhe dëshirës së flaktë që e mbante në zemër.
Më vonë e kuptuam se Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar, paska qenë vetëm mburojë dhe legjitimitet i veprimit të tij, si subjekt politik para faktorit të brendshëm dhe atij të jashtëm, kurse synimi kryesor ishte rezistenca e armatosur, krijimi i mekanizmave, drejt formimit të trupave mbrojtëse si dhe përshpejtimin e operacionalizimit të tyre.
Po atë kohë me të njëjtin qëllim dhe synim angazhohej edhe veprimtari, patrioti i shquar, Komisari politik Zahir Pajaziti. Kontakti me Zahirin dhe gjuha identike e dy bashkëveprimtarëve ranë dakord se terreni për veprim, strehim dhe qarkullim, duhet të jetë Maqedonia, mendim unanim edhe i Muhamet Kelmendit, Rexhep Qosjes, Ukshin Hotit dhe të tjerëve. Zahiri këtë edhe e dëshmoj në disa aksione të tij brenda RM-së. Nga shokët e tij të persekutuar nga regjimi, në Strugë kontaktoi Shpëtim Pollozhanin, atij i kërkoj të siguronte një kamp qëndrimi dhe të bëjë strehimin e djemve që do të vijnë nga Kosova e gjetiu, si dhe të hapet një kanal i lëvizjes për në Shqipëri në fsh. Frëngovë. Zahiri, me të cilin ishim në kontakt, filloi me grupimin dhe mobilizimin e parë nga Kosova nëpër Maqedoni për në Shqipëri.
Më 19 maj të vitit 1991, ditë e diell, në objektin e Bashkësisë Islame në Shkup, u mbajt Kuvendi themelues i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar për Maqedoninë. Zgjodhëm kryesinë e përkohshme, e cila do t’i organizonte kuvendet themeluese të degëve të kësaj partie dhe të njëjtat do të luanin rolin e këshillave të emergjencës ose siç thoshte profesori “shtabet e luftës”.
Interesimi dhe anëtarësimi ishte i dukshëm, sepse nga vetë emri i partisë, qytetarët filluan ta emërtojnë dhe ta përfolin si partia e luftës dhe e bashkimit kombëtar.
Në këtë Kuvend, kryetare u zgjodh z-sha Kadishe Hamiti, nënkryetar Daim Hiseni, sekretar Raif Hamiti, anëtarë Masar Kodra, Ali Plaku, Malë Nuhiu dhe të tjerë. Një javë pas kësaj në lokalet e bashkësisë lokale “Bashkim Vëllazërimi” u mbajt kuvendi i qytetit të Shkupit pranë UNIKOMBIT, ku u zgjodh kryesia prej 13 anëtarëve, ndërsa kryetar u zgjodh prof. Faruk Nika. Ishte për të përshëndetur, që numri më i madh i atyre që përkrahën veprimin politik të Halil Alidemës ishin intelektual dhe veprimtarë të denjë të çështjes kombëtare. Me propozim të profesorit kam qenë i emruar përfaqësues i UNIKOMBIT në këshillin ndërpartiak në Prishtinë. Kjo ishte edhe një dëshmi që profesori angazhohej për krijimin e institucioneve me kuadro të përbashkëta nga të gjitha trevat e banuara me shqiptarë në ish Jugosllavi.
Referendumi për Republikën e Kosovës në Maqedoni kryekëput është organizuar nga organet e UNIKOMBIT dhe aktivistët e rinisë së saj. Po ashtu, në 4 komuna në mënyrë trasparente u organizua program artistik për 28 Nëntorin 1992 duke ngritur dhe shpalosur Flamurin Kombëtar. Duke defiluar rrugëve të qytetit. Kjo meritë i takon aktivitetit të rinisë. Përfaqësues nga rinia e UNIKOMBIT të Kosovës kishin arritur Dugagjin Gorani, Valbona alias Kristina, Sheribanja e të tjerë, kurse kryetar i rinisë së UNIKOMBIT ishte Ibrahim Rama. Kryesinë e rinisë e përbënin: Oktaj Jashari, Hyrije Selmani, Safet Neziri, Makfirete Shabani e të tjerë. Edhe në Maqedoni, sigurimi shtetëror filloi ta kërkojë Halil Alidemin. Kuptuam se kësaj radhe po ta zinin, nuk do ta dënonin me burg, por sipas informatave sigurimi kërkonte likuidimin e tij. Kërkoi nga ne t’i sigurojmë pasaportë, gjë që edhe e bëmë, ishte pasaporta e prindit të një anëtari me të cilën profesorin e dërguam në Greqi.
