Piprahva
Piprahwa është një fshat pranë Birdpurit në distriktin e Siddharthnagarit të shtetit indian të Uttar Pradeshit27°26′35″N 83°07′40″E / 27.443°N 83.1278°E. Kalanamaku, një varietet aromatik orizi i rritur në këtë zonë.[1]
Piprahwa | |
---|---|
fshat | |
Piprahwa është e mirënjohur për sitin e saj arkeologjik. Brenda sitit gjenden një stupë e madhe dhe rrënojat e mjaft manastireve budiste. Komplekse të lashta rezidenciale dhe faltore u zbuluan në kodrinën e afërt të Ganwarias. Disa studiues kanë sugjeruar se Piprahwa-Ganwaria moderne ishte siti i qytetit të lashtë Kapilavastu, kryeqyteti i mbretërisë Shakya, ku Sidarta Gautama kaloi 29 vite të jetës së tij.[2][3][4] Studiues të tjerë sugjerojnë se siti origjinal i Kapilavastut është i vendosur 16 km në veri-perëndim, në Tilaurakot, në atë që tashmë është distrikti Kapilvastu në Nepal.[2][5][6][shpjegimi 1]
Gërmimet nga William Claxton Peppe
RedaktoNjë stupë u zbulua nga William Claxton Peppe, një inxhinier kolonial britanik dhe zotërues i një prone në Piprahwa, në janar të vitit 1898. Peppe drejtoi një skuadër për gërmimin e një pirgu të madh dheu në tokën e tij. Duke pastruar shkurret dhe bimët e xhunglës, ata vendosën të ndërtonin një kanal të thellë përmes kodrinës. Kështu ata arritën të gjejnë një sënduk të madh guri, që përmbante pesë vazo të vogla me fragmente kockore, hi dhe stoli.[2] Në njërën nga vazot ishte një shkrim brahmi që sipas përkthimit të Bühler shkruante se "Kjo faltore relikesh e Budës hyjnor (është dhurim) i vëllezërve Sakya-Sukiti, lidhur me motrat, djemtë dhe gratë e tyre",[3] duke nënkuptuar se fragmentet kockore ishin pjesë të mbetjeve të Gautama Budës.[7] Në dekadën në vazhdim epigrafistët debatuan rreth kuptimit të saktë të shkrimit. Një studiues, John Fleet, sfidoi opinionin e këtyre kolegëve akademikë, si M. Senart dhe M. Barth dhe propozoi se në vend të vetë Budës ai i referohej të afërmit të tij.[8][9] Gjithësesi, Harry Falk ra dakord me interpretimin origjinal siç u përkthye nga Georg Buhler dhe Vincent Smith se depozitorët besonin se këto ishin mbetjet e vetë Budës. Falk e përktheu shkrimin si "këto janë reliket e Budës, zotit" dhe argumentoi se reliket e gjetura në Piprahwa përmbanin një pjesë të hirit të Budës dhe se mbishkrimi ishte autentike.[10] Duke vënë re sfidën që gjetjet e izoluara paraqisnin për studimin paleografik, epigrafisti dhe arkeologu Ahmad Hasan Dani vuri në dukje në vitin 1997 se "Vazoja e Piprahwas, e gjetur në distriktin Basti të Uttar P., ka një mbishkrim të gërvishtur mbi gurë steatiti në një mënyrë të pakujdesshme. Stili i shkrimit është shumë i varfër dhe nuk ka asgjë që të flas për dorën e shkruesve ashokan". Ai doli në përfundimin se "mbishkrimi mund të datohet në mënyrë të besueshme nga gjysma e par e shekullit të dytë p.e.s.".[11]
Shpërndarja e relikeve
RedaktoMe shtytjen e Jinavaravansas, një murg siamez që mbërriti në Piprahwa menjëherë pas zbulimit, reliket kockore nga gërmimi i Peppe-s ishin ofruar nga qeveria e Indisë për mbretin e Siamit, që i ndau ato me bashkësitë budiste në vendet e tjera.[12][13] Ato tani janë shpërndarë përgjatë mjaft vendeve duke përfshirë:
- Tempullin e Malit të Artë në Bangkok të Tailandës.[13]
- Tempullin Dipaduttamrama (i njohur edhe si Stupa Xhevahir) në Colombo të Sri Lankës.
