Bruno Shllaku

aktor shqiptar
This is the stable version, checked on 6 janar 2022. 2 pending changes await review.

Bruno Shllaku është një aktor shqiptar, ka lindur në vitin 1956 në Qytetin e Shkodrës.

Fillimet e tij artistike do t'i gjejmë që në moshë të vogël, kur ai ishte vetëm 11 vjeç, me trupën e Teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit në të cilën punonte si regjisor babai i tij, Artisti i Popullit Lec Shllaku, në dramën ruse “Trumbeterja”. Në vitin 1982 për vlerat e tij artistike do të emërohet si aktor pranë Teatrit profesionist “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Roli i tij i parë do të jetë ai në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku. Më tej do të vazhdonin role të tjera si në dramat “Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj. Në vitin 1992 do të largohet nga atdheu së bashku me bashkëshorten e tij, artisten tjetër të mirënjohur të Teatrit “Migjeni”, Paskualina Shllaku (Gruda) për në Greqi ku do të formojë një Teatër për fëmijë në gjuhën greke. Rikthehet në Shqipëri në vitin 2004 dhe rifillon punën në Teatrin “Migjeni” si aktor dhe regjisor. Me pjesën “Mirandolina” të Goldonit do të marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2005” të zhvilluar në qytetin e Fierit në vitin 2005. Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë. Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në rolin e Rrokut në filmin “Gjallë” në vitin 2009.

Filmografia

Redakto
  1. Der Albaner - (2010)
  2. Gjallë - Alive! (2009)
  3. Busulla (Film me metrazh të shkurtër) - (2008)
  4. Balada e Kurbinit - (1989).....Luftetari kurbinas
  5. Guri i besës - (1986)
  6. Dasma e shtyrë - (1984)
  7. Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
  8. Flaka e maleve - (1982)
  9. Një natë pa dritë - (1981)

Teatër

Redakto
  1. 2008 -- “Nënë Tereza” e Lazër Filipit (Artist i Merituar)
  2. 1985 -- “Çështja e Blertës”
  3. 1982 -- “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës
  4. “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” e Ismail Kadares
  5. “Hetimi"