Pas këtij takimi dhe bisede në Greqi me përfaqësues të CIA-së në pranin e Rexh Xhaklit, UNIKOMBI mori ngjyrë të gjelbër për formimin e organizmave dhe strukturave ushtarake në mbrojtjen e qytetarëve të saj.
Nga lufta në Kroaci, qartazi u kuptua nga të gjithë, se kjo situatë do të kishte përmasa më të gjëra. Kësaj kohe, përkrahja dhe mbështetja e Halilit nga diaspora, ishin Muhamed Kelmendi dhe Sadri Ramabaja. Halili dhe Muhameti e mbështetnin qëllimin e kahershëm të Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit për bashkimin e forcave, për formimin e një qendre të përbashkët të veprimit dhe koordinimit, në të cilën mendohej që Akademiku Rexhep Qosja të jetë krahu politik i UÇK-së, si person i afërt dhe autoritativ te faktori relevant në Shqipëri, si dhe në strukturat e PS-së.
Ky veprim zgjati deri në ndryshimin e strukturave të LPK-së në vitin 1993 kur edhe u shkarkua Muhamed Kelmendi. Por për fat të keq, organizatorët nuk arritën që në kuvendin e tyre të mbajtur të përfshijnë një numër të gjerë të emrave meritorë, si promotorë dhe ideologë, si veprimtarë dhe strategë të asaj që quhet: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS.
Mjetet e para financiare për organizim të brendshëm si dhe funkcionimin e një shtypshkronje për informim të gjërë në diasporë u siguruan nga z. Sadri Ramabaja.
Njerëzit që shoqëronin dhe përkrahnin Halilin ishin: akad. Rexhep Qosja, Liman Rushiti, Bahri Brisku, Sherif Konjuvci, Liman Jashari, Dalip Dalipi, Nazif Gashi, Ali Shabani, i cili nga radhët e deputetit të LDK-së, kaloi në rradhët tona duke ngritur e zërin e tij në paraqitjen e kërkesave të UNIKOMBIT dhe anvëtarë të tjerë që egzistojnë në proçesverbalet e shkruara.
Në Tiranë, si bërthamë politiko-ushtarake u themelua SHTABI OPERATIV- UNIKOMB. Përfaqësues politik i tij ishte profesori Halil Alidema. Ndërsa Mr. Ukshin Hoti veç më kishte hartuar platformën politiko-ushtarake të veprimtarisë kombëtare. Nga Prizreni erdhë Ruzhdi Saramati i cili në vazhdimësinë e Komitetit që kishin themeluar në Prizren u emërua shef i shtabit operativ dhe Komandant i njësitit guerilja SHQIPET E LIRISË.
Ky shtab ka pas vulën e vet (e keni sot këtu para jush, ku personalisht dhe publikisht ia kam dorëzuar Fitim Alidemës dhe këshillit organizativ për shënimin e përvjetorit të Halil Alidemës, por edhe njëherë kërkojë që kjo vulë të arkivohet nga institucionet relevante si dhe ta gjejë vendin e vet në Muzeun e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e protokoluar në mënyrën e duhur të saj).
Kemi pas edhe librezat e identifikimit, si kjo që po paraqes sot para jush me numër 1 M. (që ka kuptimin njëshi nga Maqedonia). Eprorët ushtarak të Shqipërisë kanë përpiluar dhe mishnuar elaboratin me formacionet ushtarake. Përveç njësitit SHQIPET si pjesë e G-3 për aksione guerile, në vendbanimet shqiptare brenda kufirit Jugosllavë kishim të formuara trupat e mbrojtjes territoriale dhe të mbrojtjes civile.
