Stadiumi i Parc des Princes ose më thjesht Parc des Princes është një stadium i vendosur nga 1897 në jug-perëndim të qytetit të Parisit, në rrethin e 16 të qytetit, pranë komunës Boulogne-Billancourt, e më pas në formën aktuale në periferin e parisit që prej 1972. Duke qënë stadiumi francez më i rëndësishëm nga kjo datë deri më 1998, kapaciteti i tij prej 48 583 vendesh e bën atë stadiumin e pestë më të madh francez sot, por ende një nga më të vjetrit dhe më të njohurit, nëse jo më i njohuri në rajonin e Parisit me Stade de France.

Pronë e qytetit të Parisit, stadiumi është nën koncesion te SESE, një kompani e themeluar në 1988, e cila u bë një degë e Canal+ në gusht të 1992, shitur në qershor 2006 gjatë shitjes së PSG në një fond investimi amerikan (Colony Capital), një fond investimi francez (Butler Capital Partners) dhe një bankë amerikane (Morgan Stanley). Qiraja e koncestionit të stadiumit u rinovua në vitin 2014 nga Qyteti i Paris për një periudh 30 vjetore tek SESE, tani e tutje nën kontrollin e Qatar Sport Investments (QSI).

Parku i parë u inagurua më 18 korrik 1897 me emrin "Parku i Princave", por rrethimi aktual i nënshkrua nga arkitekti Roger Taillibert daton nga viti 1972.

Klubi i tij rezident aktual është Paris Saint-German që prej vitit 1974. RC Paris qëndroi atje nga 1984 deri në 1990, Paris FC nga 1972 deri në 1974, më pas nga 1978 deri në 1979. Kjo ka të bëj me rrethimin e 1972, sepse para kësaj date, përveç mbërritjes tradicionale të Tour de France në velodromin e stadiumit midis 1903 dhe 1967, Racing FC (1932-1966) dhe Stade français (1945-1968) qenë gjithëashtu rezident te stadiumit si ekipi i futbollit Francez.

Duke filluar nga viti 1972, ekipet franceze te futbollit dhe te rugbit e braktisën përfundimisht stadiumin olimpik Yves-du-Manoir në Colombes dhe përdorën një Park te rinovuar me 49 691 vende të ulura dhe të mbuluara deri në inagurimin e Stade de France në janar 1998. Në një mënyrë të ngjashme, nga viti 1974 deri në 1997, Parku priti çdo vit finalen e Kupës së Futbollit Francez, si dhe finalen e kampionatit Francez të regbit, i cili deri në atëherë zhvillohej në mënyrë alternative midis qyteteve të Toulouse, Bordeaux dhe Lyon.


Vendi është i aksesueshëm nga stacionet e metros 'Porte de Saint-Cloud' dhe 'Porte d'Auteuil'.

Historia

Redakto

Parc des Princes, që nga ndërtimi i tij si një arenë sportive multi-funksionale që nga 1897, ka mirëpritur shumë evente të mëdha sportive, duke përfshirë dy finale të Kampionatit Europian të Futbollit (1960 dhe 1984), tre finale të Kupës së Champions League (1956, 1975 dhe 1981), dy finale të Kupës së Kupave (1978 dhe 1995) dhe një finale të kupës së Europ

ne 1998. Stadiumi priti gjithashtu ndeshje të Kupës së Botës ne 1938 dhe 1998, Euro 2016, edicionet 1991 dhe 2007 te Kupës së Botës të Rugby, 54 paraqitje te Tour de France, duke pëfshirë edicionin e parë në 1903, 59 ndeshje të Turneu i Gjashtë Kombeve, 128 ndeshje të ekipit Francez, 33 finale të Kupës Franceze të Futbollit, 31 finale të Kampioinatit Francez së Rugby, finalen e parë të edicionit të Kupës së Botës së Rugby, reportazhin e parë sportiv të drejtpërdrejt në Francë, dhe gjithashtu kampionate botërore të boksit apo shfaqje muzikore.