Poezi (Teodor Keko)

This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Poezi Gjinia: Poezi. Autori: Teodor Keko. Shtëpia botuese: "Dudaj". Viti i botimit 2013. Faqet e librit 320. ISBN 978-99943-0-315-1

Fragment nga libri:

Dashuri e përjetshme - Xhulit -
Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria u ktheva sy,
I urtë, xhind, bohem, i rregullt.


Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva, kokrra tespije.
Me to të gjallë ndjenjën e mbajta,
Me to sfidova ankthin në pritje.


Nga dashuria në qiell i shtriva,
Me kokë në diell fjeta gjatë.
Dhe s'u pendova që të desha,
Ndërmend kam të të dua prapë.