Plazhi i Linit
Plazhi i Linit është një plazh i vogël liqenor, i dyti pas Plazhit të Pogradecit, i cili shtrihet në brigjet e Liqenit të Ohrit. [1] Plazhi i Linit fillon tek gadishulli i fshatit Lin, ka ujin e pastër si kristal, i vendosur në këmbët e një mali, që sjell pa pushim fresk karakteristik në breg dhe nuk e ndjen fare bezdinë e vapës. Ka hotele, kuzhina, zgarë dhe është një nga plazhet e krijuara gjatë viteve të fundit, dhe si i tillë është një mrekulli e natyrës që frekuentohet vizitorët.[2] [3]