- Stupa Ruwanwelisaya në Anuradhapura të Sri Lankës.
- Qeveria e Indisë e lejoi W. C. Peppe të mbante një numër të të dyfishtave nga gërmimet,[14] kjo pjesë e zbulimit ka mbetur pronë e familjes Peppe.
Sot, reliket nga origjinali dhe gërmimet e viteve 1970 të Piprahwa stupas nderohen nga shumë budistë përgjatë botës. Në vitin 1978 qeveria indiane lejoi ndarjen e tyre të zbulimeve të ekspozoheshin në Sri Lanka dhe më shumë se 10 milion njerëz u bënë homazh. Ato u ekspozuan gjithashtu në Mongoli në vitin 1993, në Singapor në vitin 1994, në Korenë Jugore në vitin 1995 dhe në Tailandë në vitin 1996 dhe përsëri në Sri Lanka në vitin 2012.
Gërmimet e ASI-t
RedaktoNga viti 1971 deri në 1973, një skuadër e Archaeological Survey of India (ASI) të drejtuara nga K. M. Srivastava rinisën gërmimet në sitin e stupës së Piprahwa. Skuadra zbuloi një sënduk që përmbante fragmente të shkrumbuara kockash, në një vend disa metra më thellë se sënduku që kishte gërmuar më herët W. C. Peppe. Pasi mbajtësia e relikeve u gjet në shtresën e depozitimeve nga periudha e Enëve të lëmuara të Zeza Veriore, Srivastava i datoi gjetjet nga shekujt e V-IV p.e.s., që do të përputhej me periudhën në të cilën besohet se ka jetuar Buda.[4] Fragmentet kockore të rekuperuara nga skuadra e Srivastavas tashmë gjenden në Muzeun Kombëtar të New Delhit.[15] Më shumë se dhjetë milion njerëz në mënyrë të vazhdueshme u bëjnë homazhe relikeve, kur ato u ekspozuan për herë të parë në Sri Lanka në vitin 1978 dhe në gusht të vitit 2012 Qeveria Indiane i lejoi ato edhe njëherë të ekspozoheshin Sri Lanka. Stupa kryesore në Piprahwa, një nga më të hershmet e zbuluara deri tani në Indi, u ndërtua në tre faza. Në shekullin e VI-V p.e.s. u ngrit me grumbullimin e dheut nga zona përreth. Në qendër ndodhej në dhomë prej tullash të pjekura për të mbajtur reliket e shenjta. Faza e dytë (shekulli i III p.e.s.) konsiston në mbushjen e me baltë të trashë mbi strukturën dhe ngritjen e dy niveleve që arrijnë një lartësi prej 4.55 m. Në fazën e tretë, gjatë Periudhës Kushane, stupa u zmadhua në mënyrë domethënëse dhe arriti lartësinë prej 6.35 metrash.[16] Struktura më e madhe pas stupës është Manastiri Lindor që është 45.11 m x 41.14 m me një oborr dhe më shumë se tridhjetë qela përreth tij. Në piprahwa ndodhen gjithashtu Manastiri Jugor dhe Perëndimor ashtu si dhe një manastir më i vogël Verior.[16] Sot sitet e lashtë të Piprahwas dhe Ganwarias janë përfshirë në Kapilavastu Museum që drejtohet nga ASI.[16]
Vendndodhja e Kapilavastusë së lashtë
RedaktoDisa studiues kanë sugjeruar se Piprahwa moderne ishte siti i qytetit të lashtë të Kapilavastusë, kryeqyteti i mbretërisë Shakya, ku Siddhartha Gautama kaloi 29 vitet e para të jetës së tij.[2][3][4][17] Të tjerë sugjerojnë se siti origjinal i Kapilavastusë është i vendosur 16 km në veri-perëndim, në Tilaurakot, në atë që tashmë është distrikti Kapilvastu në Nepal.[18][5][6] Kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme për studiuesit e historisë budiste, pasi Kapilavastu ishte kryeqyteti i mbretërisë Shakya. Mbreti Śuddhodana dhe mbretëresha Māyādevī jetuan në Kapilavastu, ashtu si dhe djali i tyre, princi Siddhartha Gautama deri sa ai e la jetën e pallatit në moshën 29 vjeçare.
