Paga

(Përcjellë nga Pagës)
This is the stable version, checked on 7 tetor 2019. 1 pending change awaits review.

Paga është sasia e të hollave dhënë si kompensim i punës së dhënë që zakonisht paguhet për muaj. Përndryshe paga merret edhe si të ardhurat mujore të nëpunësve dhe të punësuarve tjerë që për bazë nuk i kanë orët e punës por paguhen sipas marrëveshjes në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Paga e personave zakonisht i nënshtrohet tatimeve shtetërore dhe në disa shtete në bazë të saj llogariten edhe parapagime të ndryshme si për shembull sigurimi shëndetësor, sigurimi i papunësisë, sigurimi personal etj.

Me Paga në administratën tatimore nënkuptohet kompensimin financiar dhe lloje te tjera të kompensimit, përfshirë mallrat, favoret, shërbimet, apo shkëmbimet ne natyrë, të paguara në lidhje me punësimin në një shtet. [1]

Për llogaritjen sa më të saktë të tatimit shtetërorë të pagave bëhet "pasqyra e pagës e cila njihet edhe si pasqyra humbje fitim".[2]



Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ LIGJI PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ Përkufizimi i Termave të Përzgjedhur Financiarë, raporteve, dhe Axhustimeve në Mikrofinancë - dok. në internet, prill 2007