Një natë pa dritë
Një natë pa dritë Arkivi i filmit | |
---|---|
[[Figura:|280px]]
| |
Titulli shqip | Një natë pa dritë |
Vendi i prodhimit | Shkodër Shqipëri |
Viti i prodhimit | 1981 |
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 76:55 |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Gëzim Erebara |
Skenari | Kiço Blushi |
Muzika e filmit | Hajg Zaharjan |
Kameramani | Gavrosh Haxhihyseni |
Drejtori artistik | Robert Gjani |
Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Vangjel Toçe Rabie Hyka Alfred Bualoti Paskualina Gruda | |
Aktorët tjerë | |
Ndrek Luca Bep Shiroka Bruno Shllaku Eduart Makri |
Filmi "Një natë pa dritë" prodhim i vitit 1981. Regjia: Gëzim Erebara. Skenari: Kiço Blushi. Producent: Shqipëria e Re. Muzika: Hajg Zaharjan.
Përmbajtja e filmit
RedaktoNjë penë e re shfaqet në qarqet letrare të Shkodrës në vitet ’30 – ajo e poetit revolucionar Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni. Realiteti i errët e revolton poetin thellësisht. Shkodër, vitet 30, të sundimit të Mbretit Zog I. Ku populli shqiptar, sidomos veriu vuan nga uria, skamja dhe pasiguria për një jetë të mirë. Ngjarja fillon në Shkodër, ku bazohet mbi jetën e poetit shqiptar Migjenit. Milloshi është mësues në një fshat të Shkodrës. Ai ishte i njohur për veprat e tij letrare. Nxënësit e tij kishin disa kohë pa shkuar në shkollë,kjo e shqetëson mësues Milloshin. Ai shkon të ankohet tek kryeplaku i fshatit, por si gjithmonë fjalët e kryeplakut ishin: "aty ku ka fukarallëk nuk i vjen mendja njeriut për shkollë". Milloshi shikon jetën e përhershme të njerëzve rreth tij, të varfër, ku të varfrit presin një jetë më të mirë, një jetë që nuk e patën, ku besojnë tek Zoti, ku ata i luten Krishtit dhe Allahut, ku këmbanat e kishës zgjojnë fëmijët natë e ditë, ku meshat e agjërimet mbushin njerëz me mendjen se Zoti nuk do ti lërë ne skamje dhe uri. Pasi vijnë nxënësit e Milloshit plot gëzim në shkollë, kryeplaku dhe prifti i fshatit i drejtohen me zemërim se duhet ti lëjë fëmijët të kryejnë mësimin e Zotit. Mësues Milloshi zhvendoset në Pukë që të hapë një shkollë për fëmijët e Pukës. Pasi hap shkollën vijnë shumë fëmijë për tu shkolluar. Pasi vjen inspektori shkollave, e akuzon Milloshin dhe për veprat e tij, se i mësonte fëmijët me ide bolshevike. Pas atyre vështirësive dhe pengesave, për ti arsimuar fëmijët, mësues Milloshi sëmuret nga tuberkulozi. Pasi hipen ne anijen per në Itali, vdes në moshën 27-vjeçare.
Aktorët në role
Redakto- Vangjel Toçe ........ Migjeni
- Rabie Hyka ........
- Alfred Bualoti ........
- Paskualina Gruda ........
- Ndrek Luca ........
- Eduart Makri ........
- Agron Dizdari ........
- Bruno Shllaku ........
- Bep Shiroka ........
- Bruna Borova ........
- Salvador Gjeçi ........
- Ramiz Rama ........
- Tonin Ujka ........
- Viktor Bruçeti ........
- Nefail Piraniqi ........
- Esat Kola ........
- Luixhina Leka ........
- Adrian Devole .........
- Genti Gazheli ........
Lidhje të jashtme
Redakto