Perandori është një monark, dhe zakonisht sunduesi sovran i një perandorie ose një lloji tjetër të mbretërisë perandorake. Perandorët zakonisht njihen si me një nder dhe gradë më të lartë se mbretërit. Në Evropë, titulli i perandorit është përdorur që nga Mesjeta, i konsideruar në ato kohë i barabartë ose pothuajse i barabartë në dinjitet me atë të Papës për shkak të pozitës së këtij të fundit si kreu i dukshëm i Kishës dhe udhëheqësi shpirtëror i pjesës katolike të Evropës Perëndimore. Perandori i Japonisë është monarku i vetëm që mbretëron sot, titulli i të cilit përkthehet si "perandor".

Xhingis Han ishte themeluesi dhe perandori i perandorisë më të madhe tokësore në histori, Perandorisë Mongole. Mbretërimi i tij si perandor zgjati nga 1206 deri në 1227 dhe ai konsiderohet të jetë një nga pushtuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto