Pandalejmon
fshat në Shqipëri
Pandalejmon është një fshat në komunën Livadhja në rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Pandalejmon |
---|
Gjeografia
RedaktoNga veriu fshati Pandalejmon kufizohet me Hoxhën (Livadhjanë), nga jugu me Komatin nga lindja me Gravën dhe nga perëndimi me Sopikun dhe Vagalatin. Pandalejmoni ka këto lagje: Melikan, Prronjatë (se është e vendosur në përrua), Karbuç, Vërtop dhe Zekatë.[1]
Toponimet të fshatit Pandalejmon:[2]
- Anil/i - kullotë kodrinore, në J.
- Ar’ e Binait – ara, në L.
- Ar/ a e Muçit - ara e kullota, në JL.
- Bajo e Habilit - arë në fshat, në J.
- Bakçeja e Godëlës – baçë, në VL.
- Baç’ e Komunës - baçë me ullinj të cilën e mbolli Komuna me punë vullnetare më 1929.
- Bakçeja e Kroit - ullishte e portokalle, në P.
- Bakçeja e Plakës - në L.
- Barbël/a – ara, në L.
- Bari Rremkos - ara e lëndine, në P.
- Bathame/ja — ullishte e pemë frutore, në P.
- Biraç/i - baçe e ullinj, në P.
- Borçet — arë në fushë, në J.
- Bot e Bardhë - vend ku ka dhe të bardhe, në V.
- Bot e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në P.
- Bregu i Aurit – breg, në J.
- Bregu i Beqir Muços — breg, në J.
- Bregu i Klishës – breg, në P.
- Bregu i Kollorcës - breg, kullotë, në J.
- Bregu i Kripës - breg ku barinjtë u jipnin kripë bagëtive, në L.
- Bregu i Lëmënjës – breg, në J.
- Bregu i Mullirit – breg, në V.
- Bregu i Qereçit – breg, ara, në J.
- Bregu i Xhamisë - hajsomer, në L.
- Bregu i Zekatet - breg me ullishte, në JL.
- Burim i Rrapit – burim, në L.
- Çaire – ara, në J.
- Çep i Vendit - baçë me ullinj, në V.
- Çuk’ e Hollozit - kodër me lisa, në J.
- Çuk’ e Lofatës – kodër, në J.
- Çuk e Muqishtës – kodër, në JL.
- Çuk’ e Rrenjës - në J.
- Çuk’ e Vilëzës – kodër, kullote, në J.
- Çuk’ e Zarkadiqes (zarkadiqe — një lloj luleje kjo si zambaku) - kodër, në V.
- Çuk’ e Zbelinës – kodër, në VP.
- Çukar/i – kodër, në L.
- Dasho/ua – arë, në J.
- Dedesh/i – ara, në JL.
- Dërrasa – arë, në J.
- Driza/t – arë, në J.
- Dufeka e Xhafos - sot liqen, në J.
- Dum/a - pyll e shkurre, në P.
- Dum e Kadriut – baçë, pyll e shkurre, në P.
- Faqa e Kallmit - kodër e veshur me lisa, në L.
- Ferra e Meçit - pyll me lisa e shkurre, në L.
- Glëm i Muqishtës – kodër, në JL.
- Grihez/a e Ninos – ara, në J.
- Gropa e Hadërit - pyll me lisa e rrepe, në L.
- Grop’ e Hukos - vend gropë, lëndinë, në J.
- Grop’ e Kangjellasit – kullota, në JP.
- Grop’ e Kartehëlës - vend gropë, në JL.
- Grop’ e Karthelës - vend gropë me lisa e fshikarta, në JL.
- Grop’ e Meçit – kullotë, në JL.
- Grop’ e Milatës - lëndina e ara buzë liqenit, në J.
- Grop’ e Rrapit – ara, kullota e rrepe, në JL.
- Grop’ e Rrënjës - vend gropë, në L.
- Grop’ e Spartës - kullotë e shkurre, në JL.
- Grop’ e Thanës - vend gropë me lisa të mëdhenj, në L.
- Grop’ e Thierit — pyll me lisa e shkurre, në VL.
- Grop’ e Ujsit - gropë që mban ujë gjatë dimrit, në L.
