Daim Hiseni
DAIM HISË KOPANICA 1915 – 1959
RedaktoDikur nga Marsheni i Koplikut që asaj kohe Kopliku mbante emrin Kopanicë, ku ishte lindur dhe jetuar Oso Kuka, në grykën e Dërvenit erdhi familja e parë e Ali Bajraktarit që ishin bajrak i njohur për nga kanuni, besa dhe trimëria dhe themeluan mahallën e parë të Marshenit në token që sot njihet me emrin fshati Kopanicë i Komunës së Sarajit. Edhe këtu kjo familje e ka dëshmuar veten e saj për nga mikëpritja, guximi, trimëria dhe veprimtaria atdhetare. Gjatë viteve 1900 Ismail Arifi ishte çaush i njësisë kalorëse dhe luftëtar në luftën e Jemenit.
ISA ARIFI 1886 - 1949
RedaktoBrenda vitit 1918 deri në vitin 1939, vëllau i tij Isa, tre mandate ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Komunës së Çajlanës që përfshinte territorin e Komunës së sotme të Sarajit. Karakteristikë e tij që sëbashku me Ram Bllacën edhe pse ishin anëtarë të oborit mbretror të Mbretërisë Sërbo-Kroate-Sllovene edhe pse kishin mundësi të veshnin kostumin modern, këta asnjëher nuk hoqën dorë nga plisi i bardhë në kokë dhe kostumi kombëtar në trupin e tyre. Isa Arifi me kontaktet dhe bashkëpunimin me personalitete të Mbretërisë shqiptare ariti që në vitin 1933 të venë gurrëthemelin e shkollës së parë në fsh. Rashçe të Dërvenit, ku në fillim me daskallët e kohës dhe menjëher më pas solli mësuesit e parë nga Struga dhe Shqipëria. E donte arsimin dhe në këtë drejtim ka lënë një fjalë: “ U përpoqa një Derven ta fus në tytën e martinës që të ndaloj vrrasjet dhe të ngre vetëdijen qytetare por ishte e kotë, atë e bënë vetëm lapsi. Jo një Derven, por një Aurop e fut në tytë të pushkës.” Ajo për të cilën mbahet mend ku edhe sot e kësaj dite banorët i janë mirënjohës dhe falenderues janë dy urat mbi lumin Vardar njësoj në fsh. Rashçe e cila ishte qendër administrative për Dërvenin dhe sipas hartës së kohës këta ura e lidhnin Dërvenin me Kosovën, respektivisht me Ormanin e fsh.Sillare.
Kontaktet e tij, aso kohe ishin edhe me figurat politike të kohës sidhe personalitete nga jeta politike dhe ushtarake e sistemit në pushtet. Isa Arifi qëllon prezent kur më 13 janar të vitit 1928 nga Mara Buneva kryet atentati ndaj këshilltarit të Guvernatorit të Banovinës së Vardarit Velimir Preliç dhe ishte Isa ai që vret atentatoren e cila pistoletën e saj e kishte lidhur fortë për dore bashkë me lulet e komuflluara para atentatit.
Në kohën e ushtrimit të detyrës së kryetarit të Komunës i takonte pjesës demokratike të asaj kohe bashkë me shokun e tij nga fsh. Çajlanë Afet Mazllami, për dallim nga vija radikale e Pashiqit ku bënin pjesë Fetah Çaushi njësoj nga Çajlana dhe Veli Bojona.
Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe në fillimin e luftës së dytë botërore, ku në frymën e besëlidhjes ose e njohur si marrëveshja e Mykes, hapin shtabin në fsh. Gllumovë me të cilin shtab ka udhëhequr Qazim Lushnja. Afetit i thot, ti mbaj kontaktet me Nacional Demokraten Shqiptare, ndërsa unë shkaku i djalit do të mbaj kontaktet me Ballin Kombëtar dhe të mos lejojmë të na hynë thikat vëllavrasëse ndërmjet. Vërtetë kështu edhe ndodhi, nuk pat asnjë vrrasje në baza ideologjike dhe partiake ndër shqiptarët në Dërven, përpos mashtrimit dhe tradhëtisë së komunistëve të cilët e sakrifikuan mish për top Brigadën e Shtatë Shqiptare me komandant Gafur Paçukun, duke e dërguar në frontin e Sremit para breshërinjve të mitralozit dhe plumbave pas shpine nga komunistët sërb të asaj kohe.