Këto trupa, më vonë kanë qenë të kyçura në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mobilizim, në qendra sanitare për strehimin dhe mjekimin e të plagosurve, si dhe në policinë ushtarake.
Në sektorin e furnizimit ishin Xhevat Makolli, Hamza Jashari dhe disa te tjerë. Për të cilët, më i thirrur të flet ështe Shpëtim Drini , kurse njeriu që në fillim siguronte armatimin dhe transportimin e tij ishte Driton Saliu bashkë me babën e shoqes së tij, i njohur me emrin i trashi. Eprorët Driton Saliu dhe Abdurahman Nazifi, ishin gjithmonë të pandarë nga profesori. Pas vdekjes së Halilit, këta të dy bashkë me shokët e tjerë u kyçën në radhët e luftës.
Për Ruzhdi Saramatin, Fluturak Gremenji, Agronin dhe disa eprorë të tjerë nuk ka nevojë të flas unë, ngase për ta flet historia e Kosovës dhe shokët e luftës.
Ky shtab u stacionua në shtëpinë e zonjës Mira në Rrugën e Ambasadave në Tiranë dhe ndodhej ngjitas me ambasadën Rumune. Më vonë, po në të njëjtën rrugë u pozicionua edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
Si anëtar i shtabit operativ të UNIKOMB-it, aktivitet të parë timin me vendim të shtabit ishte zbrazja dhe evakuimi i ushtarëve shqiptarë nga kazermat ushtarake të APJ-së në Shkup dhe qytetet e tjera në Maqedoni.
Rinia e UNIKOMB-it, veç më ishin të mobilizuar, filluam kontaktet me ushtarët nëpër kazerma, bashkë me ushtarët aktiv, pjesë e rinisë të veshur me uniforma ushtarësh hynim nëpër kazerma, kontaktonim me ushtarët dhe brenda 6 ditësh arritëm t’i lirojmë mbi 850 ushtarë nga kazermat e Shkupit, 213 nga Kumanova dhe Velesi, mbi 300 në Tetovë.
Për 860 persona, pasaportat janë siguruar në Kroaci nga veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare, kurse pjesa dërmuese e atyre djemve me dëshirë të vet janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre në Kosovë.
Aksione të këtilla janë ndërmarrë edhe në territorin e Serbisë në qytetin e Vranjës, Surdulicës, Novi Sadit etj. Veshmbathja është siguruar në mënyrë vullnetare nga esnafi i çarshisë të Shkupit. Vlen të ceket Naiti mik i Kadri Agushit.arsimtar në Shkup dhe Muharem Arnaqia këpucëtar i çarshisë. Fjetja, ushqimi dhe qëndrimi u siguruan nga aktivistët duke i strehuar nëpër shtëpitë e tyre.
Grupi i parë prej 37 vetësh, u dërguan në Shqipëri. Atje kanë qenë të pritur nga Ruzhdi Saramati, Driton Saliu, Bajram Dervishaj, Drita Musliu, Abdurahman Nazifi, Halim Mehmeti, Daim Hiseni, Milaim Selimi, Dalip Dalipi etj. Kanali për dalje në Shqipëri ka qenë fsh. Konjare i Dibrës, i organizuar nga Petrit Bumova ose siç e njeh vendi, Titi i Bumovës, ish i burgosur politik.
Një pjesë e djemve nga Presheva, të cilët nuk mundeshin të kalojnë në Shqipëri dhe që ishin të organizuar në Bashkimin e Rinisë Demokratike Shqiptare – BRDSH janë stërvitur në fshatin Lisec dhe disa fshatra tjera të Tetovës.
Halili edhe me tej kërkohej nga policia sllave. Nga ana tjetër Zahiri kishte bërë mobilizimin e grupit të parë të tij, të cilët erdhën në Shkup për të kaluar në Shqipëri. Në mesin e këtyre veprimtarëve ishte edhe Adem Jashari, sot Komandanti legjendar.
