Vangjel Toçe
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Vangjel Toçe (1953-) është një aktor i mirënjohur shqiptar.
Biografia
RedaktoVangjel Toçe lindi ne Tirane, me 26 Maj. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, dega e drames, me 1976, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor*, sot "Teatri Kombetar". Ka dale ne pension ne moshen 65 vjeçare, por ende mban marredhenie me boten e skenes se teatrit, filmit dhe te kinemase. Gjate karrieres se tij aktoriale ka misheruar mbi 40 role, me te shumtit ne lemin e humorit dhe te satires si dhe ata qe ravijezonin karaktere me fizionomi te qarte. Fillimisht u angazhua me interpretimin e personazheve qe shquheshin per nga mbartja dhe kahu dramatik e psikologjik i tyre, por me vone, ne menyre te natyrshme, ai kaloi drejt sendertimit te personazheve komike, ku edhe afirmoi cilesite e tij me te mira si aktor. Ne keto hulli realizoi shume figura interesante, me prerje origjinale, si ne shfaqjet Zbutja e kryeneces, Nata e dymbedhjete, Valsi i Titanikut, Tete persona plus, Dua burre, Gomone, Pleshti ne vesh etj. Ne komedine Inspektori (Revizori) e N. Gogolit interpretoi me hir dhe elegance rolin e Ivan Sheqpkinit, kurse me rolin e Ilia Vanja te Cehovit, gershetoi me mjeshteri planet e humorit me nje lirizem e poetike njerezore te dhimbshme, duke krijuar nje pike te forte emocionale me interpretimin ne kitare te nje kenge te trishte popullore ruse, sikunder i mesoi sarkazmes ne interpretimin e rolit te Heberlit te drama Franku V e F. Dyrrenmatit (2007). Ne kinematografi ka realizuar 8 role, por spikati qysh me rolin e tij te pare dhe kryesor, Migjenin, te filmi Nate pa drite (1981); po ashtu u dallua edhe me rolin e Klaudit te Muri i gjalle, e Qafokut te Binaret etj. V. Toce ben nje loje dinamike, shfrytezom me frytshmeri elementet e lehta te humorit, sikurse vihet re kjo te gjestet dhe plastike e zhdervjellte, te ritmi i gjalle, te begatia e intonacioneve dhe larmia e theksave, te kapercimet organike nga njera situate ne tjeteren, pershtatshmeria ndaj formave burleske etj.
Vangjel Toce eshte vleresuar me shume cmime gjate karrieres se tij, si ne planin artistik kinematografik dhe teatral ashtu dhe ne ate te dokumentareve me kryesor te shqiperise. Nder keto permendim se Vangjel Toçe, ne “Takimin e Mesdheut” eshte vleresuar si nje nga aktoret me te mire te takimit, ne vitin 1994, ne Rumani. Gjithashtu ne Festivalin e Teatrove Kombetare te Shqiperise eshte vleresuar me Kupen e Festivalit, ne vitin 1997.
Filmografia
Redakto- Kronikë provinciale (2009)
- Filumena Marturano - (2009) teatër
- Mao Ce Dun - (2007)... Tahiri
- Pas një lajmi - (2001)
- Porta Eva - (1999)... Pirati
- 8 persona plus - (1994)... Çerçizi
- Dhelpra dhe rrushte teatër
- Unë e dua Erën - (1991)... shoku i Gencit
- Muri i gjallë - (1989)
- Hetimi vazhdon - 1988....Vangjushi
- Rrethi i kujtesës - (1987)
- Një natë pa dritë - (1981)....Migjeni
- Skëterrë '43 - (1980)....Nje nga te burgosurit
- Vajzat me kordele të kuqe - (1978)....Oficeri italian
- Binaret - (1987)