Plazhi i Drimadhës
Plazhi i Drimadhës (Drimadha) në Dhërmi është mjedisi më i frekuentuar gjatë këtyre sezonesh vere në të gjithë bregdetin e Himarës. Në një vijë bregdetare prej 5–6 km është e vështirë të gjesh tashmë një vend "të lirë", ku të mos jenë vendosur çadra e shezlonge.
Gjeografia
RedaktoSipas ATSH asnjëherë tjetër, nuk ka qenë ky fluks në këtë mjedis pushimi ku plazhi është me zhavorr të imët. Ndërtimi i rrugës, është shkaku që kjo pjesë e bregdetit të frekuentohet në një masë të tillë. Deri pak më shumë se një vit më parë, rruga ishte një shteg me gurë dhe gropa, ku qarkullimi i automjeteve ishte mjaft i vështirë. Për këtë arsye, numri i pushuesve ishte modest. "Rruga me gjatësi 4-5 km, që lidh aksin kryesor rrugor të bregdetit me plazhin e Drimadhës, e ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve", thotë Mihali, pronar i një lokali. Ndonëse nuk ka përfunduar plotësisht, për shkak të disa problemeve me pronësinë, rruga është e projektuar me të gjithë parametrat inxhinierikë dhe lëvizja përgjatë saj është mjaft komode. Ndërtimi i saj, u reflektua menjëherë g, jo vetëm në shumëfishimin e numrit të pushuesve, por edhe në rritjen e numrit të bizneseve, lokaleve të shërbimit.
Pritja
RedaktoNdërkohë, struktura turistike është plotësuar me ritme të shpejta. Komplekse turistike me banesa të bardha prej druri, të plotësuara me lokale dhe të vendosura nën hijen e pemëve, tashmë kanë rritur kapacitetet akomoduese dhe argëtuese.
Plazhi i Drimadhës ka marrë profilin e plotë të një mjedisi pushimi në Bregdetin e Jonit, ndërkohë që vetëm një vit më parë ai shfrytëzohej vetëm pjesërisht, në kushtet e një strukture turistike modeste. Është e diela e katërt e korrikut, por numri i pushuesve është tepër i lartë. Mijëra qytetarë, nga rrethe të ndryshme të vendit, apo turistë të huaj kanë mbushur këtë hapësirë.
Aktiviteti
RedaktoTë rinj dhe të reja, shqiptarë e të huaj sensibilizojnë pushuesit për të mbajtur pastër bregdetin. Disa të rinj të tjerë shpërndajnë fletëpalosjet promocionale të një kompanie të shërbimit telefonik celular. Ndërkohë, në ndonjë restorant luksoz, si "Sofra e Pashait", është e vështirë të gjesh një tavolinë të lirë në mesditë. Duhet të presësh të paktën 30 minuta, që të ulesh për të konsumuar një drekë.