Partia Liberal Demokratike e Rusisë (rusisht: Либерально-демократическая партия России (ЛДПР), Liberal'no-demokraticheskaya partiya Rossii LDPR) e konsideron veten si forca më e vjetër politike në Rusi.

Logo Partisë Liberal Demokratike të Rusisë

Kryetari i përhershëm i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë ishte Vladimir Zhirinovski. Shumë janë të prirur të besojnë se partia e tij mbahet pikërisht falë karizmës së udhëheqësit të vet.

Numri i anëtarëve të partisë përbën 200.000 veta - sipas faqes zyrtare të partisë në Internet. Ndërsa Ministria e Drejtësisë e Federatës Ruse paraqet shifrën 185.500 anëtarë. Në Dumën Shtetërore partia është përfaqësuar nga 40 deputetë prej 450 që janë gjithsej.

Partia u themelua në prill të vitit 1991 si e para dhe e vetmja forcë opozitare politike në atë kohë. Me emrin e vet bashkëkohor LDPR u ri-regjistrua më 14 dhjetor të vitit 1992. Kjo është partia e parë politike e regjistruar zyrtarisht në Rusinë e re.

Partia qëndron për liberalizmin dhe demokracinë, mohon kategorikisht ideologjinë komuniste dhe marksizmin. Shprehës, zëdhënës kryesor të interesave të shoqërisë LDPR konsideron shtetin. Lirinë personale anëtarët e Partisë Liberal Demokratike të Rusisë e njohin deri në masën kur ajo nuk hyn në kontradiktë me interesat shtetërore. Disa analistë politikë janë të prirur të besojnë se Partia Liberal Demokratike e Rusisë nuk ka të bëjë fare as me liberalizmin dhe as me demokracinë. Përkrahësit e kësaj pikëpamjeje i përmbahen mendimit se partia është krijuar posaçërisht nga Kremlini për neutralizimin e elektoratit protestues dhe margjinal.

Shiko edhe

Redakto

Burimet

Redakto