Në atë kohë, në shtëpinë e Isë Kopanicës me vite ishte i strehuar Kadri Gjakova mik i afërt i Mit’hat Frashërit i cili pas luftës iku për në Turqi. Fal Kadriut dhe Muharrem Bajraktarit, shtëpinë e Isës në fsh. Kopanicë e viziton edhe vet Mit’hat Frashëri duke ardhur me tren nga Greqia deri në Shkup dhe pastaj me pajton deri në Kopanicë, për të biseduar rreth formacioneve të Frontit Kombëtar dhe organizimin e Kuvendit të Ballit Kombëtar në Shkup. Për këtë gjë dhe lidhje të tjera Prof Dr. Muhamet Piraku[1] do të shkruaj: “ Dërveni kësula e shqiptarisë”.
Falë këtyre kontakteve dhe miqësisë personale me [2]Muharrem Bajraktarin duke i respektuar kushtet nga marrëveshja e Mukes të cilat arsyeja kryesore për bashkimin e forcave dhe luftën e përbashkët:
• Kushti i parë: Të luftojmë derisa të lirohet Shqipnia, dhe mbas, në menyrë demokratike, me vota të lira, të formojmë qeverinë.
• Kushti i dytë: Kosova asht pjesë e Shqipnisë.
Këto kushte Muharrem Bajraktari i kishte deklaruar si me gojë ashtu edhe me shkrim, në bazë të një letre që ia kishte dërguar Kryeministrit Anglez Winston Churchill.
Isa Kopanica e dorëzon djalin e madh Daimin në dorë të Muharremit, i cili dërgohet për stërvitje dhe kryen kursin ushtarak për oficer në Shqipëri dhe Selanik, prej ku edhe gradohet me gradën Major. Por eprori dhe Komandanti i Ballit Kombëtar në Maqedoni ka qenë Kolonel Xhem Hasa i fsh. Semnicë të Gostivarit, njeriu i cili braktisi punën e gardienit në burgun Italian dhe ju bashkangjit rradhëve të ballit kombëtar. Në atë kohë, Mbretit Zog kishte zhvilluar një takim sy më sy me Churchillin, ku temë e bisedimeve kishte qenë ardhmëria e Shqipërisë së pasluftës. Në këtë takim, Cherçilli e pyet Mbretin Zog, a ke parti dhe ushtri tënden në Shqipëri?
Përgjigja ishte, kam vetëm ushtarët e gardës që më kanë ngelur atje. Nga këtu i rekomandohet të formon një parti politike dhe ushtri që do të vihet kundër fashizmit. Nga kjo bisedë, lindi idea e bashkëpunimit me familjet revolucionare dhe atdhetare, sikur që në rastin konkret është Mit’hat Frashëri[3] dhe formimi i ballit kombëtar si parti dhe frontit si forca të armatosura për çlirimin e Shqipërisë. Kontaktet e Daim Kopanicës me Muharrem Bajraktarin kanë qenë permanente.
Njohja dhe bashkëpunimi i ngushtë me Gajur Beg Derallën e lindi nevojën për formimin e çetës së Sharrit. Karakteristike që Gajur Beu ishte edhe nun i djalit të vogël të Daimit të cilin e pagëzoi vet me emrin e tij Gajur. Kjo e bëri që Isa Kopanica bashkë me familje të strehohet në shtëpinë e Derallave në Tetovë, ngase këtu ishte i dënuar me vdekje nga ushtria Bullgare, shkaku vrrasjes së Mara Bunevës. Qendra e koordinimit dhe marrjes së vendimeve për shtrirjen dhe luftimet e Ballit në Maqedoni, asaj kohe janë vendosur në shtëpinë e Derallave por ana e Gajurit dhe jo e Hesatit.
Daim Kopanica ishte delegat pjesëmarrës në Kuvendin e Lëvizjes Kombëtare të Rezistencës e mbajtur në tetor të vitit 1939 në Tiranë. Prej ku u pajisën me uniformat dhe me fletushkat që përmbanin programën e lëvizjes e cila më vonë do të njihet me emrin Balli Kombëtar. Pasi filloi lufta e dytë botërore, filluan të krijohen formacionet e ballit kombëtar edhe në trevat tona por me idenë e bashkimit me Shqipërinë dhe kundër sovjetikëve dhe komunistëve.
