Pandi Toçe ish- aktori i Peshkopisë dhe inspektori skenë në Teatri Kombëtar, vëllai i aktorit të njohur Vangjel Toçe kishte lënë nje dramë të pabotuar si testamet të tijin, të cilën dje e ka zbuluar në sirtarë familja. Këto drama Pandi kishte menduar ti hidhte në skenë e ti botonte për lexuesin në ditët në vazhdim por që, jeta nuk i premtoi.

Aktori Pandi Toçe

Ngjarja e jashtzakonshme

Redakto

Sipas gazetës Dielli ngjarja e rëndë dhe "heroike" ndodhi 14 Gushtin e vitit 2014 në Tiranë, ku një nga ish- aktorët e Peshkopisë dhe inspektor skene në Teatrin Kombëtar, Pandi Toçe, ndërroi jetën teksa ka shpëtuar një djalë të ri i cili ishte duke u mbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit pranë Liqenit Artificial në Tiranë. "Si çdo mëngjes, Pandi Toçe ka qenë duke bërë vrap, ku rreth orës 06:00, papritur ka dëgjuar zërin e një fëmije, që ka thënë "ndihmë , ndihmë", pa u menduar dy herë aktori është hedhur në ujë, tek diga e liqenit ku ndodhej fëmija, i cili ishte në çastet e fundit të jetës. Duke qenë se praktikonte shpesh notin, dhe e kishe pasion atë edhe pse mbipesha ia kishte privuar vitet e fundit, Pandi ka shkuar menjëherë tek trupi i të miturit dhe e ka kapur prej rrobash, duke e ngritur lart. Fëmija ishte i shokuar saqë nuk ishte në gjendje të lëvizte asnjë gjymtyrë. Duke e venë sipër barkut të tij, me të shtyrë ai e ka nxjerrë deri afër dikës, por si duket copat e betonit dhe një gropë kanë bërë që ai të zhytet më tutje e të humbë ekulibrin e vet, teksa fëmija kishte dalë në breg. Në zhytjen e dytë, ka marrë një asfiksi nga pirja e ujit. Pra shkaku i humbjes ka qenë mbytja në gjendje asfiktike. Edhe pse kanë ardhur në ndihmë xhaxhai dhe të afërmit e djalit, tashmë për të shpëtuar Pandin, ai kishte mbaruar", ka qenë kjo dëshmia e vëllai dhe aktorit të njohur Vangjel Toçe në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Ndërsa i ati i viktimës e quan hero dhe mik të parë, të ndjerin Pandi, duke thënë se i ka borxhë jetën e djalit. "Djemtë kanë qenë duke luajtur dhe djali im nuk dinte not, ka shkuar thellë dhe për pak desh është mbytur, ka qenë i ndjeri, që i shpëtoi jetën Ervisit. Unë i kam një jetë borxhë atij njeriu", u shpreh i ati i djalit të tronditur dhe këshilluar me një psikolog për lehtësuar gjendjen.

nga shkrimi i Fatos Baxhakut

Redakto

"Çfarë ka ngjarë me ne? Me ne që jemi rritur me lloj-lloj heronjsh, ca të vërtetë, ca të sajuar, ca të gjallë e ca të vdekur, ca të vrarë, ca të dashur e plot të tjerë të përfolur? Mos vallë me ne eksperimenti me kultin e heronjve përgjatë komunizmit e teproi aq shumë saqë na e zvordhi edhe vetë fjalën “hero”? Mos vallë bashkëjetesa e gjatë me heronj të sajuar na ka mbushur mendjen se ata, heronjtë e vërtetë, nuk ekzistojnë? Apo e kemi pranuar si krejt normale që të jetojmë në një botë ku zbrazëtia dhe jo vlerat, tangërllëku dhe jo modestia, hajdutllëku dhe jo ndershmëria, arroganca dhe jo maturia, makutëria dhe jo të qenët i përkorë, dhuna dhe jo qetësia, na qenkan vlerat e vërteta? Përgjigjja është: që të tria bashkë. Pikërisht ne që respektonim, vetëm se ashtu na thoshin, Heroin e Punës Socialiste që u dogj vetë në pyll, por ama shpëtoi teserën e PPSH-së duke e gëlltitur atë, pikërisht neve nuk na bëka përshtypje heroizmi i Pandit të thjeshtë, “njeriut të vogël”, me zemër të stërmadhe. Pikërisht ne marrim guximin, që jo vetëm ta shpërfillim, ta injorojmë, ta harrojmë, por edhe në rastin e vetëm, që e përmendim, ta cilësojmë “të paidentifikuar”, njësoj sikur emrat në këtë dynja të jenë një gjë e kotë."