Përparim Kovaçi është një ish futbollist shqiptar. Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike ai ka luajtur me Klubin e Futbollit Tomori të qytetit të Beratit. Ai konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e futbollit beratas.

Përparim Kovaçi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPërparim Kovaçi
Datëlindja1 gusht 1956 (68 vjeç)
VendlindjaBerat, Shqipëri
Gjatësia1.68 m (5 ft 6 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
0000–1972Tomori
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1972–1990Tomori(100)
1981Flamurtari (huazim)0(0)
Skuadra të menaxhuara
2011–2012Tomori (assistant)[1]
2012Tomori[2]
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Kovaçi u aktivizua në futboll që kur ishte fëmijë në kampionatet midis lagjeve të qytetit të Beratit. Ai u dallua për aftësitë e tij për të shënuar gola.

Në sezonin 1972 – 1973 aktivizohet për herë të parë si sulmues me formacionin bazë të skuadrës së Tomorit. Që nga kjo kohë dhe deri në vitin 1990, kur i dorëzoi fanellën me numrin 10-të talentit tjetër beratas, Kliton Bozgos, Kovaçi do të bëhej idhulli i tifozerisë dhe lideri i skuadrës.

Në sezonin 1978 – 1979, ai shpallet golashënuesi më i mirë i Shqipërisë me 18 gola.

Kovaçi ka marrë pjesë në katër takime ndërkombëtare me ekipin e Flamurtarit, ku ka shënuar katër gola. Përparim Kovaçi mban titullin Mjeshtër Sporti.

Referimet

Redakto