Teodor Keko
shkrimtar shqiptar
Teodor Keko (2 shtator 1958 - 22 gusht 2002) ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. U lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkrutra.
Krjimtaria
RedaktoNë mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë:
- “Loja” 1990
- “Lajmëtarja e vdekjeve” 1991
- “Pretenca”1994
- “Shënimet e një gruaje” 1995
- “12 Shejtore nje profet dhe disa njerez” 1997
- “Prostituta” 1997
- “Made in Albania” 1998
- “Hollësira fatale” 2001.
- Poezi - 2013