Nefail Piraniqi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Nefail Piraniqi (Shkodër, 18 mars 1940) është një aktor shqiptar.
Pasioni i tij për teatrin do të bëjë që të jetë një spektator i rregullt i shfaqjeve artistike në Teatrin e Vjetër në Shkodër, por pjesëmarrjet e tij të para artistike do të jenë në moshën 18 vjeçare, në vitin 1958, me grupin amator të baletit të Shtëpisë së Kulturës së qytetit. Vazhdon me këtë grup deri në vitin 1964, vit në të cilin fillon si aktor amator në grupin e Klubit Artistik të Artizanat-veshmbathjes ku do të punojë me regjisoren e njohur të Teatrit “Migjeni”, Violeta Sekuj. Pas 5 vjetësh, në vitin 1969 do të realizojë ëndrrën e tij për të qënë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni”. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë më se 70 role ku mund të përmendim interpretimin e rolit të Djalit të fanatikut tek komedia “Çifti i lumtur”, rolit të xha Halilit tek drama “Fytyra e dytë” e Drita Agollit, rolin e Hamzait tek “Nora” e Andrea Skanjetit, rolit të Thomait tek komedia “Një burrë skarco”, rolit të Ujkut ujkut tek “Shpartallimi” etj.
Në kinematografi ka luajtur rreth 13 role, kryesisht role të dyta. Këtu mund të përmendim rolin e Pjetrit në filmin televiziv “Ditët që sollën pranverën” në vitin 1979, rolin e Zefit në filmin “Një natë pa dritë” në vitin 1981, rolin e Aliut në filmin “Ura dhe kështjella” në vitin 1984, rolin e Ndreut, hanxhiut tek filmi “Të paftuarit” në vitin 1985, rolin e Shoferit në filmin “Vrasje në gjueti” në vitin 1987 etj.
Përveç punës së tij si aktor ai ka shkruar artikuj mbi artin në gazeta të ndryshme si psh gazeta “Jeta e Re”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ushtima e Maleve”, “Cukali”, “Kukësi i Ri” dhe së fundi në gazetën “Humori Shkodran”. Në 8 shkurt të vitit 1996 Nefail Piraniqi ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur.
Filmografia
Redakto- 1979 - Ditët që sollën pranverën ..... Pjetri
- 1981 - Një natë pa dritë ..... Zef
- 1982 - Qortimet e vjeshtës...
- 1982 - Flaka e maleve....
- 1982 - Besa e kuqe ..... Bib Ndou
- 1983 - Fundi i një gjakmarrjeje.... Xhandari
- 1984 - Ura dhe kështjella ..... Ali
- 1984 - Militanti.... Drejtorit i burgut
- 1984 - Koha nuk pret ..... Shaqir aga
- 1985 - Te paftuarit ..... Ndreu
- 1987 - Vrasje në gjueti