Polifemi
Polifemi (greqisht: Πολύφημος, Latin: Polyphemus) në mitologji është vigani me një sy, i biri i Poseidonit dhe Thosas, njëri nga ciklopët e përshkruar në Odisenë e Homerit. Emri i tij do të thotë "i bollshëm në këngë dhe legjenda".[1] [2] Polifemi u shfaq për herë të parë si një gjigant i egër njeringrënës në librin e nëntë të Odisesë. Loja satirike e Euripidit varet nga ky episod, përveç një detaji; për efekt komik.[3] Më vonë, shkrimtarët klasikë e paraqitën atë në poezitë e tyre si heteroseksual duke e lidhur emrin e tij me nimfën Galatea. Shpesh ai është portretizuar si i pasuksesshëm, dhe si i pavetëdijshëm për madhësinë e tij disproporcionale dhe dështimet muzikore. Në veprat e autorëve të mëvonshëm, megjithatë, ai paraqitet si një dashnor i suksesshëm dhe si muzikant i aftë. Që nga Rilindja e këtej, arti dhe letërsia pasqyrojnë të gjitha këto interpretime të viganit gjigant.[4]
Përmbledhje
RedaktoNga jeta e tij dimë vetëm dy ngjarje. E para është në lidhje me dashurinë. U dashrua në nereidën e bukur, Galatea por te ajo nuk gjen fat, ndonëse për shkak të saj madje filloi të ndreqet dhe të kujdeset për pamjen e vet të jashtme. Kur njëherë e pa duke biseduar me djaloshin e bukur, Akis, në tërbimin e xhelozisë e hudhi në ta një gur të madh.Guri e goditi Akisin dhe e vrau, ndërsa Galatesë i shkoi përdore të ikë në det ku përherë e mot i humbi prej sysh (ose më mirë prej syrit).
Ngjarja tjetër nga jeta e Polifemit është më e njohur. Popullariteti i saj nuk bie tash e tre mijë vjet. Pas rënies së Trojës, kur mbreti i Itakës, Odiseu, po kthehej për në atdhe, u ndal në ujëdhesën e Ciklopëve, dhe pasi që për ta dinte vetëm nga tregimet, vendosi t'i njohë. Me dymbëdhjetë shokë zbarkoi në bregdet dhe hyri në njërën prej shpellave, në të cilën jetonin banorët e atjeshëm për të folur me ta dhe për ta njohur mënyrën e jetës së tyre. Shpella ka qenë e zbrazët, andaj Odiseu priti me shokët e vet deri në mbrëmje kur në të u fut vigani i shëmtuar, Polifemi, me kopenë e vet të deleve e dhive. Të gjithë u frikësuan prej pamjes së tij të egër dhe u fshehën nëpër skuta dhe pjesët e errëta të shpellës. Polifemi i vërejti njerëzit mu kur në hyrje të shpellës e rrokullisi gurin e madh dhe kur i fryu zjarrit. Në pyetjen se kush janë dhe çka donë Odiseu iu përgjegj se janë akeas, të cilët e kanë shkatërruar Trojën dhe se kanë ardhur si miq. "O, kiklop, ja po të nderojmë me dhuratë e ti na gostit ose na dhuro paoashtu siç u ka hije njerëzve, të cilët i respektojnë ligjet dhe i adhurojnë edhe zotërat". Polifemi e përqeshi: çfarë ligjesh, për to Kiklopët nuk dinë, dhe zotërat nuk i respektojnë, sepse janë më të fortë se ata! "Sa i përket gostisë, ja shiko!" uluroi dhe i kapi dy shokët e Odiseut, i vrau, duke i hudhur për tokë, e pastaj i shkoqi në copa dhe i hëngri.