- Grop’ e Vogël - vend gropë me një pyll lisi, në L.
- Guda - ara në fushë, në P.
- Gjëmb i Manxetës – kullotë, në JL.
- Gjiskurra - vend grope, pyll me lisa etj.
- Hjezë/a – udhë që të çon në fushë, në J.
- Hund’ e Pashait – kullota, në V.
- Kacidhjare – kullotë, në P.
- Kalldrëm/i - rrugë me kalldrëm, në J.
- Kandalet e Hadërit – ara, në J.
- Kasht’ e Bellos - ara në fushë, në J.
- Kasht e Beqirit - arë, në J.
- Këmbat e Stanit - kullotë kodrinore, në J.
- Klishë/a - breg me shkurre, në P.
- Kodra – kodër, në V.
- Kodër e Adem Baburrit – kodër, në L. Thonë se ky e ka origjinën nga fshati Babur i Çamërsë nën Greqi.
- Kollorcë/a - ara në fushë, në J.
- Kollorc’ e Beut - ara në fushë, në J.
- Krip e Dhëne - vend ku u hidhnin kripë dhenve, në L.
- Kroi i Drizës - vend ku ka qenë një burim, sot nuk rrjedh më, në J.
- Kroi i Kamares – krua, në P.
- Kroi i Karbuçit – krua, në JL.
- Kroi i Manxetës – kullota, në JL.
- Kroi i Vërtopit - krua, në L.
- Lano e Kupe Qamilit — arë e agrume, në J.
- Lëm i Dhekatisë — lëm dheu i pashtruar me pllaka në një breg në JP, aty grumbulloheshin të dhjetat nga bujqit e fshatit.
- Lëm i Muqishtës - vend gropë, kullotë, në JL.
- Lëm i Telezit - ish lëmë, sot vend me shkurre, në P.
- Lëm i Ujsit - ka qenë lëm ku shinin të lashtat, sot nuk shërben, në L.
- Lëmënja – arë, në J.
- Linikë/t - fushë që është mbjellë oriz, në J.
- Lis i Bojait – vend ku ka qenë një lis, në J.
- Livadhet e Shkorretit - pyje me shkurre, në J.
- Lofatëz/a – arë, në J.
- Lumera - ara në fushë, në P.
- Llapsan’ e Salikos - arë buzë liqenit, në J.
- Llucazt - lëndinë me shkurre e kullotë, në V.
- Manastir i Manxetës - afër qendrës, në JL.
- Manxeta e Ilmazanje – arë, në J.
- Mavri e Memesë – arë, në J.
- Mëne e Hadërit – arë, në J.
- Misirhasane/a – ara, në J.
- Moraite - are në fushë, në P.
- Mukostë/a - arë në fushë, në P.
- Mulliret — ara, në J.
- Mulliri i Qereçit - sot ara, në J.
- Mulliri i Sinaturit — gërmadhë mulliri, në J.
- Muqishtë/a – arë, në JL.
- Pezulez/a - ara, në JL.
- Pollomoshe — arë, në J.
- Port e Bellos – shteg, në V.
- Prapaqafa — ullishte prapa një qafë, në J.
- Prrënjëz/a – kullotë, në P.
- Prroj i Distilit — përrua ku ka qenë një dërstilë, në VP.
- Prroj i Drizës – përrua, në JL.
- Prroj i Dumës – përrua, në P.
- Prroj i Hitos – përrua, në J.
- Prroj i Mangës - përrua e ara, në J.
- Prroj i Vërdumit – përrua, në J.
- Qaf’ e Botës Bardhë - qafë kodrinore ku dheu është i bardhë, në V.
- Qaf’ e Bulares – qafë, në P.
- Qaf’ e Bularit – qafë, kullota, në P.
- Qaf’ e Dardhës - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Dërrasës - qafë kodrinore, në JL.
- Qaf’ e Ergatet - qafë kodrinore, në V.
- Qaf’ e Kamurajt - qafë kodrinore, në VL .
- Qaf’ e Kangjallarit - qafë kodrinore, në P.
- Qaf’ e Lovet (Lopëvet) - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Muqishtës – ara, në J.
- Qaf’ e Murrizes - qafë kodrinore, kullotë, në J.
