Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Endrimataj. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Endrimataj!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Endrimataj, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:37 (CET)Reply

Pyetje per Dr. Myrteza Aliun

Redakto

Mirembrema, kam nje pyetje per ty ketu]. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:15 (CET)Reply

Shume faleminderit! Dhe te lutem, a do ishte me mire ta kishim me kete titull artikullin e tij: Myrteza Aliu? Ki parasysh se ne enciklopedine angleze gjithashtu zhvendosur faqja ne Myrteza Aliu pasi tani eshte Dr. H. Myrtezai Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:27 (CET)Reply

Po ne rregull. Mund ta vendosim emrin e faqes Myrteza Aliu. Faleminderit.

Mbase do te ishte me sakte ne vijim edhe te firmes qe faqen ta vendosim Dr. Myrteza Aliu. Faleminderit.

Titujt e profesioneve nuk vendosen ne wikipedia si rregull, po vendosen ato te klerit (te pakten sipas rregullave te wikis anglisht), prandaj te pyeta nese ishte gjithashtu edhe hoxhe dhe ne kishte lidhje me kete. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:36 (CET)Reply
Dhe te lutem na sill cfaredo referenca (gazeta apo ndonje gje tjeter qe ke) qe t'i perdorim si burime dhe artikulli te zgjerohet sa me shume. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:37 (CET)Reply

Ok ne rregull. Ne dijenine time nuk ka qene Hoxhe.

Nese lindja dhe vdekja kane qene 1891-1954 shanset jane te jete po ai, po te lutem kerko pak. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:38 (CET)Reply

keto jane dy artikuj ne Internet ku eshte cituar emri i tij: http://rrugaearberit.com/arkiva/2007/prill2007.pdf dhe http://www.komunitetibektashi.org/skedaret/tetor2010

Te parin besoj eshte ai, per te dytin kam dyshime, pasi nuk merret vesh se per cilin Myrteza Ali e ka fjalen shkruesi. Nese ai ka qene imam, dhe ka qene i cituar si akademik feje, dikush i komunitetit bektashi do mund te te ndihmoje. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:47 (CET)Reply
Artikullin e zhvendosa te Myrteza Aliu. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:48 (CET)Reply

Faleminderit per redaktimin. Do pyes tek komuniteti Bektashi per citimin.

Kjo eshte jashte argumentit. Nese Dr. Tit Dibra, futbollisti i Tirones se viteve 1970 dhe tani doktor ne Spanje ka lidhje gjaku me Myrtezain, na e thuaj. Dhe gjithashtu, nese s'e ke problem, nise nje artikull edhe per ate. Problemi eshte qe s'kemi shume burime online per Dibren, dhe duhet te germojme artikujt e "Sportit popullor" te atyre viteve, po kush i ka me? Ne enciklopedine angleze u fshi kot se s'kishte burime ([1]), po mund te rikrijohet po te gjejme ca. Sportishqiptar 28 nëntor 2011 23:59 (CET)Reply
Te lutem,
  1. Thuaj faqen dhe emrin e autorit per referencen e artikullit ne gazeten shqiptare 31.10.2010.
  2. Mundohu te japesh faqe dhe vit botimi per librin e Mitrush Kutelit (Xinxifilla).
  3. Nis nje artikull per Hajdar Blloshmin
  4. Ne pergjithesi fut referenca, ato e permiresojne artikullin dhe nese kemi te pakten 4-5 te tilla mund ta cojme per Artikull te mire. Ki parasysh qe cdo paragraf duhet te kete te pakten nje reference. Per te futur referencat lexo kete. Faleminderit e me te mira! Sportishqiptar 29 nëntor 2011 15:06 (CET)Reply

Bio e plote e Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra)

