Përmasat e ekranit
Me termin dimensioni i ekranit apo diagonalja e ekranit nënkuptohet gjatësia e diagonales së ekranit që zakonisht matet në coll.
Madhësitë standarde të përdorura gjatë dhjetëvjetëshin të fundit nga prodhuesit në vendet e perëndimit kanë qenë:
- 15 coll ~ 38,10 cm (për ekrane që zakonisht përdoren për punë të thjeshta)
- 17 coll ~ 43,18 cm (merret për nevoja normale zakonisht tek monitorët e lidhur për kompjuter)
- 19 coll ~ 48,26 cm (merret për punë që kanë të bëjnë me programe grafike)
- 20 apo 21 coll e më tepër ~ 50,0 cm apo 53,4 cm për përdorime profesionale si p.sh.: në DTP dhe CAD.
Po ashtu përdoret të ashtuquajturit ekrane "wide screen" që përdoren për kompjuter dore. Këto ekrane kanë dimensione të përshtatshme për syrin, nuk e kanë formën e katrorit por të katërkëndëshit si të formati 16:9. një monitor i tillë me diagonale prej 4 coll mjafton për nevoja të përditshme por edhe për shikimin e filmave. Gjatësia e diagonales së një ekrani "weid screen" prej 19 coll është diku rreth 48.1 cm. Gjatësia e diagonales është vetëm një madhësi fizike e ekranit, por jo edhe hapësira e vërtet e fotografisë. Kështu nga në mes të ramit të jashtëm të ekranit dhe atij të fotografisë krijohet një kornizë me ngjyrë të zezë. Mund të ndodhë që një monitor me një diagonale prej 17 coll të ketë një sipërfaqe të fotografisë prej 15 coll pa kornizë.