Driloni është një burim natyror i ujit si dhe një monument natyror përkatësisht park i mbrojtur kombëtar i cili ndodhet në afërsi të Tushemishtit, Komuna Buçimas, Rrethi i Pogradecit, në Bregliqenin e Ohrit, Shqipëri.

Driloni - Tushemisht

Përmbledhje

Redakto

Drilon quhet gjithashtu një pjesë e plazhit liqenor në fshatin Tushemisht, në Bregliqenin e Ohrit. Ndërkaq Parku i Drilonit si një monument i mrekullueshëm natyror karakterizohet me gjelbërim, ujëra, qetësi dhe bukuri të rrallë. [1] Ai ka një burim të madh gëlqeror që buron me rrjedhje vertikale të ujit në fund të bllokut gëlqeror duke vazhduar më pas rrjedhjen në Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë. Uji del jashtë si një burim i madh që del me një rrjedhje prej 7 m3 /sek. Ai është i rrethuar me bimësi të dendur dhe ka një botë të pasur kafshësh. Ky vend ka qenë i preferuar për të kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha.[2]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Driloni (Tushemisht).

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2022. Marrë më 24 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://www.the-living-media.com/news/1881/drilon-pogradec