Odiseu dhe shokët e tij gati u shtangën nga tmerri. Kundër Polifemit ishin të pafuqishëm dhe për të ikur nga shpella e mbyllur nuk kishin si. Kur Kiklopi u zgjua në mëngjes, i hëngri edhe dy vetë për mëngjes, kur u kthye në mbrëmje edhe dy të tjerë për darkë. Deri atëherë Odiseu e përpiloi planin se si të shpëtojnë dhe ia ofroi Pilifemit rrëshekun me verë - pasi që u ngop, edhe le të dehet. "Si quhesh, udhëheqës, që ta kthej dhuratën?" e pyeti atëherë Polifemi. "Askush, Kiklop! Askush më quajnë!" përgjegji Odiseu. "Ja dhuratën time", i përgjegji vigani, "Ty do të ha të fundit prej shokëve tu". Atëherë u shtri në shtratin e vet dhe e zuri gjumi, i lodhur nga vera. Atëbotë arriti çasti i Odiseut. Me shpatë e holloi topurren e Polifemit të gjatë si katarkë të anijës së madhe, e futi majën e saj në prush dhe kur u skuq, me ndihmën e shokëve të vet ia futi viganit në të vetmin sy. Polifemi uluroi, trishtueshëm filloi të tërbohet dhe të thërrasë ndihmë Kiklopët nga rrethina. Ata erdhën deri te shpella e Polifemit dhe e pyetën se pse po bërtet, sikur dikush ta therte. "Po më therin, po më therin!" uluronte Polifemi sa që dridheshin shkëmbinjt. "Kush po të mbyt, o Polifem," e pyetnin, dhe ai përgjegji : "Askushi, miq, Askushi !"
Kur Askushi nuk po të therë, dhe ti aq fort po uluron në natë, sigurisht zoti Zeus ta ka lëshuar ëndrrën e keqe, ose ndonjë sëmundje, thanë. "do të jetë më mirë t'i lutesh babait tënd Poseidonit" e këshilluan dhe shkuan. Kuptohet se ky nuk qe ngadhënjimi i plotë i Odiseut. Në mëngjes Polifemi e largoi gurin e madh për t'i lëshuar delet dhe dhitë e uritura në kullosë duke u ulur në hyrje dhe duke pasur kujdes që askush prej akeasëve mos të ikte nga shpella. Posa pa Odiseu se Polifemi me kujdes është duke prekur secilën dele apo dhi në shpinë, i lidhi shokët e vet nën barkë të deshëve të fuqishëm dhe vetë u kap nën bark të njërit. Polifemi kështu e lëshoi nga shpella tërë kopenë e vet, dhe me ta edhe gjashtë luftëtarë dhe të shtatin Odiseun të cilët janë të vetmit që shpëtuan të gjallë nga vizita e shpellës së tij. Kur sërish u gjetën në anije Odiseu nuk mundi të përmbahet e mos të bërtasë: "O, Polifem, dije, se këtë goditje të turpshme ta ka bërë Odiseu dinak, mbreti i Itakës!" Kiklopi atëherë e rrokullisi shkëmbin e madh nga maja e malit dhe e hudhi në det, nga jehonte zëri, por anijen nuk e goditi. Pastaj i qoi duart kah qielli dhe e luti babian e vet, Poseidonin, për t'iu hakmarrë Odiseut. Zoti i detit ia pranoi lutjen e birit të vet, Polifemit të verbër.
Këtu duhet përmendur edhe emrakun e Polifemit. Nuk ka qenë Kiklop, por lapit, i biri i kreshnikut Elat dhe njëri prej pjesëmarrësve në ekspeditën e argonautëve. Në Kolhidë nuk ka arritur dhe as që është kthyer nga ekspedita. Kur argonautët u zbarkuan në krahinën e halibëve (në bregun veripe-rëndimor të bregdetit të sotëm, Marmara), nimfat ua kanë rrëmbyer Hilin, shokun e ri të Herakliut, dhe Polifemi me Herakliun shkoi për ta kërkuar. Pasi që nuk e gjeti, nuk u kthye në anije, por mbetën në dheun e halibëve ku e themeloi qytetin Kios, i cili në antikë ka qenë pikërisht ashtu i famshëm sikur që sot është fshati i varfër turk pranë gërmadhave të tij. Kiklopin Polifem, para së gjithash, e njohim nga kënga e nëntë e Odisesë së Homerit dhe pastaj nga Kiklopi, dramë satirike e Euripidit (e vetmja që na është ruajtur në tërësi nga koha antike). Janë ruajtur dymbëdhjetë vaza është pikturuar Verbimi i Polifemit (dy më të lashta janë nga mesi i shek. VII para e.s. dhe sot gjenden në Muzeun në Eleuzinë dhe në Luvër të Parisit), ndërsa në të dymbëdhjetën Të dehurit e Polifemit (nga fundi i shek. VII para e.s. sot gjendet në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston. Përveç kësaj ka mëse tridhjetë piktura në vaza me pamjen e Ikjes së Odiseut nga shpella e Polifemit (në të shumtën nga shek. VI para e.s.). Pamja Odiseu e verbon Polifemin është gjetur në një pikturë murale rreth vitit 210 para e.s. në varrezën etrure në Tarkvini, Prej veprave të pikëtorëve të kohës më të re po i përmendim të paktën dy: prej pikturave që janë fyrmëzuar me ngjarjen e parë nga jeta e Polifemit po e cekim Polifemi i shikon Akisin dhe Galatenë të Giulio Romanit (Gjulio Romanit), në Palazzo del Te në Mantovë - Palaco del Te në Mantovë dhe prej atyre të krijuara në bazë të ngjarjes tjetër pikturën Polifemi nuk e vëren ikjen e Odiseut dhe të shokëve të tij gjendet në Palazzo Poggi (Palaco Pogji) në Bolonjë.