Isa Arifi, baba i Daimit i rekomandon djalit që njësitë ushtarake të mos dalin njëher me uniformat e ballit, por kërkon që të bashkojnë forcat shqiptare kundër fashizmit, të çlirojnë vendin dhe pas formimit të qeverisë do të përcaktohet edhe uniforma e ushtrisë shqiptare. Qëndrime identike me Muharem Bajraktarin si njëra ndër kushtet kryesore të marrëveshjes së Mukes.
Në fillim shokët më besnik që e kanë shoqëruar Daimin nga Dërveni janë Kasami dhe Shefketi nga fsh. Arnaqi, Lazami nipi i tij i cili ishte i pandashëm deri në vdekje, Mustafa, Rafizi, Arifi, Bajrami dhe të tjerë. Ndërsa në Tetovë dhe Shqipëri i njoftua me Xhelë Kalishtin të Strugës, Murat Llabunishtën, Uke Cama i Dibrës, Bajram Dobërdollin, Hazir Tenovën, Shuaib Kamberi, Sul Asllanin, Arif Kapedanin, Isufin, Shehapin, Zylbearin e tj.
Betejat më të mëdha i ka zhvilluar bashkë me shokët në Korab. dhe strehimin e kishin në Rrëshen, Çajë te familja Shehu, në fshatin fshat të Lumës, në Bicaj sidhe në Koritë, Gurgunicë, Merovë e tj,. të rrethit të Tetovës e Shkupit. Vendin më të sigurtë të strehimit e kishte te Shabon Korita në një familje tepër besnike ku nëna e asaj shtëpie e kishte pranuar për djalë të vetin dhe e deshi deri në fund të jetës.
Daimi dhe Gajur Beg Deralla[4] bashkë me shokët e tjerë operonin me çetën e sharrit. Kasami shoku i tij iu bashkangjit çetës së Xhem Hasës si përforcim për akcionin kundër komunistëve në Bukovik të Kërçovës. Akcion tepër i rëndë ku në rradhët e komunistëve kishte edhe shqiptarë nga Dibra shkaku që në Dibër ishte themeluar Komiteti i parë i Partisë Komuniste për në Maqedoni. Në akcionin e Bukovikut u plagos rëndë dhe mv pas nuk ju rezistoj plagëve Kasam Goge Arnaqia një trim i shquar dhe djal besnik. Dhimbja nga vdekja e Kasamit është shkaku kryesor dhe arsyeja e vetme që atë natë Daimi me çetën e tij do të marrin akcionin duke sulmuar karakollin e Tetovës dhe duke e çliruar Tetovën. Kjo është e vërteta, por familja nuk e kërkon këtë gjë për lavdatë, sepse në këtë akcion merita u takon gjithë luftëtarëve të ballit kombëtar dhe turpi mbetet mbi ata që asaj kohe bashkëpunonin me komunistët nv dëm të shqiptarëve dhe në interes të sllavëve.
Pas kësaj, njëri nga akcionet që ka lënë nam dhe që ka tmerruar komunistët duke u hudhur të gjallë në lum, është edhe beteja e Treskës (Iliridës) që u zhvillua në vet trevën e Dervenit.
Nga aktorët e gjallë të kësaj beteje është Hafëz Jusuf Azemi i Dobroshit të Tetovës që jeton në SHBA. Hfz. Jusufi përpos pjesëmarrjes, ai edhe është plagosur rëndë në betejën e Lubinit. Tre javë për te është kujdesur Daimi duke i ia caktuar Lazamin nipin e tij t’i qëndron te koka dhe duke i siguruar mjek nga Tetova për të kryer intervenim kirurgjik. Falë asaj ndërhyrje u shpëtua jeta e një veprimtari, luftëtari dhe atdhetari të çështjes kombëtare deri më sot. Urdhëri rreth mobilizimit ka qenë: “Sot është dita që duhet të shitet lopa dhe të blehet arma”. Kishte ca hoxhallarë që asi kohe donin të pengonin këtë lloj të mobilizimit, por fundi i tyre ishte me turp dhe ndeshkim me përdorim të forcës.