Shiko edhe
RedaktoShpjegime
Redakto- ^ Allen, Charles (2008). The Buddha and Dr Führer: an archaeological scandal (në anglisht) (bot. botimi i parë). Londër: Haus Publishing. fq. 262. ISBN 978-1-905791-93-4.
Sipas Allen "hipoteza më e mirë që kemi mundur ndonjëherë të me gjasa të arrijmë te baza e çfarë ne dimë tani për tani është se Kapilavastu në të cilin princi Sidarta u rrit ishte një vendbanim i rrethuar brenda një rrethimi me mure përkrahë lumit modern Banganga, mjaft afër me vendin ku gjenden tani rrënojat e Tilaurakotit"
Referime
Redakto- ^ Mishra, S (15 shtator 2005), "Kalanamak: the future of Indian scented rice?", Down To Earth magazine (në anglisht), New Delhi: Society for Environmental Communications, arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2013, marrë më 29 nëntor 2014
- ^ a b c d Peppe, W. C. (korrik 1898), "The Piprahwa Stupa, containing relics of Buddha", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland With a note by V. A. Smith (në anglisht) (Article XXIII): 573–88
- ^ a b c Bühler, Georg (prill 1898), "Preliminary note on a recently discovered Sakya inscription", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland (në anglisht) (Correspondence: Note 14): 388
- ^ a b c Srivastava, K. M. (1980), "Archaeological Excavations at Piprāhwā and Ganwaria and the Identification of Kapilavastu", The Journal of the International Association of Buddhist Studies (në anglisht), 13 (1): 103–10
- ^ a b Tuladhar, Swoyambhu D. (nëntor 2002), "The Ancient City of Kapilvastu - Revisited" (PDF), Ancient Nepal (në anglisht) (151): 1–7
- ^ a b Shailvee Sharda (4 maj 2015), "UP's Piprahwa is Buddha's Kapilvastu?", Times of India (në anglisht)
- ^ Peppe, W. C. (korrik 1898), "The Piprahwa Stupa, containing relics of Buddha", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland With a note by V. A. Smith (në anglisht) (Article XXIII): 584–85
- ^ Fleet, J. F. (1907), "The Inscription on the Piprahwa Vase", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland (në anglisht): 129–30
- ^ Inscribed Relic Casket from Piprahwa (në anglisht), Indian Museum, Kalkuta: Museums of India, National Portal and Digital Repository, arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2015, marrë më 29 tetor 2016
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Secrets of the Dead: Bones of the Buddha - Transcript (në anglisht), PBS, 2013, marrë më 16 prill 2015
- ^ Dani, Ahmad Hasan (1997), "3", Indian Palaeography (në anglisht) (bot. 3rd), New Delhi: Munshiram Manoharlal Publishers, fq. 56, ISBN 978-8121500289
- ^ Smith, V. A. (tetor 1898), "The Piprāhwā Stūpa", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland (në anglisht): 868
- ^ Allen, Charles (2008). The Buddha and Dr Führer: an archaeological scandal (në anglisht) (bot. botimi i parë). Londër: Haus Publishing. fq. 207. ISBN 978-1-905791-93-4.