Redakto

Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) 1878 – 1937

Doktor Myrteza Ali Struga, i diplomuar për teologji dhe mjekësi në Stamboll iu dedikua, krahas të tjerave, edhe përhapjes së gjuhës shqipe dhe mbrojtjes së interesave kombëtare që kulmoi deri në firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. Doktor Myrteza Ali Struga ka lindur në Strugë ku kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme. Që në moshë të re i dedikoi shumë kohë përhapjes së gjuhës shqipe, sidomos te fëmijët e familjeve të varfra. Kjo veprimtari u zgjerua më tej në kohën kur doktor Myrtezai së bashku me Nuri Sojlin dhe Zydi Ohrin themeluan një shkollë shqipe, e cila kishte shtrirjen e vet në Strugë, Ohër, Pogradec dhe fshatrat përreth. Doktor Myrtezai u kërcënua dhe u internua për më se një vit nga autoritetet ushtarake të Strugës, pasi përhapja e gjuhës shqipe konsiderohej si veprimtari anti Serbe. Në vitin 1903 ai vendos të largohet për studime të larta në Stamboll, ku pas përfundimit të shkollës për teologji, vijoi studimet në Universitetin francez të mjekësisë në Stamboll. Emri i tij gjendet edhe në radhën e studentëve të vitetve 1909-1910 së bashku me Dr. Omer Nishanin, me të cilin kishte lidhur një miqësi të ngushtë (Gazeta Shqiptare 31.10.2010). Gjatë viteve si student, Myrtezai bashkë me atdhetarë të tjerë shqiptarë, aktivizohet te klubi “Bashkimi” si dhe në organizatën e rilindjes shqiptare me emrin “Burimi”. Në programin e këtyre organizatave politike dhe kulturore ishte jo vetem arsimimi në gjuhën shqipe me alfabet latin (në kundërshtim me predikimet e xhonturqve për të përdorur alfabetin arab), por edhe një hap i parë për të siguruar autonominë e Shqipërisë. Pas diplomimit në Stamboll, Myrtezai kthehet në vendlindjen e tij në Strugë ku fillon të ushtrojë profesionin e mjekut. Në këtë punë spikat humanizmi i tij. Përveç punës si mjek, Myrtezai nuk rreshti së përpjekuri për përhapjen e gjuhës shqipe. Në librin e Mitrush Kutelit “Xinxifilla”, përmendet edhe doktor Myrtezai “I ndjeri doktor Myrtezai, na mësonte ne fëmijëve të vegjël të shkruanim dhe lexonim në gjuhën shqipe”. Shpeshherë mësimin e bënte edhe në mungesën totale të kushteve. Mësuesi i muzikës, Krasta, kujton se “doktor Myrtezai na e mësonte gjuhën shqipe duke shëtitur me barkë në gjolin e Pogradecit”. Në nëntor të vitit 1912, doktor Myrteza Ali Struga së bashku me Zydi Ohrin dhe Nuri Sojlin u zgjodhën delegatë të Ohrit dhe të Strugës për në Kuvendin e Vlorës ku dhe firmosën Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë. Në numrin 31 në listë është edhe firma e doktor Myrteza Aliut. Në vitin 1918 doktor Myrtezai martohet me Fadile Blloshmin, vajzën e Hajdar Blloshmit, e cila fatkeqësisht vdiq pas një kohe të shkurtër duke i lënë vajzën gjashtë muajshe, Fejzihen. Po atë vit doktori martohet për herë të dytë dhe gruaja e tij, Nebija e mban dhe e ushqen si vajzën e vet mbesën e Hajdar Blloshmit, të Selaudinit dhe të Hakiut. Doktor Myrtezai pati nga martesa e tij të dytë edhe gjashtë femijë të tjerë: Adli Dibra, Nevzat Dibra,Fatmir Dibra, Tomor Dibra, Hervehe Dibra (Laze) dhe Qerime Dibra (Baholli). Në vitin 1920, doktor Myrtezai morri pjesë si delegat i Ohrit dhe i Strugës në Kongresin e Lushnjes ku tema kryesore ishte përgatitja e platformës kundër copëtimit të Shqipërisë nga forcat aleate. Në librin e tij me kujtime të profesor doktor Fejzi Hoxhës mbi mjekësinë shqiptare, botim i vitit 1962 në Tiranë, përmendet edhe doktor Myrteza Struga si një ndër figurat e shquara të mjekësisë shqiptare dhe firmëtar i Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe delagat i shquar në Kongresin e Lushnjes. Si doktor i është dashur të punojë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Lezhë, Lushnje, Elbasan, Kavajë, Pogradec dhe në vitin 1932 ai u transferua në Peshkopi, ku dhe u emërua drejtor i spitalit të qytetit. Tre vjet vjet më vonë, në vitin 1935 doktor Myrtezai transferohet në Tiranë bashkë me të shtatë fëmijët dhe në mars të vitit 1937 vdes nga një sëmundje e rëndë duke lënë në pikëllim gruan dhe shtatë fëmijët e tij. Në 70 vjetorin e Pavarësisë, në vitin 1982, merr pjese edhe bashkëshortja e doktor Myrteza Ali Strugës (Dibra), Nebija, e vetmja grua patrioti ende gjallë deri atëhere, së cilës iu rezervua një vend i nderuar në tribunën e qytetit të Vlorës dhe në mbrëmjen e organizuar me atë rast. Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare disponohen fotografi të kësaj ngjarje të rëndësishme, në të cilën paraqitet edhe gruaja e doktor Myrteza Ali Strugës.

Ki parasysh qe te gjitha te dhenat jane deshmi e femijeve te tij.