Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Xgameboss123. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Kapitalizimi i emrave Redakto

Përshëndetje! Po kontrolloja kontributet e tuaja të fundit e vura re që një pjesë e madhe e tyre konsiston në kapitalizimin e emrave të popujve e muajve, diçka që, sipas rregullave të drejtshkrimit shqip, nuk duhet të ndodhë. Në shqip emrat e muajve (si janar, korrik, tetor, etj.) dhe emrat e popujve si (shqiptarë, grekë, egjiptianë, etj.) shkruhen me shkronjë nistore të vogël, jo të madhe, siç ndodh në anglisht. E njëjta gjë me emrat e gjuhëve (si shqip, rusisht, kinezisht, etj.). Për pasojë, do të të lutesha të hidhje një sy këtu dhe të riktheje ndryshimet e bëra të kesaj forme. Gjithashtu, duhet theksuar që, pavarësisht kësaj, kontributi yt është i mirëpritur dhe jemi falënderues për ndihmën e dhënë në komunitet. Puna e mbarë! - Klein Muçi (diskutimet) 16 korrik 2023 14:03 (CEST)Reply