Ademi në Shkup një periudhë të gjatë ka qenë i strehuar në shtëpinë e Ismet Shabanit – Topalli, kurse gjatë ditës qëndronim në lokalet “EDI” dhe “FITORE”, që e mbante Halil Palloshi, i cili bashkë me shokët si Naserin, Bujarin, Limanin dhe të tjerë iu bashkëngjitën grupit të Zahirit për në Shqipëri.
Pjesa më mbresëlënëse e gjithë kësaj sakrifice u kurorëzua me darkën e shtruar nga presidenti Ramiz Alia, Kënaqësia shpirtërore ishte veshja e uniformave të para të Armatës Shqiptare, kurse qëndrimi ka qenë në malin e Dajtit, ku për herë të parë kemi ngrënë në tavë dheu dhe aty në prezencë të Halilit kemi njoftuar dekanin e Akademisë Ushtarake, zotin Hisen Imeri , i cili edhe zyrtarisht bashkë me Agronin janë eprorët ushtarak që kanë stërvitur grupin dhe vetë komandantin legjendar Adem Jashari.
Gjeneral Fluturaku spjegon caktimin e punkteve të stërvitjes dhe shpërndarrjen e djemave në secilën nga to.
Me ndryshimin e sistemit në Shqipëri, me demokratizimin dhe me ardhjen e Sali Berishës si president, në vend që Halili të gjente mbështetje dhe përkrahje më të fortë, Ai hasi në vështirësi më të mëdha, saqë me vendim të Bashkim Gazidedes filloi të përcillet nga sigurimi i vendit duke e shikuar atë si person i rrezikshëm për Shqipërinë dhe rajonin mbarë. E etiketonin si aventurier, si disident që provokon luftën dhe që dëshiron Shqipërinë ta fus në luftë me Serbinë dhe Greqinë. Këtë në Berat ma ka thënë i ndjeri profesor Sabri Godo.
Ky aktivitet bëhej me të vetmin qëllim dhe besim tonin se Kosova do të përfshihet në luftë bashkë me Kroacinë dhe Bosnjën në vitin 1992. Në Gostivar përgjegjës u caktua Dr. Imer Imeri nga fshati Çegran, ish kryetari i PPD-së ( i angazhuar në logjitikë për medikamente dhe pajisje mjekësore), Në Tetovë njëher kryetar i këshillit themelues në Reçicë e pastaj për shtrirje më të gjërë u angazhua Fadil Sulejmani, ish Rektori i Universitetit të Tetovës (organizimin e studentëve). Në Strugë Tahir Hani, (strehim dhe kontrollimin e kufirit), në Kumanovë Fadil Bekteshi dhe Teuta ( kanalin për Preshevë).
Lidhja dhe informimi u sigurua nga ana e Bashkësisë Islame në Maqedoni - bisedat i zhvillonte Hoxhë Idriz Kakruki.
Veç më kishim filluar me bartjen e armatimit nga Shqipëria, në këtë aktivitet u zu vetëm një maunë nga MPB-ja e Maqedonisë dhe burgun e mbajti Ali Plaku, i cili u dënua me 9 vite burgim. Komunikimi bëhej drejt për së drejti me kontakte fizike, kurse për biseda të lira nga kabinat e postave telefonike.
Përpos kësaj kemi pas edhe shkrimin e koduar duke e përdor parullën: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 GJ A SH T Ë Y J E U N I K O M B
Një natë më mori në telefon dhe më tha që nesër do të vijnë ca shokë dhe duhet të pimë kafe në Shkup. Nisuni! Bashkë me Hamzi Isenin isha dhe e mora në Tiranë. Të nesërmen në Shkup u takua me Haris Silajxhiqin, Ejub Ganiçin dhe përfaqësuesin e boshnjakëve në Kosovë, Numan Baliç. Këta kishin të nisen për në Turqi, por kërkonin mbështetje dhe leje nga Tirana zyrtare për zbarkimin dhe kalimin e armatimit dedikuar Bosnjës. Me sa kuptuam neve, njeriu i cili e mbështeti Halilin në këtë vendimmarrje ishte i nderuari Tritan Shehu, që nëse nuk gabohem ushtronte detyrën e ministrit të Drejtësisë. Marrëveshja e këtij pëlqimi ishte që 30% e këtij armatimi t’i ndahet Kosovës, gjë që edhe u realizua.
