Patrick Ochs
Patrick Ochs (lindur më 14 maj 1980) është një futbollist gjerman i cili luan me klubin gjerman VfL Wolfsburg në Bundesligë si mbrojtës i djathtë ose anësor i djathtë.
Patrick Ochs 2008 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Patrick Ochs | ||
Datëlindja | 14 maj 1984 | ||
Vendlindja | Frankfurt, Gjermani Perëndimore | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës i djathtë / Anësor i djathtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | VfL Wolfsburg | ||
Numri | 2 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1989–1991 | Germania Enkheim | ||
1991–2002 | Eintracht Frankfurt | ||
2002–2003 | Bayern Munich | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2004 | Bayern Munich II | 25 | (1) |
2004–2011 | Eintracht Frankfurt | 202 | (5) |
2011– | VfL Wolfsburg | 30 | (0) |
2012–2013 | → 1899 Hoffenheim (Huazim) | 12 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2005–2006 | Gjermania U–21 | 9 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 gusht 2014 |
Karriera
RedaktoOchs shpenzoi dy vite me skuadrën rezervë të Bayern Munich. Pas kësaj, në vitin 2004, ai u transferua te Eintracht Frankfurt ku qëndroi deri në vitin 2011. Gjatë sezonit 2009–10, trajneri i asaj kohe i skuadrës Michael Skibbe ndryshoi pozicionin e Ochs, duke e vendosur nga mbrojtës i djathtë në anësor të djathtë, duke bërë që të ketë më shumë afrimitet me sulmin.
Në sezonin 2011–12, ai u transferua te klubi tjetër gjerman VfL Wolfsburg. Ai firmosi një kontratë katër vjeçare deri në qershor 2015 [1]. Ochs bëri debutimin e tij me klubin më 29 korrik në ndeshjen e raundit të parë të DFB-Pokal kundër RB Leipzig, ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta, me Wolfsburg e cila e humbi ndeshjen me rezultatin 3–2 duke u eleminuar nga kupa.[2]
Në janar 2013, në ditën e fundit të merkatos dimërore, Ochs u huazua te 1899 Hoffenheim deri në fund të sezonit 2012–13.[3] Ai luajti 12 ndeshje në ligë deri në fund të sezonit, me Hoffenheim e cila e mbylli sezonin në vendin e 16, duke u kualifikuar për në play-off e rënjes një ligë më poshtë.
Kombëtarja
RedaktoMë 11 gusht 2005, ai u thirr nga trajneri Dieter Eilts për të luajtur me kombëtaren U–21, dhe në shtator 2005 luajti ndeshjen e tij të parë kundër Azerbajxhanit U–21. Ochs ishte gjithashtu në listën e lojtarëve që u thirrën për në 2006 Kampionatin Europian U–21. Pasi ishte një zëvëndësim i papërdorur në fitoren 1–0 në ndeshjen e parë kundër Serbisë dhe Malit të Zi,[4] ai bëri debutimin e tij në ndeshjen e dytë kundër Francës U–21 dy ditë më vonë, ku ai luajti në humbjen 3–0.[5] Në ndeshjen e tretë, Gjermania u mposht nga Portugalia U–21 me rezultatin 1–0 duke e mbyllur grupin në vendin e fundit me tre pikë,[6] barabartë me Serbinë & Mali i Zi dhe Portugalnë, por ato kishin golavarazh më të mirë. Ochs e mbylli karrierën e tij me kombëtaren U–21 me nëntë ndeshje të luajtura.
Statistikat
RedaktoKlubet
RedaktoRedaktuar më 14 gusht 2014 [7][8][9][10]
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Europa | Total | ||||||
2003–04 | Bayern Munich II | Regionalliga Süd | 25 | 1 | 0 | 0 | - | - | 25 | 1 |
2004–05 | Eintracht Frankfurt | 2. Bundesliga | 28 | 1 | 2 | 1 | - | - | 30 | 2 |
2005–06 | Bundesliga | 28 | 0 | 4 | 1 | - | - | 32 | 1 | |
2006–07 | 30 | 1 | 4 | 0 | 6 | 0 | 40 | 1 | ||
2007–08 | 29 | 0 | 1 | 0 | - | - | 30 | 0 | ||
2008–09 | 30 | 0 | 2 | 0 | - | - | 32 | 0 | ||
2009–10 | 28 | 1 | 3 | 0 | - | - | 31 | 1 | ||
2010–11 | 29 | 2 | 3 | 1 | - | - | 32 | 3 | ||
2011–12 | VfL Wolfsburg | 13 | 0 | 1 | 0 | - | - | 14 | 0 | |
2012–13 | TSG 1899 Hoffenheim | 12 | 0 | 0 | 0 | - | - | 12 | 0 | |
2013–14 | VfL Wolfsburg | 17 | 0 | 2 | 0 | - | - | 19 | 0 | |
2014–15 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | ||
Karriera në total | 270 | 6 | 22 | 3 | 6 | 0 | 298 | 9 |
Trofe
RedaktoKlube
Redakto- Eintracht Frankfurt
Referime
Redakto- ^ "VfL Wolfsburg-Presseservice: Vier-Jahres-Vertrag für Patrick Ochs". Presseportal.de. 20 maj 2011. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "RB Leipzig vs. Wolfsburg 3–2". Presseportal.de. 29 korrik 2012. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Patrick Ochs verstärkt TSG 1899 Hoffenheim". Achtzehn99.de. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Polanski gets Germany going". UEFA.com. 23 maj 2006. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "France flurry flattens Germany". UEFA.com. 25 maj 2006. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Moutinho misery for Germany". UEFA.com. 28 maj 2006. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Germany - P. Ochs - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Patrick Ochs - Profile at Scoresway". Scoresway.com. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Football :: Patrick Ochs". Football Data Base. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Patrick Ochs ESPN FC". ESPN FC. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Deutlich knapper als erwartet". Fussballdaten.de. 29 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Uebfaqja zyrtare Stampa:De
- Patrick Ochs te eintracht-archiv.de Stampa:De
- Patrick Ochs te fussballdaten.de Stampa:De