Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Nga viti 2021, Qeveria e Serbisë filloi një fushatë të pasivizimit të më shumë se 6,000 adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës (dikur territor shqiptar, nën regjim serb prej 1913).[1] Pasivizimi është një proces me të cilin përcaktohet nëse një person nuk jeton më në adresën e tyre të regjistruar dhe fshihen nga regjistri i popullsisë për atë adresë. Në rastin e shqiptarëve në Serbi, ata po fshiheshin nga regjistri i popullsisë sistematikisht. Pasivizimi u bë edhe në rastet kur shkuan shqiptarët në udhëtime jashtë shtetit apo për pushime. Ata nuk lejohen të regjistrohen më si banorë aty më, duke i bërë efektivisht të pa shtet. Në rajone të tjera të Serbisë, pasivizimi i rregullt i adresave ndikon në më pak se 1% të popullatës, kurse në rajonet me shqiptarë janë ndikuar 10% e popullatës.[2]
Si pasojë, kjo fushatë nga ana e Qeverisë së Serbisë ka trysnuar raportet mes asaj dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. U ngritën protesta në Serbinë Jugore nga qytetarët shqiptarë që kërkuan për t'iu dhënë fund kësaj praktike diskriminuese.[3] Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ofruar lejeqëndrime për ta përmirësuar situatën për ata që janë zhvendosur me forcë nga Serbia.
Përgjigja publike
RedaktoKy artikull ose seksion mund të jetë kopjuar dhe ngjitur këtu nga një burim, ndoshta në kundërshtim me politikat e të drejtave të autorit në Wikipedia. Ju lutem korrigjoni këtë duke e përmirësuar këtë artikull për të hequr çdo material jo të lirë me të drejtë autori dhe atribuo përmbajtjen e lirë në mënyrë korrekte, ose kandidoje artikullin për grisje. (29 nëntor 2024) |
Më 31 korrik 2021, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, akuzoi presidentin Aleksandar Vučić për diskriminim dhe trajtim armiqësor ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ai theksoi që përpjekjet e qeverisë serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve janë evidentuar përmes pasivizimit gradual të adresave të shqiptarëve në rajon. Këshilli ka bërë apel ndaj institucioneve ndërkombëtare, ashtu edhe ndaj kryeministrit të Shqipërisë, që të ndërhyjnë në këtë situatë. Mustafi konsideron që kjo çështje duhet zgjidhur para se të bëhet çfarëdo lloj normalizimi marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë.[4][5]
Në një zhvillim të ngjashëm, më 24 maj 2021, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu shqetësimin e tij për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar këtë si një fushatë të papranueshme ndaj banorëve shqiptarë të kësaj zone. Kurti kërkoi ndërprerjen urgjente të këtij procesi, duke theksuar se situata po përkeqësohej gjithnjë e më shumë, sidomos në komunën e Medvegjës.
Çështja e pasivizimit të adresave ka qenë një temë e ngritur edhe më herët nga Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Ai pati deklaruar për "Radion Evropa e Lirë" në nëntor 2020 se procesi i pasivizimit ka nisur që prej disa vitesh, dhe është intensifikuar kryesisht në Medvegjë, ku shumë shqiptarë që u dëbuan dhunshëm gjatë vitit 1999 dhe aktualisht jetojnë në Kosovë, nuk kanë pasur mundësi të rregullojnë statusin e tyre civil. Kamberi shpjegoi se sipas ligjit për vendbanimin, kur një individ nuk banon më në vendin e regjistruar, adresa e tij pasivizohet. Ky proces ka sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturën etnike të komunave të Luginës së Preshevës, të njohura gjithashtu si rajoni i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Në përgjigje të kësaj, Kamberi tha se qytetarët që iu pasivizohen adresat mund të kërkojnë të regjistrojnë një vendbanim të ri, por kjo procedurë është e gjatë dhe e ngadaltë. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin se shumë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët janë larguar për në Kosovë që pas vitit 1999, ende nuk kanë mundur të rregullojnë statusin e tyre civil as në shtetin e Kosovës.[6]
Më 10 shtator 2023, eurodeputetja Viola Von Cramon kërkoi nga Bashkimi Evropian të angazhohet më seriozisht në trajtimin e çështjes së pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar si një problem që kërkon vëmendje të menjëhershme.[7][8]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Pasivizimi i 6 mijë adresave të shqiptarëve në Luginë, Albin Kurti: Spastrim etnik, po sjell pasoja të mëdha". RTSH. 11 prill 2022. Marrë më 25 mars 2025.
- ^ "How Serbia is eroding the rights of ethnic Albanians – DW – 07/12/2024". Deutsche Welle (në anglisht). Marrë më 25 mars 2025.
- ^ Bami, Xhorxhina (8 nëntor 2024). Maloku, Rexhep (red.). ""Ne më nuk ekzistojmë": Shqiptarët në Serbinë jugore kërkojnë t'i jepet fund "pasivizimit të adresave"". Kallxo. Marrë më 25 mars 2025.
- ^ B., A. (30 korrik 2021). "Ragmi Mustafi: Vuçiq është armiqësor ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës". Arbresh.info. Marrë më 25 mars 2025.
- ^ Grejqevci, Fatmir (2021-07-31). "Ragmi Mustafi: Serbia po bën spastrim etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave shqiptarëve në Kosovën Lindore". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-09-10.
- ^ "Kurti: Të ndalet fushata e pasivizimit të adresave në Luginë të Preshevës". Radio Evropa e Lirë. 2021-05-24. Marrë më 2023-09-10.
- ^ Koha, Gazete. "Von Cramon kërkon që BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë". Koha.net.
- ^ BalkanInsight. "EU to Examine Whether Serbia is 'Deleting' Ethnic Albanian Addresses" (në anglisht).