- ^ Srivathsan, A (20 gusht 2012), "Gautama Buddha, four bones and three countries", Colombo Telegraph, Colombo, Sri Lanka, marrë më 29 nëntor 2014
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Monastaries structures in Kapilavastu Museum (në anglisht), Archaeological Survey of India, 2015, arkivuar nga origjinali më 15 mars 2016, marrë më 29 tetor 2016
- ^ Srivastava, K. M. (1979), "Kapilavastu and Its Precise Location", East and West (në anglisht), 29 (1/4): 61–74
- ^ Allen, Charles (2008). The Buddha and Dr Führer: an archaeological scandal (në anglisht) (bot. botimi i parë). Londër: Haus Publishing. fq. 262. ISBN 978-1-905791-93-4.
Bibliografia
Redakto- Allen, Charles (2008). The Buddha and Dr Führer: an archaeological scandal (në anglisht) (bot. botimi i parë). Londër: Haus Publishing. ISBN 978-1-905791-93-4.
- Allen, Charles (2012), "What happened at Piprahwa: A chronology of events relating to the excavation in January 1898 of the Piprahwa Stupa in Basti District, North-Western Provinces and Oude (Uttar Pradesh), India, and the associated 'Piprahwa Inscription', based on newly available correspondence", Zeitschrift für Indologie und Südasienstudien (në anglisht), 29: 1–19, OCLC 64218646
- Monastaries structures in Kapilavastu Museum (në anglisht), Archaeological Survey of India, 2015, arkivuar nga origjinali më 15 mars 2016, marrë më 29 tetor 2016
- Bühler, Georg (prill 1898), "Preliminary note on a recently discovered Sakya inscription", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland (në anglisht) (Correspondence: Note 14)
- Dani, Ahmad Hasan (1997), Indian Palaeography (në anglisht) (bot. 3rd), New Delhi: Munshiram Manoharlal Publishers, ISBN 978-8121500289
- Fleet, J. F. (1907), "The Inscription on the Piprahwa Vase", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland (në anglisht)
- Jinavaravansa, P. C.; Jumsai, Sumet (2003), "The Ratna Chetiya Dipaduttamarama, Colombo", Journal of the Royal Asiatic Society of Sri Lanka (në anglisht), New Series 48: 213–36
- Mishra, S (15 shtator 2005), "Kalanamak: the future of Indian scented rice?", Down To Earth magazine (në anglisht), New Delhi: Society for Environmental Communications, arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2013, marrë më 29 nëntor 2014
- Inscribed Relic Casket from Piprahwa (në anglisht), Indian Museum, Kalkuta: Museums of India, National Portal and Digital Repository, arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2015, marrë më 29 tetor 2016
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - Peppe, W. C. (korrik 1898), "The Piprahwa Stupa, containing relics of Buddha", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland With a note by V. A. Smith (në anglisht) (Article XXIII)
- Secrets of the Dead: Bones of the Buddha - Transcript (në anglisht), PBS, marrë më 16 prill 2015
- Shailvee Sharda (4 maj 2015), "UP's Piprahwa is Buddha's Kapilvastu?", Times of India (në anglisht)
- Smith, V. A. (tetor 1898), "The Piprāhwā Stūpa", Journal of the Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland (në anglisht)
- Srivastava, K. M. (1979), "Kapilavastu and Its Precise Location", East and West (në anglisht), 29 (1/4)
- Srivastava, K. M. (1980), "Archaeological Excavations at Piprāhwā and Ganwaria and the Identification of Kapilavastu", The Journal of the International Association of Buddhist Studies (në anglisht), 13 (1)
- Srivathsan, A (20 gusht 2012), "Gautama Buddha, four bones and three countries", Colombo Telegraph, Colombo, Sri Lanka, marrë më 29 nëntor 2014
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tuladhar, Swoyambhu D. (nëntor 2002), "The Ancient City of Kapilvastu - Revisited" (PDF), Ancient Nepal (në anglisht) (151)
Lidhje të jashtme
Redakto- Bones of the Buddha
- The Piprahwa Project
- Kapilavastu Museum
- The Piprahwa Jewels Arkivuar 21 prill 2017 tek Wayback Machine
- The Piprahwa Deceptions: Setups and Showdown Arkivuar 28 shkurt 2011 tek Wayback Machine by Terry Phelps (2008)