Polieni
Polieni ose Polyenus (greqisht: Πoλύαινoς Polyainos, "shumë i lavdëruar") ishte një autor grek i shekullit II es. i njohur më mirë për Stratagemat tij (greqisht: Στρατηγήματα Strategemata), e cila është ruajtur. Ai lindi në Bitini dhe konsiderohet retorist, ndërsa vetë Polieni shkruan se ai ishte mësuar të mbronte kauza para perandorit romak. Polieni i kushtoi veprën Stratagemat dy perandorëve Marcus Aurelius ( r . 161–180 ) dhe Lucius Verus ( r . 161-169 ), ndërsa ata ishin të përfshirë në Luftën Romako -Parthiane të viteve 161-180, në atë kohë ai ishte shumë i vjetër për t'i shoqëruar ata në fushatat e tyre. Polieni në shkrimet e tij, duke folur për pushtimin ilir të Maqedonisë së vjetër të sunduar nga Argaeus I, diku midis viteve 678–640 pes. përmend edhe mbretin më të vjetër të njohur në Iliri, Galaurus ose Galabrus, një sundimtar i taulantëve që mbretëroi në pjesën e fundit të shekullit VII pes.[1] [2] [3] [4] [5][6]
Veprat
RedaktoVepra e Polienit u shtyp për herë të parë në një përkthim latin, nga Justus Vulteius, në Bazel, 1549. Botimi i parë i tekstit grek u botua nga Isaac Casaubon, Lyon, 1589; tjetri nga Pancratius Maasvicius, Leyden, 1690; i treti nga Samuel Mursinna, Berlin, 1756; i katërti nga Adamantios Korais, Paris, 1809. [7] Vepra është përkthyer në anglisht nga R. Shepherd, Londër, 1793; në gjermanisht nga Seybold, Frankfurt, 1793–94 dhe nga Blume, Shtutgart, 1834.
Polieni gjithashtu shkroi disa vepra të tjera, të cilat të gjitha kanë humbur. Suda ka ruajtur titujt e dy prej tyre, Për Thebën (Περὶ Θηβῶν) dhe Taktikat, në tre libra (Τακτικά). Stobaeu bën një citim nga një vepër e Polienit, Ὑπὲρ τoῦ κoινoῦ τῶν Mακεδόνων (Për koinon e Maqedonasve ), dhe nga një tjetër me titull Ὑπὲρ τoῦ Συνεδρίoυ (Për Synedrion ). Polieni gjithashtu përmend qëllimin e tij për të shkruar një vepër mbi veprimet e paharrueshme të M. Aurelius dhe L. Verus.
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Brodersen, Kai, red. (2010). Polyainos. Neue Studien. Polyaenus. New Studies. Berlin: Verlag Antike. ISBN 978-3-938032-39-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Brodersen, Kai (2017). Polyainos: Strategika (në greqisht dhe gjermanisht). Berlin & Boston: De Gruyter. ISBN 978-3-11-053664-5.
- Dain, A. "Les Cinq adaptations Byzantines de les Stratagèmes de Polyen". Revue des études anciennes: 321–346.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - "Polyen: Ruses de guerre". Site de Philippe Remacle (në frëngjisht). Marrë më 9 tetor 2018. — Gui-Alexis Lobineau (traducteur), Paris, (1840)
- Polyaenus (4) the Macedonian, vëll. 3
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
Redakto- ^ Jaupaj 2019, p. 81
- ^ Hammond & Griffith 1972, p. 21
- ^ Cabanes 2002a, p. 51
- ^ Cabanes 2002b, p. 163
- ^ Cabanes 2002a, p. 51
- ^ Greenwalt 2011, p. 281
- ^ Polyaenus’ Stratagems, ELINEPA, 2019