Ndrek Luca

aktor shqiptar
This is the stable version, checked on 28 korrik 2023. 2 pending changes await review.

Ndrek Luca (3 shtator 1927 - 13 janar 1993) u lind në fshatin XhanDukagjinit, Shkodër, ishte aktor i mirënjohur shqiptar.

Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Kelv Dhembacit në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsirit “Otello”, dhe në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës. Në dramën Arturo Ui të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.

Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike, po aq tragjike, sa heroike, po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni Zjarri”), Ramiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

U nda nga jeta më 13 janar 1993.

Filmografia

Redakto

Referime

Redakto