Përparim Tomçini
Përparim Tomçini kompozitor shqiptar, ka lindur në vitin 1955, në Peshkopi.
Jeta
RedaktoKa mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera. Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në Bashkinë e Kamzës. Krijimtarinë muzikore e ka filluar që kur ishte student. Në vitin 1979, në konkursin me krijimtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve, fitoi çmimin e parë me rapsodinë vokale për Isa Buletinin, fitoi Çmimin e Parë në konkursin kombëtar të krijimtarisë artistike për gjinitë e mëdha me rapsodinë vokale “Rrënjët në gjak i ka liria”. Është autor i përpunimeve muzikore në mënyrë mjeshtërore të “Këngës së Rexhës”, “Pjergullo, moj pjergullo”, “”Po vjen zogu për rreth livadhit”, “Po këndojnë pushkët nëpër kulla”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “O, prite Azem Galicën” etj., këngë të cilat janë interpretuar me nivel të lartë artistik nga Liri Rasha, Saje Poleshi, Qerim Sula, Arif Vladi etj. Ka një krijimtari shumë të suksesshme muzikore dhe është autor i mbi 400 kompozimeve dhe përpunimeve të këngëve e melodive. Ka drejtuar tri ansamble artistike dhe një ansambël folklorik Ka realizuar 6-7 premiera ansamblesh në Televizionin Shqiptar me ansamblin “Dibra” e dhjetëra festivale të këngës dibrane. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta e ka dekoruar kompozitorin me titullin “Nderi i Kombit”. Nga Bashkia e Dibrës është shpallur “Nderi i Kulturës Dibrane”, ndërsa nga presindenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi është dekoruar me motivacionin: ”Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këngët e tij kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”. U nda nga jeta më 5 qershor 2020.[1]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2020. Marrë më 8 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)