Petrit Koçi Koçiaj (me profesion gazetar) lindi në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, më 1936. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë të Huaja. Ka punuar mësues në rrethin e Vlorës, Tepelenës dhe Elbasanit. Në rrethin e Tepelenës ka kryer edhe detyrën e inspektorit në Seksionin e Arsimit të rrethit. Më tej, ka punuar gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Është i njohur si përkthyes i gjuhës ruse. Ka përkthyer dhe botuar "Vështroj tokën" (kushtuar Juri Gagarinit) dhe "Enriko Ferni" (misteri i zhdukjes së Tresherit). Ka botuar (me bashkautor) librin monografik "Mitralieri trim i Velçës". Është anëtar i redaksisë së gazetës "Labëria" dhe boton shkrime në disa organe të kohës.

Petrit Koçi Koçiaj
Emri Petrit
Mbiemri Koçiaj
Lindur më 1936
Lindur në Sinanaj, Tepelenë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni gazetar AtSh

Burimi

Redakto