Philippe Busquin

politikan belg
This is the stable version, checked on 14 nëntor 2023. 1 pending change awaits review.

Filip Buskuini ( Philippe Busquin, lindur më 6 janar 1941 në Feluy ), deputet në Parlamentin e Bashkimit Evropian, politikan belgë nga Belgjika.

Filipi ka studiuar në "Universitetin e Lirë" të Brukselit dhe më 1962 përfundoi në Fizikë. Nga viti 1977 deri më 1978 ishte anëtarë i regjionit Hennegau dhe nga viti 1982 deri më 1986 ishte ministër i energjisë dhe buxhetit në Valoni dhe nga 1986 ishte ministër i ekonomisë së saj. Nga viti 1995 deri më 1999 ishte kryetar i qytetit Seneffe.

Veprimtaria e tij në nivel të shteti filloj në vitin 1974, dhe deri më 1994 ishte anëtar i parlamentit belg ndërsa nga viti 1994 deri më 1999 edhe senator në të. Në vitin 1980 mori postin e ministrit të edukatës, të cilin e mbajti deri në vitin 1982. paralel me këtë post, më 1981 ishte ministër i punëve të brendshme, më 1987 ministër i punëve shoqërore dhe nga 1992 deri më 1999 ishte edhe ministër shtetërorë.

Në vitin 1994 fillon karrierën në nivel Evropian. Kështu nga ky vit deri më 1997 ishte zëvendës i Socialistëve Evropian, ndërsa nga 1999 deri më 2004 ishte Komisar për Ekonomi dhe Kërkime dhe nga kjo kohë është anëtar i parlamentit.

Lidhje të jashtme

Redakto