Por meritë të veçantë në këtë drejtim kanë edhe një numër i dalluar i eprorëve shqiptarë, të cilët asaj kohe, lufta i kishte takuar në Kroaci. Vlen të përmendi Tom Berishen, Bekim Berishën - Abeja, Rustem Berisha etj. Këta njerëz, më vonë në organizimin e 28 Nëntorit të vitit 1996 që u mbajt në Poreç, Rovinj, Rijekë dhe qytetet e tjera bregdetare në Kroaci, veç më ishin të përgatitur dhe kishin në dijeni se viti i ardhshëm do të jetë viti i rezistencës së armatosur në Kosovë.
Profesori Halil Alidema, shumë më herët se kjo periudhë kohore kishte filluar që haptas të agjitonte për kryengritje të armatosur në mbrojtje të pragut të shtëpive dhe dëbimin e forcave ushtarako-policore të Beogradit nga Kosova. Ai më kishte formuar organizmat, kishte caktuar formacionet ushtarake të veprimit gueril në brendinë e viseve shqiptare. Për arsyen se lufta është e domosdoshme dhe se e njëjta është e imponuar nga serbet dhe se shqiptarët e kanë të patjetërsuar të rezistojnë në formën e armatosur, dëshmi për këtë janë intervista dhënë BBC-së në Prishtinë dhe emisioni 80 min. në programin e gjuhës shqipe në Radio Shkup. Ka edhe të tjera deklarata, por ata me siguri do të përfshihen nga bashkëbisedues të tjerë.
Halil Alidema në vitin 1991 ne marrëveshje më Kryetarin e Partisë për Prosperitet Demokratik z. Nevzat Halili u dakorduan që pjesën e lëvizjes në PPD ta menaxhoje Halili, si dhe anëtarësia në Maqedoni, të koordinohen mes vete rreth furnizimit me armatim. Gjë që z. Nevzat Halili këtë gjë e pranoi dhe disa herë në mbledhjet e tyre të treshit të përbashkët PD, LDK dhe PPD, e ka parashtruar si kërkesë e tij për furnizim me armatimin e duhur nga Shqipëria.
Në takim me qytetarët, do të veçoj fshatin Luboten, ku në vitin 1992 profesori Halil Alidema ua tërhoqi vëmendjen duke thënë: “Si e mendoni të ardhmen tuaj këtu të rrethuar me serbë. Duhet të jeni syçelë dhe të pajisur me mjete mbrojtëse ngase nuk i dihet të ardhmes. Jeni në fushëgropë dhe lehtë për t’ju sulmuar”. Në 2001-in ndodhi masakra e Lubotenit, ku sot e kësaj dite banorët e përmendin zgjuarsinë dhe largpamësinë e profesorit duke e quajtur strateg i vërtet i luftës dhe jo si disa komandant birokrat që lejuan këtë masakër. E deshi me shpirt lirinë e Kosovës, çlirimin e saj nga thundrat sllave.
Dita kur për herë të parë, bashkë me Dritonin kemi parë buzëqeshjen në fytyrën e Mr. Halil Alidema, ka qenë ajo ditë kur në hotel “Dajti” të Tiranës është takuar me drejtorin e CIA-së për Ballkan. Pas takimit, në të kthyer për në banesë tha: “Edhe njëherë Uashingtoni po donë Kosova me kon e lirë dhe e bashkuar me Shqipërinë”.
Në telefon e ka marrë Shemsi Reçicën dhe ka kërkuar nga ai të niset për në Tiranë. Shemës i ka treguar se miqtë e Kosovës dhe popullit tonë na kanë ofruar 1 milion dollar në mbështetjen e qëllimit tonë final. Edhe pse në vitin 1992, Kosova nuk u përfshi në luftë, Halili nuk ndalej duke kërkuar armatim modern dhe ndihmë materiale për furnizim.
