Xhemë Hasa
Xhemë Hasa lindi në Simnicë në mars 1908, vdes më 6 maj të vitit 1945. Xhemë "Xhemo" Hasa-Gostivari, ishte një nacionalist shqiptar dhe bashkëpunëtor, në krye të aktiviteteve të Ballit Kombëtar në rajonet perëndimore të Maqedonisë Veriore, pjesë e Jugosllavisë pushtuar nga Italianët fashistë dhe Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Xhemë Hasa | |
---|---|
U lind në | Mars , 1908 |
Vdiq | 6 Maj, 1945 (37 Vjeç) |
Kombësia | Shqiptare |
Emrat e tjerë | Xhemail Hasani |
Profesioni | Komandant |
Vite aktiviteti | 1941-1945 |
Organizata | Balli Kombëtar |
Biografia
RedaktoXhema lindi në një familje të varfër fshatare, nuk pati mundësi të shkollohet, pasi u rrit, filloi të merret me bujqësi e në veçanti me blegtori. Familja Hasa gjithmonë ka qenë e vëzhguar nga pushteti sërb, ata gjithmonë kujtonin rezistencën shqiptare të shtatorit dhe trimërinë e familjes Hasa, në veçanti të gjyshit Esat Ali Hasa.
Në këto rrethana politike pushteti sërb mori masa të ashpra kundër fshatit Simnicë që njihej si qendër e rezistencës midis Gostivarit dhe fshatit Zajaz. Po ashtu edhe Familja Hasa e dinte se në çdo kohë pushteti sërb e ka sy të keq. Xhema pasi u rritë u martua dhe filloi të merret me punët e shtëpisë për të ushqyer familjen. Gostivari me rrethinë nuk ngeli vetëm me kaq, pushteti pansllavist e kishte shpallur si problem politik Gostivarin me rrethinë. Prandaj pushteti sërb disa herë ka bërë terror mbi këtë popullatë liridashëse Gostivari ka lindur trima e në veçanti dallohet fshati Simnicë. Në këtë fshat ka lindur edhe Xhemë Hasa në vitin 1908.
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto[1] Arkivuar 14 korrik 2019 tek Wayback Machine [2] Arkivuar 17 gusht 2016 tek Wayback Machine