Phineas Kennedy
Phineas B. Kennedy (shqip: Fineas Kenedi) ishte misionari i parë ungjillor që të vinte për të shërbyer në Shqipëri.
Jeta
RedaktoLindi në SHBA më 1867 dhe u bë predikues i ungjillit. Më 1907 u nis nga Nju Jork për në Korçë me bashkëshorten e tij, Violetën. Kenedi ka shërbyer si predikues në kishën e parë ungjillore-protestante shqiptare, e cila u themelua më 1892 nga patrioti shqiptar dhe predikuesi i ungjillit Gjerasim Qiriazi. Familja Kenedi ka vepruar edhe në Shkollën e Vashave, shkollë e themeluar nga Gjerasimi dhe drejtuar nga Sevasti Qiriazi. Për ta mbrojtur shkollën nga përpjekjet e autoriteteve për ta mbyllur, shkolla e mori emrin “Shkolla amerikane” dhe Kenedi u bë drejtori. Familja Kenedi shërbeu në Korçë prej viteve 1908–39 e pastaj u kthyen në Amerikë.[1] Kennedy ishte pjesëmarrës si vëzhgues në Kongresin e Manastirit, i cili sanksionoi alfabetin shqip.[2]
Referime
Redakto- ^ Hosaflook, David. "Kennedy: "The Situation in Albania" (14 July 1913)". Institute for Albanian and Protestant Studies. Marrë më 12 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Radi, Lazer. "Kongresi i manastirit 14-22 nentor 1908". radiandradi. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 12 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)