Njëri nga anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe bashkëveprimtar i Halilit që nga aksioni për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, Hoxha Idriz Kakruki me pëlqimin e profesorit doli në botën arabe në Jordani, Iran dhe në vise të tjera për të kërkuar mjete mbrojtese sidhe mbështetje morale e materiale. Grushti më i madh erdhi në vitin 1994 kur në Prishtinë në krye të UNIKOMBIT u zgjodh Mr. Ukshin Hoti dhe në Tiranë me organizimin ushtarak merrej Mr. Halil Alidema.
Dihet shumë mirë që ky kombinim do të bënte disbalancin e lidershipëve të asaj kohe, ku besoj se për një gjë të tillë jeni edhe Ju dëshmitarë të etiketimeve dhe shantazhet që vinin nga përfaqësues të partive shqiptare që ushtronin pushtetin si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Këto zhvillime të ngjarjeve kohore krahas me punën dhe aktivitetin e shumë organizmave e përshpejtuan mbajtjen e kuvendit të LPK-së në fsh. Kollare të Kërçovës më 1994, prej ku edhe u formua fondi: “ VENDLINDJA THËRRET”. ( ka edhe disa elemente të keqpërdorimit të disa strukturave të LPK-së, por kjo le të mbetet temë diskutimi për ndonjë rast tjetër).
Sikur që thashë më sipër, qeveria e atyre ditëve në Shqipëri bashkë me disa kundërshtarë të Halilit që ishin në radhët e LDK-së duke e ditur kokëfortësinë, këmbëngulësinë dhe vizionin e qëllimit të Halil Alidemës dhe Ukshin Hotit, vendosën që përmes FARK-ut të mbështesin financiarisht harxhimet e stërvitjeve, me të vetmin qëllim që të kenë kontrollë mbi celulat ushtarake të cilat veç kishin marrë hovë të gjerë dhe strukturoheshin në mënyra dhe forma të ndryshme nga grupacione dhe subjekte të veprimtarisë kombëtare duke përfshirë LPK-në, Frontin, Unikombin, komitetet dhe organizmat e para të viteve të 70’ta dhe e gjithë kjo rezultoi me një emër të përbashkët:
“USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS” E BETUAR “PËR ZOT E ATDHE.”
Djemtë e pushkës, ata të cilët më të ëmbël e kishin vdekjen se sa i gjallë nën okupim në çdo hap, në çdo moment e përkrahnin me trup dhe shpirt çdo mendim që dilte nga goja e Mr. Halil Alidemës. Kishim bashkëpunim të mirë me FRONTIN dhe Mentor Kaçin si drejtues i tij.
Në çdo takim me ndërkombëtarët profesori kërkonte intervenimin e faktorit ndërkombëtar ose mbështetjen e tyre ndaj kryengritjes së armatosur të popullit për gjënë e garantuar me konventë ndërkombëtare e që është LIRIA e çdo qytetari në këtë rruzull tokësor. Në Bruksel realizoi takime me diasporën dhe me përfaqësues të NATO-së. Edhe atyre ua ka përcjell të njëjtën gjë. Austriakët pjesa pro Amerikane gjithmonë i kanë dhënë mbështetje për një organizim të tillë.
Të vetmit ishin disa struktura politike në Kosovë dhe Shqipëri që nuk e mbështetnin dhe e pengonin organizimin e Halilit, me pretekst se Kosova është problem i brendshëm i kontinentit të vjetër. Mbështetnin vijën dhe politikën franceze e cila Francë bashkë me Miteranin e dëshmuan veten e tyre në Bosnje. Ndërsa thonin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë të drejtë të intervenojnë në kontinent tjetër me së paku në Kosovë.
Jam dëshmitar kur në Këshillin ndërpartiak në Prishtine, Rexhep Qosja do të referonte rreth platformës politike ku nga të pranishmit kërkonte që të binden se lufta dhe mobilizimi me kohë janë njëra nga qëllimet parsore dhe më kryesore, për hir të humbjeve më të vogla në njerëz dhe dëme materiale. Kurse politika Gandiane do të shfaros popullatën, sepse gjenocidi që po ushtron egërsira serbe ditë e më tepër vjen duke u tërbuar. Ishte përgjegjësi e madhe ngase askush nuk mund ta parashihte përfundimin e një lufte në atë kohë.