Çeta ishte zgjëruar dhe kënga e dikurshme kem një u bëmë dy, tani numeronte mbi 300 trima kush me pushkë e kush me sëpatë. Afet Mazllami i Çajlanës mobilizonte pjesën e NDSH-së ndërsa Daim Kopanica pjesën e Ballit Kombëtar. Në këtë betejë do të veçojm: Daim Isë Arifi, Shefket Goge Arnaqia, Rafiz Isë Arifi nga Kopanica, Mefail Gollgoni nga Semenishti, Shaban pelivoni nga Setapetka, Shefket Latifi nga Gërçeci, Bajrom Çilafi, Asllan Setapetka, Hasan Bacaçi, Vehap Tosumi, dhe shumë të tjerë. Këto të dhëna i dëshmon edhe vet Shaban Pelivani nga Stambolli i Turqisë.
Rapsodët edhe sot ua këndojnë këngën:
BALLISTËT E DËRVENIT
Ky Dërveni, grykë me emën
N’Dardani është i përmendun
Ndër beteja e n’rrafsh kuvendi
I këndohet kënga rend për rendi
Burra trima krejt me plisa
Komandant Daim Kopanica
Shokët e ballit i kish me veti
Si Kasomi edhe Shefketi
N’kep t’shishovës kanë zënë prita
Po luftojnë me komunista
Mitralozit i ndëgjohet zani
N’dor e mban Shaban pehlivani
Djemt e ballit me besë të Zotit
I dalin zot gjithmonë vatonit
Kanë luftue me kon Shypni
Mos me mbet ky vend ndër shki
Me nderime i kujtojm
Edhe këngën ua kendojm
Zoti për këta past ramet
Kanë luftue për komb të vet[5]
Beteja e Treskës ishte triumfi mbi fitoren dhe likuidimin e dy batalioneve dhe tre çetave partizane. Nga ky moment vullneti dhe morali ishin në nivel tepër të lartë. Por me rëndësi është se edhe banorët e trevave shqiptare i mbështetnin luftëtarëët e ballit kombëtar dhe ishin kundër të kuqit, siç i quanin komunistët bollshevik. Faktet historike tregojnë dhe dëshmojnë se po këta forca të ballit kombëtar e çliruan Shkupin nga fashistët bullgar.
Menjëher pas çlirimit Daimi iu kthye jetës normale si çdo qytetar tjetër, ngase u kuptua qartë që shteti shqiptar ka përqafuar me të madhe Rusinë dhe ka bashkuar forcat e saja me forcat Jugosllave duke luftuar dhe likuiduar patriotët e ballit Kombëtar dhe gjithë ata shqiptar që i qëndronin besnik marrëveshjes së bashkimt të Kosovës me Shqipërinë.
Edhe pse i ri për nga mosha, atë vit u zgjodh Kryetar i njësisë administrative që ishte në fsh. Rashçe. Nga ana tjetër Gjon Sereçi kishte emruar 2 mësues që të vine në Krahinën e Karshiakës dhe ta ndihmojnë Azem Moranën në hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Fanatizmi me rrënjë të thella dhe ndikimi nga Draçeva pro bullgare i pamndësuan këta mësues të kryejnë misionin e tyre. Me rekomandim të Azem Moranës, këta dy mësues njëri Jetish Vishi dhe tjetri mehmet Dushku vine te Daim Kopanica ku menjëher gjejnë mbështetje, strehim dhe klasat e gatshme për të filluar vitin e ri shkollor, por kësaj rradhe shkolla do të mban emrin e saj në gjuhën shqipe “Dituria”. Person ii caktuar që tju shërben për nevojat e tyre ka qenë Hoxha i fshatit Molla Xhemshit Krosi i cili e shfrytëzoi rastin që përpos shkronjave arabe të profesionit hoxhë, të meson edheshkronjat e alfabetit shqip. Këtë gjë me rastin e 50 vjetorit të SHF. “Dituria” e pohoi me gojën e tij mësuesi Jetish Vishi i cili evokoi kujtimet e veta me hapjen e paraleleve të para me mësim në gjuhën shqipe. Daimi ishte i dënuar me vdekje nga Komiteti i Partisë Komuniste. Kanë qenë të shpeshta bastisjet dhe malltretimet jo vetëm në familjen e ngushtë, por edhe më të gjërë të tij.
