Leonora Qaushi
Lojrat popullore në dasmën hasjane
RedaktoPër të dhënë kuadrin koreografik të Hasit sa më të plote, po ndalemi, shkurtimisht dhe në disa lodra dhe argëtime popullore, në të cilët, ku më shumë e ku më pak, gjejmë elemente a specifikime të veçanta koreografike.[1] . Si krijime të kësaj natyre, që praktikohen dendur në Has dhe pasurojnë traditën e tij folklorike, mund të përmendim. I mjeri une i mjeri xingth i vetëm. Loja e kapuçave. Loja e iriqit. Plaku i dasmes .[2].Këto krijime në vetvete, përbëjnë një unitet e bashkëveprim artistik të elementit koreografik, poetik e melodik. Në këtë simbiozë artistike merr pjesë, me cilësinë e një mjeti origjinal shprehës, dhe pantomima. Siç dihet, ky element i rëndësishëm i folklorit tonë dramatik, është arti i të shprehurit të një mendimi nëpermjet lëvizjeve, që gërsheton tre elemente: gjestin mimikën e fytyrës dhe plastikën. Vlera e madhe ideoestetike e lodrave dhe argëtimeve popullore që përmendem qëndron ne përmbajtjen, në fabulën e caktuar që ato kanë me përgjithësisht dhe në mjetet shprehëse, figurative e artistike. Në këto krijime, gjatë shtjellimit të fabulës ,bie në sy të kërcyerit me një plastikë jo aq të përcaktuar si dhe tingëllimi i fjalës së kënduar me shpërthime edhe të rastit. Po kështu, shtjellimi i fabulës, veç një bërthamë të qëndrueshme ,ecën në rrugën e spontaneitetit dhe improvizimit simbas fantazisë krijuese të artistëve popullorë. Kjo është edhe arsyeja që këto krijime të cilat praktikohen si nga gratë ashtu dhe burrat. Këto krijime përdoren në raste të ndryshme festive, por më shumë ndër dasmat. Një tjetër kakakteristikë e tyre është roli i veçantë i ambientit, i spektatorëve .Këta marrin pjesë aktive në zhvillimin e lojës, jo vetëm me ndërhyrjet, thirrje inkurajuese, të qeshurat,por ,në momente te caktuara dhe si personazhe vepruese, që komunikojnë me lojtarët kryesorë.Më poshtë po përshkruajmë shkurtimisht disa prej tyre pra disa nga këtyre krijimeve.
- I mjeri une i mjeri xingth i vetëm
- Loja e iriqit
- Loja e kapuçave
- Plaku i dasmës
I mjeri unë i mjeri xingth i vetëm −. Ky argëtim emërtimin e ka marrë nga vargu i parë i tekstit të kënduar. Veç Hasit luhet dhe në shumë krahina të vendit e, në mënyrë të veçantë, në ato të Shqipërisë Veriore e Verilindore, si në Lumë,.[3]Mirditë,Malësia e Madhe. Ekzekutohet kryesisht nga gratë në dasma dhe, meqë nuk ka vështirësi në të interpretuar, marrin pjesë një grup grash, por rolin kryesor ,si në kërcim ashtu dhe në këngë, e luan njëra, ajo që udhëheq lojën dhe këngën. Ky argëtim, si nga pikëpamja koreopantonomimike, ashtu edhe muzikore, ka karakter dialogu në mes të një lojtareje dhe grupi. Në këtë rast gratë ekzekutuese dalin në vendin e kërcimit, vendosen në formacionin gjysëmrrethi, të kapura për duarsh, zinxhir, poshtë dhe nisin argëtimin. Valltarja e parë, ndërsa këndon vargjet I mjeri unë ,i mjeri xingth vetëm ,/Bylbylo ,bylbyle, vepron me hapa të thjeshta në qendër të grupit, duke përplasur edhe shuplakat nën ritmin e hapave, ndërsa grupi i grave qëndron në vend në formacionin gjysëmrrethi, pa lëvizur e pa kënduar. Kur këndon valltarja e parë, qëndron në vend, në qendër, ndërsa grupi përgjigjet me këngë :Kur ma shumë mos të pasha .\Bylbylo ,bylbyle.Melodia e këtij argëtimi përbëhet prej një fraze muzikore me tetë masa në kohën 2/4.[4].Në ndonjë variant të këtij argëtimi, që praktikohet kryesisht nga vajzat e shkollave, gjejmë edhe motive të zakonshme të kërcimeve të grave .
Loja e iriqit −Në krahinën e Hasit nga gratë është praktikuar, ku më shumë e ku më pak edhe ky argëtim koreopantomimik, i cili, gjithashtu luhet në shumë krahina të vendit tonë.[5]. Në variantin hasian të këtij argëtimi marrin pjesë një grup grashë, por vetëm njëra luan rolin kryesor. Kjo futet në nje thes dhe mban ritmin me anën e dy lugëve, ndërsa gratë përreth, duke shoqëruar me darje, këndojnë :Del, iriqi ,del e luej ./qat nuse t'mirë po ta ruej .Lojtarja kryesore, kur dëgjon fjalët, del nga thesi fillon e kërcen e gëzuar, me improvizime të rastit, me ndonjë motiv të thjeshtë të kërcimeve të grave, ose duke imituar iriqin .Kur grupi i grave ,në vazhdim të argëtimit ,këndon Del,iriq ,del e luej ,/qat plakë të keqe po ta ruej ,-iriqi- ulet ne tokë,nxjerr nga mesi -torokopin-(një mjet pune ) dhe, në shenjë zemërimi, qëllon shpeshherë me të.