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Brown, Calvin S. “Odysseus and Polyphemus: The Name and the Curse”. In: Comparative Literature 18, no. 3 (1966): 193–202. https://doi.org/10.2307/1770048.
- Comhaire, Jean L. “Oriental Versions of Polyphem’s Myth”. In: Anthropological Quarterly 31, no. 1 (1958): 21–28. https://doi.org/10.2307/3316559.
- Conrad, Jo Ann. "Polyphemus and Tepegöz Revisited A Comparison of the Tales of the Blinding of the One-eyed Ogre in Western and Turkish Traditions". In: Fabula (journal) 40, no. 3-4 (1999): 278-297. https://doi.org/10.1515/fabl.1999.40.3-4.278
- DAVIES, MALCOLM. “The Folk-Tale Origins of the Iliad and Odyssey”. In: Wiener Studien 115 (2002): 5–43. http://www.jstor.org/stable/24751364.
- d’Huy, Julien. "Le conte-type de Polyphème: essai de reconstitution phylogénétique". In: Mythologie française, SMF, 2012, pp. 47-59. ffhalshs-00734458f
- d’Huy, Julien (2015). "Polyphemus, a Palaeolithic Tale?" In: The Retrospective Methods Network Newsletter. Winter 2014–2015, 9: 43–64.
- d'Huy, Julien (2017). "Polyphème en Amérique". In: Mythologie française 269: 9-11.
- d’Huy, Julien (2019). "Du nouveau sur Polyphème". In: Mythologie française, 277: 15-18.
- Mundy, C. S. “Polyphemus and Tepegöz.” Bulletin of the School of Oriental and African Studies, University of London 18, no. 2 (1956): 279–302. http://www.jstor.org/stable/609984.
- Peretti, Daniel. “The Ogre Blinded and ‘The Lord of the Rings’.” In: Mythlore 25, no. 3/4 (97/98) (2007): 133–43. http://www.jstor.org/stable/26814613.
- Röhrich, Lutz. "Die mittelalterlichen Redaktionen des Polyphem-Märchens (AT 1137) und ihr Verhältnis zur außerhomerischen Tradition". In: Fabula (journal) 5, no. Jahresband (1962): 48-71. https://doi.org/10.1515/fabl.1962.5.1.48
Referime
Redakto- ^ Autenrieth, Georg (1876). "οὔτις, οὔτι". A Homeric Dictionary (në greqisht). Përkthyer nga Keep, Robert P. New York, NY: Harper & Brothers, Publishers. Marrë më 11 mars 2020.
- ^ οὔτις and Οὖτις, Georg Autenrieth, A Homeric Dictionary, on Perseus
- ^ Euripides. "The Cyclops by Euripides". The Internet Classics Archive (në anglisht). Përkthyer nga E. P. Coleridge. MIT. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2005. Marrë më 2 mars 2020.
- ^ Ovid (1922). Metamorphoses (në anglisht). Përkthyer nga More, Brookes. Boston: Cornhill Publishing Co. Marrë më 2 mars 2020.