Ai asaj kohe strehohej në fsh. Merovë, në fsh. Raoviç, në Novasellë të Tetovës. Përveç Koritës, Gurgunicës dhe Çegranit ku edhe sot kemi dëshmitarë të gjallë të asaj kohe. Komunistët kishin aritur që në shtëpinë e Daimit të instalojnë bashkëpuntorët e tyre të cilët ishin rrogtarë në ruajtjen e bagëtisë. Njëri prej tyre ishte Nuhishi dhe tjetri dhëndri i Daimit që ishte Havziu. Këta persona u zbuluan fal veprimtarit të NDSH-së z. Xhemal Fera i cili në atë kohë ishte veshur me petkun partisan por në shërbim të NDSH-së, që më vonë edhe arestohet dhe dënohet me burg të rëndë. Xhemal Fera e njofton Isë Arifin duke i treguarse Daimin e dua si vëlla timin dhe lutem largoe nga nahija shkaku i spiunëve që ka lëshuar shteti, duke ia bërë me dije edhe emrat e spiunëve. Nga ky moment Isa kërkon ndihmë nga homologu dhe miku i shtëpisë Abdyl Durra në Kaçanik. Daimi një kohë të shkurtë ka qëndruar në sofër të Abdylit bashkë me Hajriz Kajollin, Ram Bekën, Kadri Rakën e tj.
Pas një mosëmarrveshje me shokët e Abdyl Durrës dhe ndërhyrjen e burrit trim dhe të urtë Islam Brava i cili e merë Daimin bashkë me Lazamin e Hajriz Kajollin dhe i dërgon në fsh. Tanishec të Malsisë së Shkupit duke ia dorëzuar Rexhep Tanishecit. Ajo që është interesante se në shtëpinë e Rexhës kishte qenë e strehuar edhe sekretarja e komitetit qëndrorë komunist për qarkun e shkupit Veselinka Malinski. Daimi lartë në dhomë, ndërsa Veselinka poshtë me grate e shtëpisë e veshur me kostum shqiptar. Kjo ka zgjatur me muaj derisa me ndërhyrjen e Rexhepit u pranua intervenimi i Veselinkës që të bëhet gjyqi dhe Daimit në mungesë të dëshmitarëve ti hiqet dënimi me vdekje dhe të dënohet vetëm me kusht.
Daimi ndëroi jetë në moshën 44 vjeçare të vitit 1959, pas vete ka lënë 6 fëmijë: Didaren, Fahriu, Rizahin, Reqifen dhe Rabishen. Pas vdekjes, familja e tij u shpërngul në Shkup ku edhe sot e kësaj dite jetojnë.
Përpos veprimtarisë atdhetare të Daimit plak, veprimtarinë patriotike dhe atdhetare e vazhdoi edhe nipi i cili mban me krenari emrin e gjyshit, pra Daim Hiseni. Në rininë e tij ishte aktor i dalluar i dramës shqipe ku mbi 10 herë zgjidhet aktori më i mirë i qytetit, Republikës por edhe dy herë në nivel Federativ. Ishte pjesë e lëvizjes studentore, organizatorë për Shkup dhe pjesëmarrës i demostratave të viteve të 80-ta. Në vitin 1991 u emrua antarë i Shtabit Operativ “UNIKOMB”në Tiranë së bashku me MR. Halil Alidema dhe Mr. Ukshin Hoti. Në atë kohë në Tiranë takohet me Heroin Zahir Pajaziti i cili edhe ia la nofkën Wallteri. Në atë kohë Daimi në Shkup qëndron mbi një muaj me Komandantin Legjendar Adem Jashari, para se ai të nisej për Tiranë. Ishte mik i afërt i Bacit Adem Demaçi por i mbantte kontaktet edhe me Trashigimtarin e Fronit Mbretëror NMT Leka Zogu i Parë. Sypatrembur ishte pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së në Kosovë dhe në Iliridë, ku pas luftës, me nderë dhe përgjegjësi ushtroi detyrën e Kryetarit të SHVL UÇK-së. …
- ^ "SHKSHM përshëndet inagurimin e bustit të Isa Boletinit në Saraj". www.albeu.com. Marrë më 2021-02-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Muharrem Bajraktari". Wikipedia. 2020-08-11.
- ^ "Mid-hat Frashëri, personalitet politik e shtetëror, diplomati që la gjurmë në historinë e diplomacisë shqiptare". Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme. Marrë më 2021-02-23.
- ^ "Gajur Deralla". Wikipedia (në anglisht). 2021-01-02.
- ^ "Daim Kopanica". Forumi Shqiptar. Marrë më 2021-02-23.