PSHDK
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ose shkurt PSHDK, u themelua më 4 nëntor të vitit 1990, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë. Në këtë Kuvend Themelues u zgjodh Kryesia e PSHDK-së dhe kryetari i partisë, Lazër Krasniqi.
Poashtu në nëntor, 10 ditë më pas, në të njejtin ambient në Gjakovë, u mbajt Kuvendi Themelues i degës së PSHDK -së për qytetin e Gjakovës. Kjo ishe dega e parë e themeluar e PSHDK-së në Kosovë. U zgjodh Kryesia prej 11 anëtarësh si dhe kryetari i kësaj dege, Besnik Bardhi [1]
Delegacioni i PSHDK, në shtator të vitit 1991 bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, në ambientet e Hotel Arbëria në Tiranë, Besnik Bardhi, si kryesues i këtij delegacioni, i dorëzoj Programin dhe Statutin e PSHDK-së, personit të autorizuar Ndrekë Luca, në prani të Agim Gjakova dhe Esat Myftari.
Burimi i të dhënave
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |