Pitja
(Përcjellë nga Pite)
Pitja, në jug edhe piteja, është një lloj byreku i holluar dhe me iç mes petëve zakonshëm dhe i preferuar shqiptar. Në jug me pite kuptohet edhe një lloj buke e hollë, e bardhë, me miell të grunjtë, që më së shumti gatuhet për Ramazan (samun).[1]
Pitja bëhet me petë brumi, të cilat mbushen në mes me qepë, mish, pras, spinaq, kos, etj. Çdo perime mund të shërbejë si harxh për piten.
Etimologjia
RedaktoNga e njëjta rrënjë me italishten pizza, në turqisht pidé "lloj buke e rrastë me trashësinë e një gishti". Sipas Sami Frashërit, nga greqishtja πήττα.[1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 773.