Ky qëndrim i Halil Alidemës, Muhamed Kelmendit, Rexhep Qoses gjeti mbështetje të fortë tek një numër i konsiderueshëm në shtatmadhorinë shqiptare, tek ministra dhe deputet të Shqipërisë për të cilët shpesh ka folur Admiral 'Tekst i trashë'Vladimir Beja.
Në fund për gjithë ne u dëshmua se Halili nga burimet dhe kontaktet e tij paska qenë në të drejtë dhe se të gjithë sot jemi dëshmitarë, mirënjohës dhe falënderues për intervenimin e NATO-së dhe mbështetjen politike, ushtarake dhe diplomatike të SHBA-së që ia dha Kosovës.
Liderët e vërtetë lindin njëherë në 100 vjet.
Ata nuk jetojnë për vete dhe familjet e tyre, ata sakrifikojnë veten dhe familjet e tyre, për një familje më të madhe, më të shenjtë, më të shtrenjtë që quhet KOMB.
Të tillë patëm rastin ti kemi në mesin tonë, ku me ndihmën e Perëndisë, me gjakun e derdhur të atyre që në krah kishin shkabën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sot janë krijuar mundësitë për realizimin e amanetit të tyre, që në mënyrë institucionale duhet të jetësohen.
Ata që deri dje thonin se Halili sheh ëndrra, sot po ushtrojnë pushtet duke cituar fjalët që Halil Alidema, Ukshin Hoti, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fadil Vata, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Adem Demaçi, Metush Krasniqi , Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë të tjerë i kanë thënë duke qenë të përndjekur ose nga qelitë e burgjeve famëkeqe sllave që nga viti 1968, 1981, 1989, 1992.
Dëshmitar i gjallë i kësaj periudhe kohore është kolosi ynë Baca Adem Demaçi.
Me keqardhje duhet të them se në politikën aktuale, në vendin tonë ku mungon sistemi i vlerave, njeriu vetëm i vdekur është i mirë, por që të jetë edhe më keq, kur historia lejon njollosjen e figurave më të shquara të dekadave të fundit, qofshin ata të gjallë ose të vdekur.
Mbeten për tu studiuar rrethanat e vdekjes së Mr. Halil Alidema. Rrethana të cilat sipas dëshmive tona flasin për një helmim të tij me rekomandimin e strukturave të larta të asaj kohe, dëshmitarët për një pohim të tillë janë gjallë në mesin tonë, ngase personi në fjalë e pranoi dhe dëshmoi para strukturave ushtarake që kishte kryer një vepër makabër të saj me urdhër nga ... me siguri është e shënuar në dosjen që mban emrin Halil AlidemaHALIL ALIDEMA.
Vdiq me fjalët e Prometheut:
MUND TË MË MBYTNI, POR SMUND TË MË THYENI. VDIQ I PATHYESHËM QË TË MBETET GJALLË DERI NË AMSHIM.--Daim Hiseni (diskutimet) 23 shkurt 2021 19:28 (CET)
Krenar, ballëhapur dhe kokëlartë qëndroi para Jush, ngase sot shpalosim edhe një faqe të re të historisë së Kosovës. Një histori e cila zanafillën e saj e ka po nga ky vend, nga ky tempull i shenjtë, nga Universiteti i lëvizjes studentore të Prishtinës, fakulteti filozofik - dega histori. Nga një student dhe referent e deri në vizionar dhe lider për BASHKIM KOMBËTAR, Halil Alidema.
Andaj:
DËSHMORËT NUK VDESIN, POR TË VDEKUR JANË ATA, QË HAROJNË DËSHMORËT DHE HERONJTË E TYRE
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË GJITHË ATYRE QË GJAKUN DHE SHPIRTIN IA FALËN KOSOVËS MARTIRE DHE POPULLIT SHQIPËTAR.
HALILI DO TË PREHET I QETË, KUR NDËR SHQIPËTARË KUFIJ TË MOS KETË.
Ju falemnderit. Daim Hiseni.