Loja e kapuçave–Është një ndër lojrat më të popullarizuara jo vetëm në Has por edhe në krahina të tjera të Shqipërisë së Mesme ,Veriore dhe Verilindore si dhe të Rrafshi i Dukagjinit,megjithëqë në të elementi koreografik, në krahasim me argëtimet e tjera, është i kufizuar.Loja praktikohet ndër tubimet e burrave, sidomos në dasëm, në orët e vona të natës, pasi janë ekzekutuar këngët e vallet .Në kapuçat marrin pjesë deri 30 veta gjithsej. Loja nis me dy lojtarë, të cilët, me rradhë, zgjedhin shokët midis pjesmarrësve dhe formojnë secili nga një -parti-.Të dy grupet, të ulur në shesh në formë, fshehin me rradhë një kokërr të vogël në çorape te leshta apo kapuça.[6] Grupi kundështare duhet të gjejë ku është fshehur kokrra. Po e gjeti fiton nje sasi pikësh, në mos humbet disa prej tyre (kjo lojë vazhdon 1-1.30 orë). Grupi që grumbullon më parë pikët e caktuara shpallet fitues. Sipas rregullit pala që humbet është e detyruar të qëndrojë ulur, pa folur, kurse burrat e palës fituese ngrihen në këmbë rreth tyre, vendosen në formacionin gjysëmrrethi dhe, të kapur prej krahësh, nisin tu këndojnë të mundurve. Kënga, në përgjithësi, ka karakter thumbues, dhe shpeshherë me fjalë të rënda.[7]. Teksti poetik i këngës nuk është krejtë i përcaktuar, por lojtarët e improvizojnë sipas dëshirës dhe momentit, duke shfrytëzuar vargje e shprehje klishe. Zakonisht vargu i parë këndohet nga lojtari i parë i palës fituese dhe përsëritet nga shokët e tij të grupit. Kënga këndohet në mënyrë homofonike, pa shoqërim instrumental dhe përbëhet nga një fazë muzikore prej katër masash ,me vlerë 5/8, që përsëritet.[8]
Plaku i dasmës -Është një argëtim koreopantenomimik i njohur, që praktikohet në shumë krahina të vendit tonë dhe, me një origjinalitet e trajtë të veçantë, paraqitet edhe në repertorin e krijimeve folklorike tradicionale te krahinës se Hasit. Fabula e këtij argëtimi temën e ka marrë nga sfera e jetës shoqërore e familjare. Këtu bëhet fjalë për një nga plagët e shoqërisë së kaluar, atë të martesës së burrit të moshuar me një vajzë të re. Mjeshtëria dhe mënçuria popullore e sulmon këtë realitet nëpërmjet paradonizimit dhe thumbimit. Ky argëtim është praktikuar dhe vazhdon të praktikohet kryesisht gjatë ceremonialit të dasmës, më shumë nga gratë, si një krijim artistik i këndësh që krijon një atmosferë humori dhe gazi. Për arsye të vështirësisë që paraqet interpretimi i këtij krijimi nuk mund të marrë pjesë në të kushdo, por gratë që kanë aftësi koreografike, muzikore e poetike dhe, nga tjetër, janë të njohura si shakaxhesha. Ndër ato që kanë luajtur shumë këtë argëtim janë dhe Zoja Isuf Sheta [9] nga Kishaj si dhe Shake Sadria nga Vogova. Plaku i dasmës, është praktikuar edhe nga burrat e Hasit, zakonisht ndër dasmat. Në këtë rast rolin e nuses e luante një burrë i veshur e i maskuar sipas rastit. Te burrat është praktikuar më shumë varianti i rrëmbimit të nuse nga të pranishmit dhe i përpjekjeve të plakut që qoftë me forcë, qoftë me të lutura, ta gjejë nusen. E kur e gjenë, fillon kërcimin që shpesh shoqërohet me çifteli. Kërcimi nuk është serioz, por vetëm me keshë dhe nuk i shkon çiftelisë. Plaku i dasmës, në këtë krahinë paraqitet dhe me variante të tjera, të cilat ndryshojnë midis tyre nga rrjeshtimi i episodeve, nga format e kërcimit, nga veshja që përdorin ekzekutueset. Kështu në ndonjë variant tjetër <plaku> nuk e sjell me vete nusen, por e zgjedh midis grave; ai kërcen me nusen dorë për dore; në vend të kapuçit mund të lidhë në kokë një shami, ose në vend të pushkës të ketë një <shtagë>(shkop) e ta përdorë si çifteli.[10]
- ^ R.Bogdani. Argëtimet koreopantonomimike si një fushë e rëndësishme e koreografisë popullore dhe funksioni i tyre .
- ^ Argëtime e lojëra të tjera.
- ^ Pasuria folklorike, koreografike e krahinës së Lumës.
- ^ AIF ,bob 770/9 Metaliaj-Kukes(1970).
- ^ Pasuria folklorike koreografike e krahinës së Lumës .
- ^ Dhoma e miqve ku praktikohej loja fq 113.
- ^ Këngë e inçizuar gjatë një loje Domaj-Has fq 113.
- ^ R.Bogdani,AIF,bob 812/4.
- ^ Zoja Isuf Sheta e lindur në Kishaj në vitin 1917 dhe martuar në Krumë AIF R.Bogdani.
- ^ Melodia e këngës AIF,bob.770/3.
- ^ Folklori koreografik i Hasit,fq109