Pleurati
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Pleurati (sundoi 337 - 335 p.k) ishte një mbret ilir i mbretërisë së Autariatëve. Në vitin 337 p.k ai gati vrau mbretin maqedonas Filipin e Dytë, gjatë kampanjës së tij ballkanike. Pleurati pati rol edhe në kryengritjen ilire të vitit 335 p.k, në bllokimin e avancimeve të Lekës së Madh drejt jugut.
Pleurati | |
---|---|
Vitet e sundimit | 337 PK - 335 PK |
<includeonly | |
Dinastia mbretërore | Autariate |
LuftëratRedakto
Qëllimi i Filipit V të Maqedonisë ishte nënshtrimi i shtetit të Autariatëve, gjatë kampanjës ballkanike të vitit 337 p.k. Pleurati gati vrau mbretin maqedonas, po të mos ishte për truprojën e këtij të fundit, që priti goditjen drejtuar Filipit V. Ky veprim i kushtoi atij jetën. Në vitin 335 p.k, Pleuriasi hyri në aleancë me mbretin Glauk të Taulantëve dhe mbretin Klet të Dardanisë, për Kryengritjen Ilire. Kleti e bindi Pleuriasin që të sulmonte Lekën e Madh gjatë marshit të tij drejt jugut. Në ndërkohë, forcat e Glaukut dhe Kletit do të bashkonin forcat dhe do të takoheshin me Aleksandrin në jug të qytetit të Pelionit. Langari, një aleat i Lekës, i premtoi këtij të fundit se do të mposhte forcat autariate derisa Leka marshonte drejt Kletit. Langari pushtoi territorin e Autariatëve dhe mposhti Pleuriasin, duke frenuar kështu edhe Kryengritjen Ilire.
Rënia e shtetit të AutariatëveRedakto
Në shekullin e 5 p.k, shteti i Autariatëve kishte arritur kulmin në zhvillimin ekonomik dhe politik. Gjatë kohës së sundimit të Pleuriasit, ky shtet filloi të bie për shkak të migrimeve kelte. Pasardhësit e Pleuriasit u hasën me vuajtje e varfëri, dhe për shkak të rënies graduale, shteti i Autariatëve u zhduk papritur në vitin 310 p.k.