Eduart Makri është aktor, regjisor, skenarist dhe pedagog i regjisë së filmit në Shqipëri, aktualisht Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Eduart Makri ka lindur në 5 qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist.Ne vitin 1992 deri 1994 punon si drejtor i Drejtorise se arteve ne Ministrine e Kultures. Në vitin 1993 fillon punën edhe si pedagog në Akademinë e Arteve. Në vitin 1997 do të zgjidhet Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Kulturës dhe Arteve “Fan Noli”. Në vitin 1997 do të emërohet Drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në Televizionin Publik Shqiptar. Në vitin 2000 largohet nga atdheu për në Kanada. Në teatër ai do të interpretojë disa role me trupën e Teatrit Të Instituti të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) si psh rolin e Kronshtadit në dramën “Shtëpia e kukullës” apo rolin e Hetuesit në dramën “Vdekja e një vajze”. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Roli i tij i parë do të jetë ai i Andre Tristan, piktorit në filmin “This is Wonderland” në vitin 2004. Interpretimin e tij më të fundit do të jetë në rolin kryesor në filmin "Missing" Season 3, Episode "Cut " në rolin e Viktor Brosky-t në vitin 2006. Eduart Makri është anëtar me të drejta të plota i ACTRA-s (Alliance of Canadian Cinema, Television and Radio Artists).


Kinematografi

2006 -- Missing Season 3, Episode "Cut”........................Viktor Brosky

2006 -- Mayday.....................................................Dimitris Malamas

2005 -- Missed Field Goal.........................................Shoferi i taksisë

2004 -- This is Wonderland.......................................Andre Tristan,piktori

1989 -- Shpresa .....................................................Piro

1987 -- Në emër të lirisë ..........................................Andrea,partizani

1985 -- Gurët e shtëpisë sime ....................................Fisniku,shoku i Qarkorit

1982 -- Besa e kuqe ............................................Gjergji

1981 -- Agimet e stinës së madhe (Film TV)............Aristoteli

1981 -- Në kufi të dy legjendave ..................................Fani

1981 -- Një natë pa dritë ...........................................Kola,i papuni

1980 -- Vëllezër dhe shokë .........................................Vasua

Teatër

1979 -- "Djali i Bato Agorës".......................................Djali i dytë i Batos

1979 -- “Pulëbardha” e Çehovit...................................Trigorin

1979 -- “Shtëpia e kukullës”.......................................Kronshtadi

1978 -- “Vdekja e një vajze”......................................Hetuesi



Regjisor

Film Artistik

1991 -- Shpella e piratëve

1989 -- Lumi që nuk shteron (as/regjisor)

1989 -- Shpresa

1987 -- Në emër të lirisë (as/regjisor)

1987 -- Zëvendësi i grave (as/regjisor)

1985 -- Gurët e shtëpisë sime (as/regjisor)

1985 -- Vjeshtë e nxehtë e '41 (as/regjisor)

1984 -- Taulanti kërkon një motër (as/regjisor)

1983 -- Dora e ngrohtë (as/regjisor)

1983 -- Një emër midis njerëzve (as/regjisor)

1982 -- Njeriu i mirë (as/regjisor)

1981 -- Në kufi të dy legjendave (as/regjisor)

1981 -- Plaku dhe hasmi (as/regjisor)


Film Dokumentar

1999 -- Duke ecur drejt shpresës


Programe Televizive

1999 -- Rrënjët e Jetës

1998 -- Takohemi në Lutje


Skenarist

Film Artistik

1999 -- Në një Botë Tjetër (Film TV)

1991 -- Shpella e piratëve


Film Dokumentar

1999 -- Duke ecur drejt shpresës


Programe Televizive

1999 -- Rrënjët e Jetës

1998 -- Takohemi në Lutje