Plazhi i madh i Ulqinit
Plazhi i Madh (në të folmen ulqinake: Plazha Madhe, në gjuhën malazeze: Velika Plaža) është një ranishtë në Ulqin, Mali i Zi.
- “Një copë e parajsës që rastësisht ka rënë në Tokë.”
- — Balša Brković, shkrimtar
- “Një copë e parajsës që rastësisht ka rënë në Tokë.”
Shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje nga Porto Milena deri tek delta e Bunës, që e ndan nga Ada e Bunës. Gjatësia e tij është 12 km, që e bën plazhin më të gjatë në bregdetin malazez, ndërsa ka një gjerësi që varion nga 60 deri 100 m.[1]
Tërë plazhi është i mbuluar me rërë gri në të murrmë, rëra është shumë e hollë me fraksione prej 150-250 mikronë dhe është vërtetuar ekzistenca e 24 mineraleve të ndryshme në të. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje.[1] Plazhi i Madh është shumë i përshtatshëm së pari për larje në det, për rrezitje dhe për përdorimin e rërës për terapi (psamoterapia) dhe për zhvillimin e aktiviteteve tjera rekreativo-spotrive.
Ka qenë i njohur edhe si "Bostan" sipas bostanit i cili prodhohet në afërsi, ndërsa gjatë lulëzimit të turizmit në Ulqin gjatë Jugosllavisë socialiste është njohur si "Kopakabana Jugosllave" (malaz. Jugoslavenska Kopakabana) nga adhuruesit e tij. Peshkatarët e vjetër ulqinak e njohin si "Zalli i Madh".
Gazeta amerikane The New York Times e ka renditur Plazhin e Madh, në Top 31 vendet që duhen vizituar në vitin 2010.[2]
Shiko dhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ a b Prim.dr G. Karamanaga: PLAZHAT E ULQINIT ME RËRË (RANË) – ul-info.me
- ^ The 31 Places to Go in 2010 – The New York Times
Lidhje të jashtme
Redakto- Plazha e Madhe në ulcinj.travel
- Plazhi i Madh në ulqini.de
- Velika Plaža në velikaplaza.info (anglisht)