- Qaf’ e Sadiklës - qafë kodrinore, në P.
- Qaf’ e Squmezës - qafë kodrinore, në VP.
- Qaf’ e Sullos - qafë me pyll në rrugën që kalon për në Gravë, në L.
- Qaf’ e Shëngjonit - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Zhelinës - qafë kodrinore, në V.
- Qelshizë/a — pyll me lisa ku ka edhe qershi t’egra, në L.
- Qerramidheo — arë, në P. Dikur aty janë prodhuar qeramidhe.
- Qivur i Manxetës - sot arë, në JL.
- Rizame/a - fushë që dikur mbillej oriz, në P.
- Rrahandre/u – kodër, në P.
- Rrahu i Uzo Burekut - ullishte e shkurre, në JL.
- Rrahu i Zubës - pyll me lisa e shkurre, në VL.
- Rrapi Pollomboshe - në J.
- Rrënjë/a - rrënjë peme me birë ku kanë kaluar të sëmurë për t’u shëruar, në L.
- Rrënj’ e Meleqit - sot liqen, në J.
- Rripa – ara, në J.
- Rripat e Lilanjet - ara, në J.
- Rripi i Lushe Meros - ara, në JL.
- Sinatur/i – ara, në J.
- Shegunjësh/i – arë, në J.
- Shesh i Qafës – shesh, në J.
- Shkall’ e Kodrës - udhë që të çon në Komat, në L.
- Shkall’ e Manxetës – shkallë shkëmbore ku shkon udha, në JL.
- Shkëmb i Korbit - ara e varre, në V.
- Shkolla 8-vjeçare - në qendër.
- Shkorret e Beut - pyll me shkurre, në P.
- Shpëndërr/a - pyll me lisa, në V.
- Shqumez/a – kullota, në V.
- Talikua e Kanços - baçë me ullinj, në P.
- Tarot – ara, në J.
- Thuluth/i i Salikos — ish arë, sot liqeni, në J.
- Udh’ e Kalldrëmit - udhë që zbret nga fshati, në J.
- Udh’ e Vurdumit - udhë e vjetër e shtruar me kalldrëm, në fushë.
- Ulliri i Manxetës - arë ku ka qenë një ulli, në JL.
- Ur’ e Gurtë - urë prej guri, në J.
- Ur’ e Manxetës - ka qenë urë me hark e cila është shembur, në JL.
- Varr i Adem Baburit - varr i vjetër në një kodër që ka marrë emrin e Adem Baburit, në L.
- Varr i Labit - kodër ku ndodhet një varr i një Labi të vrarë nga hajdutët, në L.
- Vashazt – ara, në J.
- Vërtop/i - krua e baçë në L.
- Vësht/i – ara, në JL.
- Vodosh/i - ara e kullota, në JL.
- Xhami e Vjetër - sot depo, në P.
- Zarakli/u - baçë e pyll me shkurre, në P.
- Zbelinë/a - ara e kullota, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Pandalejmon:[3]
Abazenj, Avdulenj, Berhanj, Dragotaj, Habibenj, Haduçanj, Iljazanj (nga Vila e Filatit), Isklamanj, Kasaj, Lilanj, Malkanj, Mehmetanj, Muhonj, Murtanj, Musenj, Muslinj, Mustafaj, Selimenj, Sulejmanenj, Xhaferatë, Xhallaratë.
Ekonomia
RedaktoKultura
RedaktoHistoria
RedaktoShih edhe
RedaktoKomuna Livadhja |
---|
Gravë · Grazhdan · Kalcat · Karroq · Kodër · Komat · Livadhja · Llazat · Pandalejmon · Qesarat · Sopik · Vagalat · Zminec |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 94.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 94-97. Treguan: 1) Dervish All Zeneli, 83 vjeç, bujk analfabet, nga Pandalejmoni, sot me banim po aty. 2) Hadër Haxhi Musai, 71 vjeç, bujk me arsim fillor, nga Pandalejmoni, sot me banim po aty. 3) Hiqmet Dervish Zeneli, 56 vjeç, ka 2 klasë fillore, traktorist, nga Pandalejmoni, sot me banim po aty. Pandalejmon. korrik 1983.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 94.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |