Hajg Zaharjan
Hajg Zaharjan (Durrës, 8 maj 1952) ka qenë kompozitor i famshëm shqiptar me origjinë armene.
Biografia
RedaktoU lind në Durrës, në gjirin e një familjeje me prejardhje armene.
Nisi të mësoje piano dhe teorinë e muzikës në shkollën fillore të qytetit të tij të lindjes. Nga 1969-73 ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në klasën e kompozicionit me Prof.Tonin Harapi. Pas diplomimit ka punuar si drejtues artistik i ansambleve amatore në H/C Fierzë, Tropojë (1973-1977). Ai u kthye në Durrës në vitin 1977, ku vazhdoi punën me ansamblet amatore në pallatin ” Rinia” të qytetit. Pas kësaj, nga 1980-86 ai u emërua mësues i lëndëve teorike në Shkollën e Muzikës "Jan Kukuzeli" të Durrësit. Ndërmjet 1986 dhe 1992 Zacharian punoi si kompozitor në krijimtari të lirë. Në vitin 1993 ai u emërua shef i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë (sot,U.A) ku tani është As.Professor i Harmonisë dhe Kompozicionit. Që nga viti 1998-2009, ka qenë edhe President i Shoqatës Shqiptare të mbrojtjes së të drejtave të kompozitorëve dhe autorëve, ALBAUTOR. Haig Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare si dhe jashtë:Kosove, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanje). Ka kompozuar gjithashtu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme .Stili i muzikës së tij është i dallueshëm, me ngjyra të holla dhe me një sens të komunikimit të drejtpërdrejtë. Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore. Pas viteve 1990 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës ku duken qarte tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bashkëkohore të krijimtarisë muzikore.Ne korrik te ketij viti mori titullin "Profesor".
Muzika e filmave
- 1976 - Ilegalët
- 1978 - Dollia e dasmës sime
- 1978 - E fshehta e një nate
- 1978 - Yjet mbi Drin
- 1979 - Dorina
- 1979 - Përtej mureve të gurta
- 1981 - Një natë pa dritë
- 1982 - Njeriu i mirë
- 1983 - Dora e ngrohtë
- 1983 - Kohë e largët
- 1984 - I paharruari
- 1984 - Taulanti kërkon një motër
- 1985 - Pranverë e hidhur
- 1985 - Të mos heshtësh
- 1986 - Tre ditë nga një jetë
- 1987 - Familja ime
- 1987 - Në emër të lirisë
- 1987 - Vrasje në gjueti
- 1989 - Djali Elastik
- 1988 - Flutura në kabinën time
- 1990 - Kronikë e një nate
- 1990 - Vetmi
- 1998 - Nata
- 2010 - Maya